Romët, në konflikt me Kunatin e Lulit

11 Korrik 2012, 22:17Antena TEMA
Romët, në konflikt me Kunatin e Lulit

Një konflikt i egër ka shpërthyer mes komunitetit rom dhe Kunatit të Lulit. Romët e akuzojnë Kunatin se po u heq bukën e gojës dhe nuk po i lë të mbledhin kanoçe as në plehra. Sipas një udhëzimi që ka nxjerrë Kunati, kanoçet duhet t’i mbledhë një firmë e Kunatit në Sharrë dhe të shiten për shkrirje në një kaldajë të Kunatit. Kjo i ka lënë gjithë romët pa punë.

Për këtë Kunati ka angazhuar Policinë Bashkiake të ndalë gjithë karrocat që transportojnë kanoçe dhe gjithë romët që gërmojnë në plehra.

Patrulla e parë kapi një rom duke gërmuar për plehra në disa kazanë dhe po e ruante nga larg. Sapo romi kapi kanoçen e parë dhe e hodhi në thes, policët e bashkisë iu turrën.

-Nxirre atë çfarë fute në thes, i thanë.

-Kanoçe mo gaxhoji, kanoçe, i shesim për leka, të blejmë bukë.

-Nuk lejohet, hidhe prapë në plehra, i tha polici.

-Po pse mo gaxhoji, nuk lejohet, ai boti e ka hedhë në plehra, ne po e marrim, po e çojmë në fambrikë, pse nuk lejohet?

-Ka nxjerrë urdhër Kunati që kanoçet duhet të mblidhen nga një firmë e specializuar për plehrat.

-Ç’është kjo firmë mo zoti polic, ku ka firmë më të specializuar se ne për plehrat? Kemi 20 vjet që pastrojmë kanoçet nga plehrat.

-Është digjitale, është moderne, nuk është me dorë si ju, i tha polici.

-Qyqja mo polico, dhe kanoçet na i mori ky Kunati. Mos baft hajër ishalla se unë po ik tek kazanët e tjerë.

Ndërkohë që policët po ktheheshin, rrugës pikasën një rom me karrocë dore.

E ndalën dhe i kërkuan dokumentet.

-Çfarë dokumentesh, kjo është karrocë dore, i tha romi.

-Çdo mjet që del në rrugë të madhe duhet të ketë dokumente, i tha polici. Leje qarkullimi, figuracion, akt pronësie, kolaudim.

-Ça thua o polici, i tha romi, këtë e kam bë vetë me duart e mia e sa herë prishet e rregulloj vetë.

-Atëherë sekuestrohet, i tha polici.

-Aman polic se kam kanoçet, me këto jetoj, i kam mbledhë në plehra.

-Sekuestrohen dhe kanoçet, i tha polici. Nuk lejohet mbledhja dhe grumbullimi i tyre pa licencë. Ti duhet të jesh i regjistruar si person fizik, të paguash taksat e Bashkisë së Tiranës, siguracionet për tre vetë dhe të kesh një kontabilist për bilancin.

-Ça thu o zoti polic? Po të kishim kaq leka ne, nuk mblidhnim kanoçe.

-Më vjen keq, kemi urdhër nga zoti Kunat, do sekuestrohet thesi me kanoçe. Karrocën do vijë ta marrë karrotreci. Do paguash 40 mijë karrotrecin dhe 30 mijë gjobën, gjithsej 70 mijë. Do vish ta marrësh tek Parku.

-Çfarë thua ti ere, i tha Romi. Po kjo 10 mijë lek ka bërë e gjitha që e kam ndërtuar. Dy rrotat kam blerë vetëm nga 5 mijë lek tek një gabel që i kish gjetë në plehra.

-Nuk e di, kemi urdhër nga zoti Kunat, i tha polici.

Pas kësaj romët e shqetësuar u mblodhën bashkë dhe vendosën të protestojnë para Bashkisë. Me dajre në duar ata nisën të protestojnë duke kënduar një këngë të re për Kunatin.

 

S’trembemi nga Luli

S’pyesim nga Kunati

Jetojmë me kanoçe

Na mbron Avukati

2 komente në “Romët, në konflikt me Kunatin e Lulit”

  1. Rom, i ndershem dhe krenar says:

    S’trembemi nga Luli
    S’pyesim per Kunat
    Po na shau Muli
    Shkojm ne Lazarat!

    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/lazarati-po-ndryshon.html

    1. Proud to be ROM says:

      S’trembemi nga bora
      s’trembemi nga shiu
      jemi rrace e forte
      rrace arixhiu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje