Doktorin e ngatërrojnë me mjekun e ekipit shqiptar

27 Korrik 2012, 22:34Antena TEMA
Doktorin e ngatërrojnë me mjekun e ekipit shqiptar

Ambasada shqiptare në Londër u vu dje në siklet me organizatorët e Olimpiadës lidhur me vendet e rezervuara për delegacionin shqiptar.
Në fillim i ngarkuari me punë i ambasadës, që kryen rolin e ambasadorit, Mal Berisha, thirri protokollin e Olimpiadës dhe i kërkoi një vend për Sali Berishën.
-Hello, I am Mr. Berisha from Albania… kërkoj një vend të mirë në tribunë se vjen Doktori për të ndjekur Lojërat Olimpike.
-Prit një minutë ta verifikoj, i tha shefi i protokollit të Olimpiadës.
U konsultua menjëherë me këshilltarin politik dhe ai i konfirmoi që zoti Berisha është kryeministër i Shqipërisë dhe paska marrë në telefon për doktorin e ekipit.

-Ky është një keqkuptim, tha me vete, se doktori i ekipit e ka vendin tek stafi.
E mori mbrapsht Berishën.

-Na vjen keq zoti Berisha, por
mjeku juaj mund të rrijë bashkë me stafin e ekipit, e ka vendin e rezervuar. Plus kësaj kemi nevojë ta takojmë doktorin tuaj në një takim special.
-Patjetër, i tha ambasadori i gëzuar, ai për këtë ka ardhur. Kur mund ta realizojmë takimin.?
-Pas një ore, i tha shefi i  protokollit.
-Shumë mirë, i tha ambasadori i gëzuar dhe mori urgjent kryeministrin për t’ia konfirmuar.
Pas një ore Doktori ynë ishte në takim special me autoritetet e Olimpiadës.
-Kam kënaqësinë që takohem me ju, i tha Doktori. Kjo është një ditë historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar në tërësi. Shqipëria e ka ëndërruar këtë ditë 100 vjet më parë kur u ngrit për herë të parë flamuri në Vlorë.
Shefi i protokollit po dëgjonte i çuditur. “Ç’ne 100 vjet më parë, tha, Olimpiada është më e vjetër. Ç’ne në Vlorë, s’e kemi ngritur kurrë flamurin e Olimpiadës aty. Ç’ne historike, s’i kanë kapur ndonjëherë tjetër me doping këta, ndaj qenkan kaq të gëzuar?”

Mes këtyre mëdyshjeve ai iu drejtua Doktorit.
-I nderuar mjek. Kemi probleme serioze me ekipin tuaj dhe me një lojtar që u identifikua me doping. Dyshimet kryesore bien mbi ju si mjek i ekipit, ndaj duhet t’i nënshtroheni doemos një testi për të konfirmuar qëndrimin tuaj këtu.
-Më vjen keq, tha Doktori. Duhet të jetë ndonjë keqkuptim. Unë marr rregullisht medikamente se jam mjek, kam problemet e mia, por kjo s’ka lidhje me ekipin.
-Na vjen keq, por duam një listë medikamentesh që përdorni, i tha përgjegjësi.
-Shiko, këto janë problemet e mia. Marr një herë në ditë dy pika haliperidol. E kombinoj me diçka energjetike para mbledhjes së qeverisë dhe më pas sipas rastit kur shkoj në parlament dhe pak medikamente antistres.
-Mjafton me kaq, quheni përdorues i rregullt, i tha organizatori. Ju nuk duhet të lejoheni të drejtoni një ekip olimpik. Kjo është shumë e
rrezikshme. Edhe pse ju thatë që kjo është historike për vendin tuaj, unë tani e kuptova pse qenka heroike, pasi një i droguar drejton një ekip, i cili nuk ka shanse të mos marrë doping. Na vjen keq, por duhet të zëvendësoheni menjëherë.
Doktori u skuq u bë spec nga inati që po keqkuptohej. Atëherë ndërhyri ambasadori Berisha.
-Na lejoni të prezantohemi dhe një herë, tha. Unë jam Mal Berisha, ambasadori i Shqipërisë në Britani të Madhe. Zotëria është Doktor Berisha, kryeministër i Shqipërisë, jo doktori i ekipit, ndaj është e
pasjellshme t’i thoni të kthehet në Shqipëri.
-Siii…, tha i habitur anglezi që drejtonte protokollin. Kryeministri juaj…? Po të jetë e vërtetë kjo, e anuloj menjëherë vendimin. Nuk duhet të kthehet kurrë në Shqipëri me kaq ilaçe sa merr. Ndaj u shkokan punët ashtu ju.

 

7 komente në “Doktorin e ngatërrojnë me mjekun e ekipit shqiptar”

  1. Andia says:

    e forte …… ?

  2. katunari says:

    E forte kjo. Me pelqen
    E vertete simbolike.

  3. Ben Chicago says:

    me gjithe keto ilace per te semure mendor qe mer ky monster a do pellcase ndonje here?

  4. Vlora says:

    HA HA HA,humor shum domethenes.

    nje i droguar qe drejton shqiperine….katastrofe.

  5. Ivani i madh says:

    Bravo Mero kjo eshte nga satirat me te goditura te tuat sa shume here e kemi lexuar dhe jemi shkrire se qeshuri .Mprehe satiren sa te mundesh se na i lehteson streset dhe vuajtjet e perditshme te faliminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje