Pas debateve që kanë nisur në shtyp rreth rolit të bjellogardistëve në kthimin e Ahmet Zogut në pushtet në vitin 1924, Nishanliu thirri për konsultë Princ Lekën ta sqaronte më me hollësi.
Problemi i parë që i kishte lindur Nishanliut ishte se si do të justifikonte një pasardhës të Mbretit si këshilltar të tij. Intervista i hapi një horizont të ri Nishanliut, pasi aty ai mësoi që Ahmet Zogu kishte shkatërruar një grusht shteti dhe ishte bërë President. Meqë do bënte një deklaratë kundër kryeprokurores Rama, vendosi që më parë të konsultohej me Princin Leka si këshilltar politik për këtë çështje.
-Kemi dy çështje për të diskutuar, i tha Nishanliu. E para është si ta përdorim përvojën e bjellogardistëve që shkatërruan grushtin e shtetit për të shmangur një grusht shteti të ri se me prokurorinë jam shumë i pakënaqur dhe e dyta si ta rregullojmë që statusi yt si këshilltar të mos bjerë ndesh me rendin kushtetues?
Fillimisht më trego pak ku shkuan ata bjellogardistët pasi bën gjyshin tënd Mbret?
-Jo, nuk e bënë Mbret menjëherë, i tha Princi. Në fillim president, pastaj Mbret. D.m.th kur po i mbaronte mandati si president, gjyshi mendoi se do ishte më mirë të ishte Mbret.
-Po ku shkuan këta rusët e bardhë pastaj, çfarë bëri gjyshi me ta?
-Shumicën i mbajti këtu. U dha toka, pasuri dhe ndenjën këtu. Më dërgojnë gjithmonë mesazhe mbështetëse.
-Po na sill ndonjëherë ndonjërin këtu ta takojmë, qenka shumë interesante, i tha Nishanliu.
-Patjetër, i tha Princi. Ja për shembull e njeh atë Elvana Hanën. Është nga rusët e bardhe që kanë ngelë këtu.
-Ou, qenka interesante, tha Nishani. Ndaj s’i bëjnë dot puç asaj, ka shtatë vjet në një vend. Tani problemi që ne kemi, tha Nishani, është prokuroria. Ajo nuk po heton 21 Janarin dhe puçistët që deshën të përmbysin rendin kushtetues. Duke mos i dënuar autorët e grushtit të shtetit, ne rrezikojmë që ky grusht shteti të na përsëritet. A mund të marrim ne masa njësoj si atëherë për tu mbrojtur nga ndonjë grusht shteti?
-Patjetër, i tha Princi. Gjyshi mbështetje kryesore kishte serbët, dhe serbët ia dhanë këta rusët e bardhë. Tani kryeministri ka plot miq serb dhe ata nuk do të lejojnë që rendi kushtetues të përmbyset. I kam thënë dhe Zenit disa herë. Gjyshi im ca miq serb kishte dhe e mbajti pushtetin 15 vjet, ti e ke gjyshen serbe, duhet ta mbani 30.
-OK, sidoqoftë kjo që the na ndihmon shumë. Po bëhet shumë zhurmë për ty pse të kam marrë këshilltar. Unë do ta sqaroj se të kam marrë këshilltar si pasardhës i njeriut që ka shkatërruar një grusht shteti dhe ishte president republike, jo si pasardhës i Mbretit.
-S’ka problem, kam folur dhe me Doktorin unë. Dhe ai këtë më këshilloi. Si pasardhës i Presidentit Ahmet Zogu do shkosh këshilltar i Presidentit, më tha, si pasardhës i Mbretit Zog po lindi nevoja do vish këshilltar i imi.
Ha ha ha ha ha ha ha! E forte kjo o Mero!
gjeta kete foto ne internet. I shkon tamam shkrimit satirik me duket ?
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london2012-leka-zogu-2-shpetimtari.html
ha ha ha ,as dheu sdo ta trese berishen qe su be dot mbret.
dhe zenin qe do ta kishim princ ?
Ore po ne Rusi cfare donte ky bir e race muti, apo shkoi per te nenshkruar ndonje dosje si agjent, me treshen Moske-Athine-Beograd, per vazhdimesine e veprimtarise agjenturore anti-shqiptare te gjyshit, nen udheheqjen e agjentit serb Sali Berisha??? Apo skoi per tu lidhur me ortaket e babait rus-serb trafikante armesh, droge e prostitutash?
MJAFTON dhurimi i SHEN NAUMIT nga zogu qe kjo familje mos te dale me ne publik, e jo ta quajme ”princ”
Çfare princ leshi eshte ky apo mbret babai i tij. Vari trapin Leke se nuk po e cane njeri per ty. Tu be rrisk ha ndonje cope kock dhe mos u ndjej se ti je trap nuk ke kokrren e mendjes. Po keshtu eshte kjo pune tani lehe qeni yt dhe i Bujarit o Leke. Hajt mo Leke se na ke care trapin….
me sa po merret vesh serbet bekan ligjin ketu ke ne, serbet sollen zogun ne pushtet, serbet vune enverin , serbet dhe saliun, po tani…?
O Myzeqar o; mirë e thuaa ti që ky princ Leka është një princ leshi apo një trap.një president leshi
Unë Devolliu po ta them ty se dhe vetë ky Jari me mustaqe është një president leshi dhe një trap më i madh se leka.
Ose më sakt, të dy janë handikapatë.