Flamuri pranon dorëheqjen e Nishanliut nga PD-ja

20 Korrik 2012, 20:03Antena TEMA
Flamuri pranon dorëheqjen e Nishanliut nga PD-ja

Flamuri mori dje një letër nga Nishanliu, i cili e njoftonte për heqje dorë nga gjithë detyrat që kishte kryer në PD qysh kurse ishte futur. Teksti i letrës ishte i thjeshtë dhe i lutej Flamurit mos ta llogariste më për asnjë punë që kishte bërë deri më sot në PD, pasi do ishte president.

Flamuri e lexoi letrën me bezdi dhe e hodhi mënjanë. Thirri rojën e parkingut, i vetmi person që e di shumë mirë se çka bërë secili njeri në PD që nga 1990.

-Më thuaj pak, që kur e mban mend Nishanliun ti në PD, dhe më thuaj një për një gjithë gjërat që ka bërë se do na duhet ta zëvendësojmë.

-Po për herë të parë shef e mbaj mend në vitin 2000. Ishin zgjedhjet e “Besnikit për Tironën”, dhe mua më thirri Doktori dhe më tha se do organizohesha tu shpërndaja bukë komisionerëve. Unë u gëzova shumë se thashë do teprojë ndonjë racion dhe do dalë dhe ndonjë gjë për mua. Shkova tek shtabi ku më thanë dhe takova Fatosin. Ai ishte ngarkuar të bënte sanduiçat për komisionerët. I thashë më dërgoi Doktori t’u ndihmoj për të shpërndarë sanduiçët për komisionerët. A, shumë mirë, tha. Do ikësh pak tek kafe Flutura aty tek Komuna e Parisit, në banak është një djalë me mustaqe, quhet Bujar, i thuaj pak të vijë këtu se atë do kesh shef. Shkova atje e gjeta këtë djalin me mustaqe. I dhashë porosinë e Tosit dhe e pranoi menjëherë. Të dy bashkë shkuam tek Tosi. Ai na dha 420 sanduiçë për komisonerët dhe nga një shishe ujë Perla të vogël. Të dy bashkë i shpërndamë një për një. Ngelën 3 copë në fund dhe unë i thashë t’i ndajmë me njëri- tjetrin. Një ti, një unë dhe një përgjysmë. Ai u tregua shumë gjeneroz dhe m’i dha dy mua, një për vete. Që atëherë ruaj një konsideratë të lartë për të. Sa për këtë detyrë shef, mos u shqetëso se e bëj unë në vend të atij shumë mirë. Sikur të jetë ai vetë.

Pastaj erdhën prapë zgjedhjet e vitit 2001. Besniki tani ishte prapë në Tiranë kandidat për deputet. Më thirrën prapë mua, por tani Nishanliu ishte shef më i madh në organizimin e ndarjes së ushqimit dhe mua më çuan me ty, nëse të kujtohet, që të merrnim sanduiçët bashkë…

-Mirë, mirë, lëre këtë pjesë se e di, tha Flamuri i bezdisur.

-E mirë, tha roja. Por, po jeni keq dhe këtë detyrë që e ka bë ai më 2001, e bëj unë.

-Po më tej, më tej si e mban mend?

-Pastaj mbaj mend në vitin 2003 në zgjedhjet e Avokatit. Pas zgjedhjeve e morëm në PD tek organizimi në Tiranë. E hoqëm atë Biberajn dhe lamë atë. Ishte djalë i mirë, s’i ndihej zëri për asgjë. Atë punë s’e bëj dot me thënë të drejtën se e kam bezdi me ndenjë gjithë ditën brenda.

-OK, pastaj si e mban mend, i tha Flamuri.

-Pastaj erdhi 2005 mo. Doktori e kishte harru fare zonën e Kombinatit dhe në fund Nishanliu i shkoi në zyrë dhe i tha se duhet dhe një deputet në Kombinat.

-Mos, e kam harruar, tha Doktori. Hajt se të humbur e kemi, po shko ti një herë. Nuk bëri fjalë fare, shkoi. Do ti që aty ishte dhe Monika dhe ia mori ato votat Igli Toskës dhe i ra bixha Nishanliut u bë deputet. Ça të them unë, mua për deputet s’më keni…

-Mirë, mirë, qartë, i tha Flamuri, ik se e di vetë pastaj më pas, se kam qenë vetë numri 2.

-Ça të thotë lali ty, ja këto di unë. Për menimin tim mos harxhoni të merrni njeri tjetër në PD për këto punë se i bëj unë. Vetëm këtë punën e deputetit s’e bëj dot.

-Mirë, mirë, i tha Flamuri serioz. Ik tani.

Roja u ngrit të dilte.

-Ore, si të duket tani ky Nishanliu, e bën dot president a jo, e pyeti Flamuri.

-Po ça të them o shefo, ai është as i gjallë, as i vdekur, tamam siç e do Doktori presidentin.

4 komente në “Flamuri pranon dorëheqjen e Nishanliut nga PD-ja”

  1. grate inteligjente te PD says:

    bbravo bravo bravo, keshtu ju don partia!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html

  2. Bujari ju degjon says:

    “Ai është as i gjallë, as i vdekur, tamam siç e do Doktori presidentin”…
    ahahahahahahahaaahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha mos vdeksh kurr Mero

  3. katunari says:

    I madh Mero,as i gjalle as i vdekur,fiks e ke gjetur.Edhe shqiptimin e emrit Besnik,qe personazhi malok, e beni fiks,si maloket,Besniki.

  4. Gjin Musa says:

    Nishani do ulet ne karrigen e Presidentit!
    Berisha ja ka dhane porosit,Nishan po levize nga fjalet ne te bajme armike,agjent dhe bashkepunues me Ramen,Topin e te tjere,ki kujdes porosit,minister kemi Flamurin nga Kukesi pranaje ki kujdes se ti zure vendin e Jozefit prandaje duhet te ja shperbles partise nane qe te formoje dhe te bani president.
    Ne te jemi bashke,kujdes prokurorin te mose na rreshqase .shiku dhe drejtesin ti kemi ne kontrolle z.Nishan,ne te kundert te mori lumi ty edhe ne,tie di punen si ashte,jemi te mbyture deri teke floket e kokes ne hajni,edhe ti ruaju kishe nji taksirat me problemin e vllajt,ta mbyllem,ti mbylli c’do shtege kundershtareve,keshtu anrrojme 2013,zoti ne qiell e Nishani ne toke,presidenca gjithmon na ka dale me probleme,si thue Nishan ,ti nuke e tradhtone partin dhe shejtin e saje Berishen qe me aqe dashamiresi te perqafoje diten e fitores me votat e mazhorances,grushte opozitareve,le c’fare thote Amerika dhe Europa,ketu jemi ne z.Nishan……….mose tradhto partin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje