Incidentet e Doktorit me mbesën për notin gjasme

30 Korrik 2012, 18:56Antena TEMA

Doktori vendosi të thyente rekordin e ri të notit. Siç ndodh rëndom në këto raste, Familja kthehet në juri. Doktori po bënte gati pajimet.
Mori kapelen dhe po kërkonte këpucët plastike.
-Ua, gjynah, po ç’i do këpucët nuk do ngjitemi në Dajt, do futesh në ujë, i tha mbesa.
-Po të keqen gjyshi po ka gurë të mprehtë aty dhe më çajnë këmbët kur të rri në ujë.
-Po mos i prek me këmbë mo gjysh, bë not si daja Zeni, rri mbi ujë.
-Të keqen gjyshi, unë jam kryeministër nuk më lejohet të qëndroj pa u mbështetur me këmbë në tokë.
Mbesa u çudit shumë dhe shkoi t’i gjente këpucët plastike. U përball në korridor me teta Lilin, e cila kishte një kostum polumbari.
-Po kjo çfarë është gjyshe, e pyeti.
-Do ta veshë gjyshi se do hyjë në ujë dhe laget, i tha teta Lili.
-Ua, po pse, sëmuresh po të lagesh, pyeti mbesa.
-Jo të gjithë sëmuren, i tha teta Lili, por gjyshi ka alergji nga uji.
Pas pak Doktori ishte i veshur kokë e këmbë me kostum polumbari, këpucë dhe kapele. Problemi ishte sa të futej pak në ujë. Shkuan pak më tutje
shkëmbit ku ishte cekët dhe filloi të futej në ujë. Pasi eci një metër, thellësia po rritej dhe Doktorit i shkuan mornica.
-Gati, i tha Zenit, fillo filmo se nuk iket më tutje, është thellë.
Zeni filloi të filmojë më kamerë amatore dhe e tundte dorën herë pas here që të mos i qartësohej filmimi. Doktori uli trupin nën ujë dhe la vetëm kokën me kapele sipër. Pasi kaloi një minutë, një dallgë u afrua dhe i kaloi sipër qafës. Doktori u ngrit i trembur në këmbë dhe u bë nervoz.
-Po filmo mor burrë se më lagu dallga, i tha. Ça bën dy orë?
-Filmova pak, tha Zeni, por na duhet dhe një minutë tjetër. Rri pak më i shtrirë….
-Nuk mundem, i tha Doktori, se këtu nuk kam ku mbahem dhe më rrëshqasin këmbët se është thellë.
Zeni ua bëri me shenjë dy rojeve të tij, të cilët u zhytën sakaq poshtë tij, i morën këmbët, ia shtrinë pas dhe tjetri rrinte me kurriz shtrirë në ujë për ta mbajtur horizontalisht me ujin. Skena zgjati afërsisht një minutë pas rojet nuk e mbanin dot më tej frymën. Pasi mbaroi
xhirimin, Doktori hyri brenda, zhveshi kostumin e polumbarit, hoqi këpucët dhe kapelen, u vesh me rroba të lehta dhe u ul për kafe.
-Tani duhet të bëjmë lajmin, tha. Sa e lamë vitin e kaluar?
-Dy orë e 7 minuta, i tha Zeni.
-OK, ta lëmë dy orë e 15 minuta, tha Doktori.
-Jo, jo aq, se aq e ka parashikuar Antena, tha Gita. Duhet t’i nxjerrim gënjeshtarë ata.
-Mirë, uli dy minuta, tha Doktori. Në rregull shumë, ja u bë dhe kjo.
Tani çfarë do tu them nesër në mbledhje të qeverisë. Prit ti prit se është e bukur shumë d.m.th. Do tu them mor zotërinj ndjenja e parë që më erdhi në mendje ishte, vitet poshtë dhe unë përpjetë. Pse kjo? Sepse
vjet unë për ta përballuar dehidratimin mora dhe një shishe ujë gjatë notit, sivjet fare, të vetmen gjë që bëra mora një kapele për tu mbrojtur nga dielli.
-Kujdes, tha Zeni, se vjet kemi thënë që ti nuk pranove as shishe me ujë…
-Ashtu, po mirë, kush e mban mend këtë. Po e them një herë. Tani tjetër çfarë do themi…, çfarë do themi…? Ah, po, do them që ky është një sinjal për zgjedhjet e vitit 2013.
-Ua gjyshi, pse më 2013 zgjedhjet gjasme do jenë, pyeti mbesa e çuditur dhe e gëzuar. Ua sa mirë, ua sa mirë, se mua më thonë shoqet në shkollë se do bëhen zgjedhjet dhe gjyshi jot do humbasë. Ua sa mirë, ua sa
mirë, d.m.th zgjedhjet do jenë gjasme…
-Pse të keqen gjyshi, kush të tha se zgjedhjet do jenë gjasme, i tha Doktori.
-Po ja gjysh si noti jot. Ti u shtrive, të filmoi daja Zeni dhe do ta japë televizori. D.m.th gjasme…
-Shiko, dëgjo, dakord, noti, shiko të keqen gjyshi, tani janë ca gjëra që në politikë, nuk e kupton dot tani, do ta mësosh kur të rritesh. Po nuk bëmë kështu, këto tokat që shikon rreth e rrotull ia marrin mami Gitës dhe ua kthejnë të zotëve prapë. Ndaj ca gjëra duhen bërë gjasme se kështu është politika.
-Mirë gjysh, të betohem që nuk i tregoj njeriut. Ika tani se do luajmë lojë noti me motrën tek govata kush të dalë e para.
Pasi iku mbesa, Doktori u bë serioz.
-Dëgjo, herë tjetër këto gjëra nuk duhen bërë në sy të fëmijëve, tha.

Duhet të jemi më seriozë. Tani thirri këta të shtypit dhe nisua kasetën.

7 komente në “Incidentet e Doktorit me mbesën për notin gjasme”

  1. Vlora says:

    ha ha ha ,,,, do ta besonim po te mbante rekord ne kapjen e dhive ,po ne not jo asnjehere.

    le te pranoje nje larje ne det bashk me qytetaret e tjere qe jane rrotull dhe ta shofi se sa do te rezistoje.

    kjo eshte genjeshtra tamam ” fluturoi gomari”

  2. NOTARI says:

    Po cfare perrallash u tregon mbesave?!!
    Ai eshte vete kucedra, bisha, katallani, shtriga …
    http://imazheshqip.blogspot.com/
    Apo ne perrallat e vjetra personazhet nuk dinin not :p

  3. sherbeti says:

    une e besoj se daja Sala e thyen rekordin ne det deri sa te vdesi!! Ka bere stervitje kundra rrjedhes ne Valbone ,nuk e ka problem ne fushore…

  4. Elton says:

    Eh nuk i le gje Mao Ce Dunit qe kaloi lumin Jance me not dhe polumbaret e shtynin nga poshte. E mira ketu eshte qe Mao ce Duni vdiq per pak kohe do zoti perseritet historia. O ramazan i madh ma degjo urimin te shpetoje Shqiperia

  5. MEMEDHETARI says:

    – Cfare “perpjete”,mor Sali,percart po flet???
    Perpjete u be kohe qe nuk ta kam pare,-tha Liria.
    Tani dhe po na krenohesh,pale…
    – Shiko,…degjo,se ta kam inatin qe me 14 Shkurt,Diten e Shen Valentinit…
    – Pse,babi,si eshte puna?-pyeten Zeni dhe Gita me nje goje.
    – Jane fjale turpi,nuk u thuhen kalamajve…
    – Ku eshte ai turp,qe na u turperuake nga fjalet- nderhyri Liria-
    Ti po te kishe turp beje vepra…
    – Na e thuaj,mami,na e thuaj ti…
    – Eshte histori shume e thjeshte.Njerezore…-tha Liria dhe vazhdoi:
    I bleva per Shen Valentin nje gonxhe trendafili…
    – Shume bukur!!!Bravo mami!!!
    – Desha t`ja beja surprize t`ja dhuroja ne dhomen e gjumit…
    – Bravo mamiii,sa romantike!!!
    – Por kur shkova e gjeta duke gerhitur si…
    – …Mos thuaj si derr…-
    – Mire nuk po them por me cfare ta krahasoj???
    – Mos e krahaso fare! Babi yne eshte i rralle…
    – Prandaj edhe une i shkrova nje mesazh te rralle dhe ja vendosa …
    – Ku,ku,ja vendose,mami???
    – …Midis kembeve…
    – …Dhe cfare i shkrove qe babit i ka mbetur qejfi??
    – Nje Perkujtimore:”I paharruar qofte kujtimi i Tij”…

  6. jon says:

    hahahaha, o i madhi Mero Baze, ta them me seriozitetin me te madh se ti je gazetari me i madh i ketij vendi.
    Si thua ne fund: “Pasi iku mbesa, Doktori u bë serioz.
    -Dëgjo, herë tjetër këto gjëra nuk duhen bërë në sy të fëmijëve, tha.
    Hahahaha ku te vete mendja o Mero djali, se nga keto dy rreshta mund te kuptoj gjithkushi sa rend eshte Sala jone. Je per te nxjerre syte.

  7. m,m says:

    Mero,sikur te jesh pak me i vemnedshme me dialektin e vicidolit,keto fejtonet e tua,jane perla fare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje