Flamuri, në makth nga vlerësimet e Doktorit për gratë

16 Korrik 2012, 20:03Antena TEMA
Flamuri, në makth nga vlerësimet e Doktorit për gratë

Doktori mbajti një fjalim tronditës para deputetëve për inteligjencën e grave. “I palidhur direkt me këtë mbledhje, por tejet i rëndësishëm dhe jo pa implikacione për të ardhmen tërësore të shoqërisë dhe të politikës, është dhe një lajm, sipas të cilit, në studimet e fundit, në të gjitha testet e inteligjencës, zonjat tejkalojnë zotërinjtë, gratë e vajzat tejkalojnë burrat. Gjëja më e mirë për ne është të themi “No comment”, ta pranojmë, sepse kështu është faktuar. Kjo botë ndryshon dhe ky lajm është dëshmi e një shkalle të re. Kur ta ribëjnë këtë test, pas nja 30 vitesh, ju garantoj se do të ndiheni të trishtuar. Nuk mund t’ua mbaja sekret këtë lajm që ka marrë dhenë. Të them të vërtetën, unë nuk është se nuk kam pasur një përshtypje të tillë.”

Flamuri e lexonte dhe rilexonte lajmin dhe e kapte paniku.

-D.m.th ka me i bë krejt gra tani, tha.

Nuk dinte me kë të qante hallin. Problemin më të madh e ka se pas çdo deklarate të Doktorit, njerëzit pyesin atë si ta kuptojnë dhe ai nuk dinte si tua shpjegonte.

Shkoi për një kafe nga zyra e Jozit për ta testuar. Filloi bisedën larg e larg, por nuk pa asnjë entuziazëm në fjalorin e Jozit. Flamuri guxoi dhe më shumë dhe ia hapi bisedën direkt për fjalën e Doktorit.

-Hajt mar Flamur, muhabete koti janë ato, me shty kohën. Boll na ka sjellë nga këto barkpërjashtat që bajnë sikur knojnë. A do me na sjellë ma a?

-E di, e di, tha Flamuri, por u ka ngrit mendjen shumë femrave se do ta bëjë PD 6 femra, 1 burrë.

-Hajt mar se harron der sa të vijnë zgjedhjet, mos ki gajle, i tha Jozi.

Flamuri doli më i qetë nga Jozi. Mungesa e entuziazmit të saj e çuditi. I zunë sytë diku Genc Rulin.

-Ta pyes një herë këtë, tha, se ky i kupton më mirë këto gjëra.

-Isha pak nga Jozi, tha, ta uroja për atë fjalimin e Doktorit për zgjuarsinë e grave, po nuk mu duk entuziaste.

-Po si të jetë entuziaste mo bir, i tha Ruli. Ajo është në krye të vendit se ka pak femra, se po të kish shumë, ishte tek Instituti i Orizit.

-E di, e di, qeshi Flamuri, pa kuptuar çfarë hynte Instituti i Orizit këtu. Po më thuaj si të duket ideja e Doktorit? Do jetë reformë e thellë, ka për tu përmbysur krejt partia.

-Nuk besoj se do bëhet ndonjë ndryshim i madh, tha Ruli, mua në rregull më duken gjërat.

-Jo po doktori kot nuk e tha që në çdo 7 vetë të zgjuar, 6 janë femra, 1 është mashkull.

-Dakord jam, dhe mua s’më duket se do ketë ndonjë ndryshim, i tha Ruli.

-Si nuk do ketë, i tha Flamuri, pse flet kot Doktori sipas teje?

-Jo, mendoj se Doktori flet plot dhe e ka perceptimin real nga PD-ja. Ndaj them që nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh.

-Po ai e tha qartë që e ardhmja u takon grave, tha Flamuri.

-Shiko, ndoshta e ka pasur për familjen i ngushtë, i tha Ruli. Që kur i la punët në dorë të vajzës dhe gruas, i kanë shkuar shumë mirë. Nuk besoj se e ka më gjerë.

-Jo, jo, e ka më gjerë, i tha Flamuri. Shiko, e njoh mirë atë burrë unë. Ai nuk flet kurrë kot. Ke për të parë ti që ai do ta bëjë raportin burrë grua në PD, 1 me 6.

-Po aq është, i tha Ruli.

-Jo, nuk është aq, tha Flamuri, është e kundërta.

-Flamur bir, i tha Ruli, ti shikon se Doktori i shikon njerëzit nga koqet, por ai i shikon nga koka. Kush i sillet si nuse, e quan grua, kush i sillet si burrë, e quan burrë. Ti e ke parë që ne burrave të PD-së na ka hipur një nur prej nuseje para tij dhe i dukemi gra. Këtyre grave u ka hipur një nur mashkullor dhe i duken burra. Ndaj besoj që është i kënaqur me raportin.

-Ou, tha Flamuri i çuditur, por dhe i kënaqur me zgjidhjen e Rulit. Po unë, unë, si dukem?

-Ne na dukesh si Doktori, i tha Ruli.

 

13 komente në “Flamuri, në makth nga vlerësimet e Doktorit për gratë”

  1. ibrahim says:

    kot e ke mero spo te lexon askush,me duket se edhe komentet i ben vet.

    1. Xhelal Bathorja says:

      O Bimi, fol per veten o daku!
      Une e kom lexu tre here deri tani dhe jom dhi tu qesh.
      Pashe ene nji foto te funit te mulit e po ta dergoj ta shofish!

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html

    2. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

      ibrahim…(ku e ke gjet ket mut-niku)

      Une qe po te pergjigjem quhem Agim dhe jam nje emigrant shqiptar ne USA (jam nenshtetas i USA prej 11-vitesh por akoma ndjehem si emigrant shqiptar or …tunxh or ibrahim )

      TemA-online eshte dhe ka qene (se ti ndoshta nuk e din), “Scanner-i” ose radiografia me e fuqishme dhe me e sakte ne diagnostikimin e semendjeve te “QEVERISE SHQIPTARE”.

      Ibrahim or aga, ..te kam falur Top-Channel, TV-Klan, TV-ora news dhe cdo TV dhe gazete shqiptare. Por nese ke ZOT , te lutem shume mos e ngacmo dhe pengo TemA-online dhe Mero Baze-n se jane te vetmit qe fuqimisht dhe qartesisht po i thone prej shume vitesh : “Derrit-Derr, mutit-mut, mafiozit-mafioz “.

    3. Cakalli7 says:

      ibramut po ti kur se lexon cfare m… ke qe komenton?

    4. Tirona says:

      Ibrahiiiiiim,- urno Pasha,- te honksha tulleeeen – ejvalla.

  2. hasko duka says:

    O Braçe, sa here shikonim ne teater Qazim Mulletin, qeshnim vetem qeshnim me figuren e tij. Ndersa tani figura e Mulit te PD-se te rubrika “Antena” po na ngjall më së miri figuren e Qazimit. Thjesht na argeton.
    Faleminderit.

    1. Uarda says:

      O Hasko, ti nuk paske kuptuar asgje, as nga Prefekti e as nga Flamuri! Po si more Hasko e krahason Qazim Mulletin me Mulin?! Po ne me Mulin qeshim se ben budallalleqe kurse me Qazimin qeshnim se thoshte gjera te mencura! Hajde Hasko tyta hajde…

  3. tani says:

    o ibrahim shume njerez e lexojne antenen e meros!une mezi pres cdo nate. eshte shume argetuese!

    1. "BUJARI JU DEGJON" says:

      Ibrahimi do nje dopjo mut…
      Rrofsh,o Mero…

  4. Artemis says:

    Antenen s’po e lexon askush?!,kush eshte me e forte kjo apo episodi i sotem qe megjithate ishte store madhe.hahahaha

  5. Illo says:

    Rrofte “Tema” dhe Mero Baze! Artikujt e “Temas “, kane vlere historike . Po t’i bashkosh te tilla , jane romani “Te mjeret ” e Hugoit . Do te vije nje dite , qe “Tema ” , do te gjeje vendin e vet ne klasifikimin politik dhe artistik . Illo

  6. Taulant says:

    E mrekullueshme ,si gjithmone.Sidomos kjo e Rulit nuk ka te paguar.Ibrahim futi nje tetevjecare se do kenaqesh me kete humor.

  7. Ben Chicago says:

    me antenen kenaqen dhe pd istet vetem kujdesen te mos e mare vesh sali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje