Lajmi se në ceremoninë e Presidentit nuk do të ketë të shtëna të vërteta topi, por do imitohen me qendër zëri, e tronditi Flamurin. Në fillim e mori si çështje vendi. Meqë ceremonia do bëhet në bulevard para Presidencës, ngaqë Nishanliu nuk ngjit dot shkallët, atëherë Flamuri mendoi se do ishte problem gjuajtja me top nga Presidenca. Por një oficer ia shtiu në mendje që topi mund të gjuante dhe nga Pallati i Brigadave dhe zhurma do dëgjohej njësoj. Kjo e nxiti Flamurin të thërriste Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë t’ia kërkonte këtë si detyrim. Shefi i Shtabit mblodhi krerët e ushtrisë për tu konsultuar se si mund të zgjidhej kjo çështje. Oficerët madhorë e dëgjonin dhe nuk flisnin. Më në fund Flamuri e humbi durimin dhe pyeti.
-Ore, më thoni, bëhet apo jo? Dy fjalë dua.
-Bëhet, tha një prej oficerëve, por duhet top.
-Po pse mo, pak topa kemi ne, i tha Flamuri.
-Kemi pasur, i tha oficeri, por të fundit u shkrinë para disa muajsh për skrap. Ministri e bëri tenderin në Tiranë, por i doli fitues një tjetër dhe anuloi tenderin dhe e solli tek reparti i Zall Herrit. Dhe ne pastaj e bëmë sipas rregullave dhe ia dhamë atij që duhej. Problemi është se ai që e fitoi kërkoi gjithë topat dhe i shkriu të gjithë.
-Po kush pinte kafe me ministrin në ato kohë, pyeti Flamuri, për të kuptuar kush e kish marrë tenderin.
-Zotin Fahri shikonim vazhdimisht, i tha oficeri.
Flamuri ngeli i çuditur.
-Si, asnjë top nuk ka ngelur gjallë, tha. Asnjë për be?
-Asnjë shef Flamuri, i tha oficeri. Vetëm topat e kalasë së Krujës dhe ato të Butrintit janë.
Flamuri u vu në siklet.
-Po a mund të importojmë ndonjë top nga vendet fqinje sa për ceremoni, i tha Shefit të Shtabit.
-Problem është, i tha ai. Kosova nuk ka topa fare, ka vetëm autoblinda dhe tanke. Mali i Zi ka, por ky Fazlliçi për çdo gjë kërkon lek. Nga Greqia s’na e mban ta marrim se na ngrihen këta të Aleancës KuqeZi e na shajnë.
-Po na duhet një zgjidhje patjetër, i tha Flamuri.
-Zgjidhja e vetme është ajo që kemi gjetur, i tha një oficer tjetër. Kemi filmuar ceremoninë e presidentit më 2007 dhe gjuajtjen me topa. Do ta vëmë në një qendër zëri të fortë dhe njerëzit do mendojnë se është e njëjta dhe që ne kemi gjuajtur me top.
-Dakord, tha Flamuri. Këto që folëm këtu, të mbeten këtu. As grave mos ua thoni siç ka thënë ministri juaj. Se gati janë këta të opozitës, fillojnë e tallen. E morët vesh ça ka thënë ai Ilir Gjoni besoj?
-Jo shef Flamuri, i tha Shefi i Shtabit.
-Kur tha Ministri juaj mos u tregoni as grave në shtëpi për ato që shikoni në Ministri, ky i tha Ben Imamit kujdes mos i trego gjë gruas ti, se ajo ia trego Ramës, Rama ne, dhe pastaj e hamë ne për nxjerrje sekreti.
-Jo ore, tha Shefi i Shtabit i çuditur. Nuk i tregon Ministri jonë gruas, është serioz.
Po Muli do paraqitet ne ceremoni me uniformen zyrtare :p
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/new-scotland-yard-mulis-training.html
Mire shume, jo keq. Te pakten nuk shkojne dem topat e Bamirit, se fjalen ia hoqen ne kete ceremoni.