Flamuri nis betejën kundër zhurmave në Tiranë

25 Korrik 2012, 21:59Antena TEMA

Pas mbledhjes së qeverisë, ku Doktori dha udhëzime kundër lokaleve që bëjnë zhurmë, Flamuri thirri krerët kryesorë të policisë dhe u dha udhëzimet për luftën kundër zhurmave.

-Së pari dua tu komunikoj hartën problematike të zhurmave, tha Flamuri. Po e filloj nga Tirana. Siç dihet, Blloku është një zonë problematike dhe shpeshherë zhurmat shqetësojnë dhe të ftuarit tek bila e Mehmet Shehut, kur i fton ai Burri. Dua një plan masash të qartë kundër zhurmave në Bllok. Të identifikohen lokalet dhe të merren masa të rrepta.

-Edhe Blow shef, tha një polic.

-Çfarë është ky, tha Flamuri.

-Është një lokal që na vijnë telefonata përnatë, por kur çojmë policinë atje, i zoti i lokalit e lidh me Kunatin e Lulit dhe policët pinë nga një birrë dhe ikin.

-Ashtu, tha Flamuri nervoz, atëherë me atë të fillohet. Nuk ka tolerim këtu. Sa të jem unë gjallë, nuk e bën dot ligjin Kunati në këtë qytet.

Së dyti, tek lagjja ku banon Doktori, tha Flamuri. Janë disa lokale të hapura aty që herë- herë e ngrenë muzikën deri vonë.

-E kemi problem shefm i tha polici i zonës. Sa herë shkojmë, ai pronari thotë fol pak me Zenin në telefon dhe ne ikim.

-Ashtu, tha Flamuri i egërsuar. Mos e toleroni. S’ka as Zen, as Kunat, asnjë. Jam vetë i pari këtu. Asnjë tolerim.

Vazhdojmë më tej tek Komuna e Parisit. Seç janë ca lokale që nuk mbyllen deri më 3 të natës, tha Flamuri.

-Po shef kam shku unë t’i mbyll, po më thanë fol me shefin.

-Kush është ky shef, tha Flamuri.

-S’di valloi, s’kemi guxuar ta pyesim.

-Mbylleni, tha Flamuri.

Zona tjetër mbetet periferia, tha Flamuri. Tos Lubonja është ankuar se dëgjohet muzikë e fortë në Petrelë. Kush e mbulon zonën?

-Unë shef, i tha polici. S’kemi ça i bëjmë, është ai lokali tek ura para Petrelës, sa herë shkojmë, na jep në telefon Raftin. S’kemi ç’i bëjmë.

-Të mbyllet, tha Flamuri. Jam vetë i pari këtu.

Vazhdojmë më tej në plazhin e Durrësit. Në Kavalishencë dëgjohet çdo natë muzikë e lokaleve rrotull. Më thonë prindërit e mi që rrinë aty që është dhe muzike koti, s’ka asnjë kënge popullore ose me çifteli, po vetëm këngë gabelësh.

-Kemi shku shef, i tha polici, po më tha fol në telefon me vëllain e Bujarit.

-Kush Bujar mo, pyeti Flamuri.

-Presidenti shef, i tha polici.

-Po vari mo trapin atij, kush e pyet atë, mbylle lokalin urgjent.

Më poshtë drejt Golemit. Tek Shkëmbi i Kavajës ka sërish ankesa.

-Po shef, është një lokal aty, po s’guxon të shkojë polici.

-Pse s’guxon, kush është ai trim tha Flamuri.

-Është zoti Sali, i tha polici, ai që na rrahu vjet.

Flamuri uli kokën dhe bëri sikur nuk dëgjoi.

-Dakord, të mbyllet, tha. Vazhdojmë më poshtë. Në Qerret ka shqetësime të forta për zhurma natën.

-Është një klub, e ka Sandri, i tha polici. Sa herë shkon policia, e shan Sandri dhe ikën. Vetëm një herë kemi ndërhyrë kur ishte Lul Basha ministër se i zoti i lokalit nuk kishte qerasur gocën e Lulit.

-Të mbyllet, tha prapë Flamuri, pa e pasur mendjen tek shpjegimet.

Vazhdojmë më poshtë në Vlorë….

-Shef, të them diçka, i tha drejtori i madh i policisë.

-Fol, i tha Flamuri.

-Mos u lodh se i kemi gjithë lokalet që bëjnë zhurmë dhe gjithë listën kush na ka ndaluar t’i ndalojmë. Problemi është se policët nuk zbatojnë urdhrin se kanë frikë se humbasin punën.

-Asnjë frikë mos të kenë, tha Flamuri. Sa të jem unë këtu asnjë zhurmë s’ka për tu dëgjuar nga lokalet natën.

-Jo, nuk çajnë kokë për këtë punë, i tha drejtori, kanë frikë se humbasin punën si roje në lokale se nga ne s’marrin shumë lek.

3 komente në “Flamuri nis betejën kundër zhurmave në Tiranë”

  1. Tironsi Berzhite says:

    Ehhh mor Mero mos vdeksh kurre!
    Boll kane tall bythen keta “zejtaret e vone” me ne!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/mamica-muli-infiltrohet-ne-klubet-e.html

  2. Hahaha! Eshte e vertete qe sa shkojne policet te Blow, del dikush te dera, i kalon telefonin e pastaj i sjell ca birra.

  3. Ivani i madh says:

    Te lumte o Mero tall hebet se keshtu eshte bere shteti yne nga keta idiote e lopcare cfare nuk gjen neper digastere te te gjitha llojeve e specjeve e felliqura qe ka kjo bote.Dragula shqiptare kur eshte e uritur per gjak turet ne popull e jo ne bizneset e familjes se tij. Mos e beso se po ulerin per shqetesimin e popullit por vetem leshon nje tymnaje sa te mjegullije e pasaj del ne det te hapur si kapter Ramiu E LULKA SI PEPINUA E Bujar Nishani si Islami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje