Doktori kishte dje pritjen e popullit. Zyra e tij kishte përzgjedhur disa qytetarë që donin të ankoheshin direkt e tek kryeministri për hallet e tyre. Doktori i tha sekretares të futej i pari brenda.
Qytetari në hall ishte një njeri që i kishin zaptuar tokën në bregdet.
Hyri brenda, zuri vend përballë kryeministrit dhe filloi të flasë.
-Kam një hall të madh, i tha, vetëm ti mund të ma zgjidhësh. Kanë ardhë ca njerëz dhe më kanë zënë tokën në Dhërmi. Shkova t’i zboja, u thashë është toka ime, por më rrahën dhe më kërcënuan se do më vrasin po të shkoj prapë. Më thanë që sot e tutje kjo tokë është jona, merr këto letrat dhe eja tek noteri të hënën të bësh letrat e reja. Do të lëmë dhe ty një përqindje. Po nuk deshe, do ngelesh pa gjë fare, shko fol me Zenin po deshe.
-Ke shumë të drejtë, i tha Doktori. Ky është një problem serioz. Absolutisht ke të drejtë, ta them unë ty. Po dhe po. Jam i sigurt që kanë fol në emër tim dhe familjes sime. Korrupsioni po u merr këtyre njerëzve kafshatën zotëri. Por ti duhet të vesh tek Edi Rama dhe t’i thuash atij të heqim imunitetin më 6 gusht, ndryshe toka jote ka për t’u tjetërsuar.
Fshatari ngriu.
-Ata më folën në emër të yt biri, jo të Ramës, i tha.
-Po dhe po, të besoj. Korrupsioni është plagë e rëndë, por ne mor zotëri na lejon Edi Rama të vjedhim dhe ne nuk e ndalim dot veten po nuk votoi ai më 6 gusht.
Fshatari e humbi fare.
-Mirë, po iki një herë tek Edi Rama, tha.
I dyti në radhë ishte një ndërtues rruge.
-Kam ardhur për një hall të madh, i tha. Kam marrë dy tendera rrugësh, gjithsej 15 milion euro, dhe i kam mbaruar. Deri tani kam marrë 5 milionë euro dhe 10 milion të tjera i kam marr vetë kredi nga banka të mbaroja punimet. Tani nuk kam asnjë lek të paguaj interesat e bankës. Dhe po m’i dhatë lekët, jam me humbje, por të paktën të mos varrosem fare.
-Zotëri, ke plotësisht të drejtë, i tha Doktori. Po dhe po, ta them unë ty. Ky është një problem jetik dhe qeveria ime, unë personalisht dhe Familja ime, e ndjejmë thellë krizën tuaj…
-Jo, unë Zenit ia dhashë pjesën e tij, ndërhyri ndërtuesi, nuk di a të ka thënë?
-E besoj zotëri që dhe atë e ke bërë se korrupsioni në këtë vend po bën kërdinë dhe ai ka vetëm një përgjegjës, atë që më 6 gusht nuk voton të heqë imunitetin. Ik zotëri para zyrës së Edi Ramës dhe thuaj të heqë imunitetin në emër të parave të tua që t’i kanë marrë sekserët e qeverisë dhe nuk t’i paguan qeveria. Unë nuk kam parë një lider opozite që të mbrojë një qeveri hajdute si ky i yni….
-Dakord, tha i hutuar biznesmeni, po ju vetë nuk bëni dot gjë për lekët…?
-Po ku t’i gjej unë lekët mo zotëri. Ne nuk kemi lek për pensione, për rroga, për karburant për spitale, për ilaçe… I kanë vjedh të gjitha
se ai Njeri i Zi nuk voton më 6 gusht për heqjen e imunitetit. Shko zotëri para zyrës së tij dhe kërkoja këtë gjë dhe qeveria pas kësaj me siguri që do të gjejë paratë dhe për ju.
I treti hyri një prind që kishte fëmijën që vuante nga autizmi.
-Zoti kryeministër, tha, vëni dorën në zemër për fëmijën tim. E kam të sëmurë e çova tek Fondacioni i Zonjës Liri dhe më kërkuan 400 euro në muaj dhe më thanë të firmosja sikur ia dhuroja me dëshirë fondacionit këto lekë. Nuk kam lek as për bukë, të betohem për atë Zot se kam gjashtë fëmijë me një rrugë me punë krahu…
-Të besoj, i tha kryeministri. Korrupsioni po bën kërdinë në këtë vend. Por ai ka një fajtor dhe ai do marrë ndëshkimin e merituar…
-Më fal zoti kryeministër se nuk desha të fus në sherr me gruan, ajo ndoshta nuk di gjë, e bëjnë njerëzit poshtë, por kështu më ndodhi…
-Po dhe po, të besoj, ta them unë ty që ke të drejtë. Por ai Njeri i Zi do marrë një përgjigje. Nëse ai nuk voton më 6 gusht, fëmija jot ka për të vuajtur edhe më keq dhe ato gratë tek ai Fondacioni do të rrjepin të gjallë. Se unë nuk kam parë zotëri që një lider opozite të mbrojë zonjën e parë të vendit që do të vjedhë. Vetëm atë kam parë…
Prindi u ngrit i terrorizuar dhe doli pa folur.
-S’paska faj, tha, i ditka krejt, por e paska ai Edi Rama fajin që këtij i vjedh gruaja.
Tjetri në radhë ishte një i huaj.
I sjellshëm si gjithnjë u ul përballë kryeministrit dhe filloi t’i shpjegojë se dikur ishin takuar bashkë dhe i kishte kërkuar një koncesion për një termocentral me naftë në Portoromano.
-Ju më këshilluat të shkoj në një studio ligjore, tha, dhe unë pyeta këshilltarin tuaj dhe ai më çoi tek vajza juaj. Ajo më priti mirë, më bëri letrat dhe më tha ‘tani nëse hedh firmën babi, do më japësh tre për qind të investimit’. I binte 10 milionë euro se TEC kushton 330 milionë euro. Unë ia dhashë ato lekët, po ju s’keni hedhur firmën…
-Po dhe po, të besoj, i tha Doktori. Korrupsioni po bën kërdinë në këtë vend dhe ka vetëm një përgjegjës. Ai do marrë përgjigjen e merituar. Ai
që ju heq ju paret nga xhepat tuaj dhe i fut në xhepat e hajdutëve të pushtetit….
-Më fal, i tha investitori i huaj, se ndoshta jot bijë nuk shkon mirë me ju dhe unë jam gabim, por m’i mori lekët, kam fakte.
-Po dhe po, të besoj. Por për këtë gjë të shëmtuar ka vetëm një njeri përgjegjës, ajo është opozita, është Edi Rama që nuk voton më 6 gusht heqjen e imunitetit. Jeni adresuar gabim zotëri. Ai është një Njeri i
Zi që kërkon të njollosë Familjen time dhe ta zhysë në spiralen e korrupsionit duke na mbrojtur me ligj që nesër të na thotë ju keni qeni hajdut. Ai është e keqja e këtij vendi zotëri…
Investitori doli i hutuar në korridor dhe po analizonte bisedën…
Në radhë kishte akoma njerëz që donin ta takonin.
-Si të priti, i thanë ata me një zë.
-Shumë mirë, i tha i huaji. Ky nuk paska faj. Qenka një njeri i zi, Edi Rama, që i ka korruptuar Familjen dhe ata vjedhin toka, japin tendera, licenca, biles vjedhin dhe kafshatën e njerëzve të varfër në hall dhe ky nuk çfarë u bën. Duhet të shkojmë të ankohemi tek ai. E njeh njeri nga ju?
-E njohim, e njohim, tha ai që kishte radhën për tu futur, por ai s’të zgjidh hall se nuk fut hundët në familjet e të tjerëve. Është njeri kot.
Hallall o Mero!
Argita = Koke e kembe Mon Kukaleshi ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html
Papritur e pa njoftuar fare, zyren e Doktorit e vizitoi vete Baba Mondi i OSBE-se…
Ai,pasi kishte degjuar per Pritjen,kishte kujtuar se do te kishte edhe birra e gjera te tjera,mirepo mbeti i zhgenjyer…
– Edi Rama eshte fajtor- tha Saliu- Po te pranonte ai qe te heqim imunitetin me daten 6 Gusht,kete tryeze do ta kishe gjetur mbushur me birra e meze nga te cilesise me te mire…
Baba Mondit i shkoi goja leng…
Per te mos bere figure te keqe mendoi te thote dicka:
– Mire,dakord z.Doktor,pooor,kam menduar dicka shume interesante mbreme gjate nates dhe deshiroj ta konsultojme sebashku…
– Fol,zotni,jam i hapur…Une pritje populli kam sot…
– Po,do flas sinqerisht-tha Baba Mondi:
Ne rast se korrupsioni u zhdukeka me votimin ne Parlament me daten 6 Gusht…Perse nuk eshte votuar shume vite me perpara qe te shpetonit nga kjo e keqe e madhe qe ju ka zene per fyty???
– Aaa,degjo,shiko,sigurisht nuk e ditke…Ne kemi dashur prej kohesh,shume kohe me pare,mirepo nuk na linte Edi Rama,njeriu shpirtkazme,qe na shikonte neve se si hynim ne zullum nga dita ne dite me vila,me tendera,etj, etj. dhe i behej qejfi …
Nuk i vjen keq atij per te papunet qe nuk kane me se te blejne buken,nuk i vjen keq per pensionistet qe nuk u del pensioni te blejne ilacet apo te pijne nje kafe…
Eshte njeri i pashpirt ai…
Per mendimin tim ka plotesisht te drejte Berisha… Eshte i madh ai, na ka kthyer ne mesjete komplet, gazi botes!