Doktori diskuton me Cameron-in rreth rekordeve të tij

28 Korrik 2012, 21:41Antena TEMA
Doktori diskuton me Cameron-in rreth rekordeve të tij

Doktori u takua dje me kryeministrin Cameron. Kryeministri britanik e priti i qeshur në zyrë, pasi i kishte hedhur një sy skedës që i kish vënë para sekretarja. U hutua nga CV e Doktorit, por e la në mes leximin se Doktori hyri brenda.

Pasi u përshëndetën, u ulën dhe filloi biseda.

-Po shikoja disa nga rekordet tuaja, i tha Cameron, dhe ishin shumë interesante. Ju qenkeni politikan aktiv qysh në…

-Qysh në kohën e zonjës Theçer. Kryeministrja Theçer ka qenë një mike e madh e popullit shqiptar dhe unë i jam asaj shumë mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë vendit tonë…

-Më falni, çfarë ndihme i ka dhënë, tha Cameron, i befasuar dhe i gëzuar.

-Ka përshëndetë rrëzimin e komunizmit dhe ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, i tha Doktori. Por kam pas marrëdhënie të shkëlqyera dhe me kryeministrin Mejxhër. Ka qenë një mik i madh i popullit tonë. Pastaj erdhi kryeministri Bler dhe ndihma e tij për Kosovën ka qenë e paçmuar. Gruaja e tij dhe gruaja ime kanë një veprimtari të përbashkët në ndihmë të fëmijëve në nevojë dhe shpeshherë shkojnë bashkë në vendet e Lindjes së Mesme.

-Kujdes, i tha Cameron, se këtu në Angli nuk flasin mirë për të, shpesh e akuzojnë dhe për abuzime me fondet. Meqë gruaja juaj qenka korrekte, i thoni të bëjë kujdes.

-Janë shpifje, ajo është zonjë e nderueme dhe i është gjendë pranë grues sime në çdo kohë.

-Dakord, e mora vesh që ju i njihni gjithë kryeministrat anglezë, u tha Cameron. Unë kam qenë fëmijë kur Theçer ka drejtu Anglinë. Ju paskeni mbijetuar gjatë. Më thanë se keni ardhur në Londër për Lojërat Olimpike. A keni ndonjë lidhje personale me to?

-Kam ardhë të mbështes ekipin tonë, një ekip i shkëlqyer, që do t’i japë Shqipërisë një imazh të shkëlqyer në 100 vjetorin e pavarësisë…

-Ah, po, tha Cameron, më thanë që pati probleme njëri me drogë, por e kthyen. Shpresoj mos të ketë më. Nuk ishte lajm i mirë.

-Ishte një aksident, por do ta kalojmë, i tha Doktori.

-Unë vetë s’i kam shumë qejf sportet olimpike, i tha Cameron, por s’guxoj ta them në publik se humbet pikë. Ju si i kini raportet tuaja me sportin?

-Të shkëlqyeme. Tani ta them unë ty një sekret, por mos ia thuaj njeriut se nuk dua të eklipsoj ekipin kombëtar. Unë or zotëri kam fillu me mësu not në vitin 2007 dhe prej atëherë deri më sot kam thyer rekordin duke qëndruar në ujë 2 orë e 7 minuta. Këtë të dielë shpresoj ta bëj 2 orë e 15 minuta. Do të jetë një rekord historik për 100 vjetorin e pavarësisë. Në këto 100 vjet jam i vetmi kryeministër që kam qëndruar dy orë e 7 minuta në ujë.

-Qenka një rekord origjinal, i tha Cameron, por nëse ja them sekretares, më shumë i bën përshtypje fakti që ke 20 vjet në pushtet se sa 2 orë në ujë.

6 komente në “Doktori diskuton me Cameron-in rreth rekordeve të tij”

  1. Vlora says:

    ha ha ha ,,ai not dinte po e dinte ndryshe.

    ai notin e bente ne kembe per 7 ore neper shi,,,,kur zbriste nga bjeshket me dhite.

    kishte edhe roba banjo, nje gune, qe e vishte me radhe e gjith familja.

    1. coku says:

      koment i bukur! nuk kam c te shtoj.

  2. "BUJARI JU DEGJON" says:

    Nuk e kam kuptuar dhe nuk mundem ta kuptoj:
    Perse thuhet akoma “Doktori” per Saliun dhe jo “Diktatori”???
    A nuk eshte me domethenese???

  3. selco says:

    Berisha nuk ka 20 vjet ne pushtet. Ka 7 vjet nga 1992 deri ne 1997 dhe 7 vjet nga 2005.

  4. mali says:

    selco,
    Nqs pyetja eshte e sinqerte dhe vertet nuk e kupton qe ka 20 vjet dhe jo 7+7 vjet, po ta sqaroj une.
    Ne cdo vend te bote opozita ben detyren qe i takon si opozite.
    Diktatori shpallar sali, qe ne momentin qe ka dale ne opozite, me mllef eshte perpjekur te shkateroje vendin duke sulmuar me antitanke kryeministrine dhe kuvendin,duke zaptuar TVSH dhe duke njoftuar se komunizmi ra nderkohe qe qe vet nje kryekomunist, duke thyer embargo dhe duke dhene nafte mostres serbe per te luftuar Kosoven… e sa shume…
    Fatkqesi per kete popull eshte opozita e tredhur dhe e paafte, dhe nje pjese populli qe ka lesh ne vend te trurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje