Deklarata e ambasadorit Arvizu se kishte humbur disa baste pas votimit në parlament të Kodit Zgjedhor, zbuloi fituesin e vërtetë të bastit. Ai paskësh qenë Baba Mondi i OSBE. Basti i parë ishte se opozita nuk do këmbëngulte deri në fund për çekimin elektronik të kartave në gjithë vendin dhe numërimin elektronik të votave në gjithë vendin. Ambasadori Arvizu këmbëngulte se kjo duhej bërë pasi Doktori fut rreth 200 mijë vota emigrantësh në kuti duke prodhuar karta të klonuara për ta dhe duke ua dhënë militantëve të PD-së. Basti u quajt i rëndësishëm dhe u vendos që humbësi të qeraste për një javë me birra fituesin. Marka e birrës u la e lirë, pasi Baba Mondi u sigurua se çfarë birra importonte Yldoni.
Basti i dytë ishte për korrektimin proporcional kombëtar. Ambasadori Arvizu këmbëngulte se opozita do këmbëngulte që ai të bëhej pas janë 300 mijë vota të partive të vogla që shkojnë dëm në favor të partive të mëdha. Edhe këtë e humbi. Këtu basti ishte që fituesi të çohej një fundjavë në Vlorë ku të provohej mish keci i pjekur në hell.
Basti i tretë ishte se Damian Gjiknuri do ishte më i kënaqur se Bylykbashi nga reforma. Meqë u konsiderua i lehtë, u la me një darkë me qofte në Tiranë.
Baba Mondi i OSBE i fitoi të tre bastet dhe dje gjithë ditën ishte duke rregulluar agjendën e OSBE në Tiranë për javën që vjen. Pasi e ristrukturoi atë në funksion të basteve që kishte fituar, më në fund e printoi dhe ia dërgoi një kopje ambasadorit Arvizu që duhet të paguante bastet.
Axhenda për javën e fundit të korrikut.
-E hënë, 23 korrik deri e shtunë 28 korrik.
Darkë me birra Grolsch, shoqëruar me salçiçe dhe qofte.
-E shtunë, 23 korrik deri e diel 29 korrik.
Darkë në Llogora, Vlorë. Menyja: mish keci i pjekur, raki dhe fjetje tek vilat e drurit.
-E hënë, 30 korrik.
Darkë me birra Korça dhe kërnacka tek një kioskë pas stadiumit Dinamo.
-1 gusht. Baste të reja për 6 gushtin, për heqjen e imunitetit. Koeficienti 0.23.
Pasi pa agjendën, ambasadori Arvizu vuri një shënim poshtë dhe ia la sekretares. “T’i paguhen të gjitha nga shpenzimet e mia personale. Ndalohet tani e tutje vënia e basteve të tjera”.
Sekretarja e mori baba Mondin në telefon dhe e njoftoi se gjithë pagesat për agjendën e tij gjatë javës së fundit të korrikut e kishte ambasadori që kish humbur bastin.
-Po për 6 gushtin nuk do vërë bast ai, tha Baba Mondi.
-Nuk besoj, tha sekretarja, se ai ka bërë thirrje që të miratohet heqja e imunitetit, nuk ka pse vë bast kundër vetes.
-U bë keq, tha Baba Mondi, e kanë vënë të gjithë 1 se më kanë dekonspiruar skedën. Duhet folur me Doktorin ta shesë këtë radhë të bëjmë ndonjë lek.
Baba Mondi di se cfare ben!
Edhe jeten e shijon,
Edhe paret i ben,
Edhe ne na ndihmon,
edhe bastet i fiton ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html
i nderuar amb. i sh.b.a. po do te fitosh dollare te vertet behu aksioner me myftarin nuk ka bire kurve qe te ta kontrolloj basstin leje pastaj te tatohesh….. por ke dhe nje privilegj qe cunat e sh.i.u. do e djegin ekstraktin, pastaj beni si dini vet.
e vertete MERO, POR TEK kioska ke harruar edhe muziken qe degjon ambasadori, atij i pelqen shume: DASHNORJA me la e iku………..
ja qe rama befasoj ambasadorin.duke e ditur qe rama esht fare i dal nga mendja skishte si ndryshe te vepronte.