Taqi i naftës e ka vënë sërish në siklet Boden me gënjeshtrën e re të tij. Sa herë që nuk ka më asnjë lek në xhep dhe borxhlinjtë i trokasin në derë, ai shpik një gënjeshtër të re. Një herë hapi fjalë se bleu Bolonjën, pastaj se bleu Milanin, pastaj se bleu Sheratonin… dhe të gjitha këto i shoqëron me një fotografi me Teta Lilin nëpër gazeta.
Këtë radhë e ka kapur me spanjollët.
Në zyrën e Bodes mbërriti një i dërguar i ekipit spanjoll për tu interesuar për bizneset e Taqit.
-E para që dua të di, i tha, është nëse ky biznesmen i paguan në rregull taksat?
-Po ç’taksa o byrazer, i tha Bodja, ky ka 60 milionë euro detyrime në shtet. Po i kam dhe këta tatimorët të trembur se sa herë shkojnë për kontroll, ai i thërret në zyrë, e shikojnë ata në fotografi me Teta Lilin dhe vijnë të trembur këtu.
-Kush është Teta Lili, pyeti spanjolli.
-Po Zonjë e Parë, si ta them unë, i tha Bodja.
-Po detyrime të tjera ka, pyeti spanjolli.
-Ka dhe nja 40 milionë euro borxh kompanive, i tha Bodja, dhe nja 30 milionë bankave.
-Po si guxon të thotë se do blejë Malagën, tha spanjolli i çuditur.
-Po ç’të të them unë o byrazer, i tha Bodja, as ka, as i mbarohen. Por do tu heqë frikën borxhlinjve këtu se ka lek dhe të mos tremben.
Spanjolli u çudit shumë nga kjo logjikë.
U ngrit dhe shkoi e takoi vetë Taqin. Takimi ishte shumë i vështirë pasi ruhej nga tetë roje dhe makina të blinduara.
-Dua të më shpjegosh strategjinë se si do ta bësh të suksesshme Malagën, i tha spanjolli.
-Në fillim do blejmë ekipin me çmim të lartë, i tha Taqi. Pak më shumë se ç’do kërkoni ju. Pastaj do marrim një kredi, pak më shumë se vlen ekipi. Pastaj do shlyej ca detyrime të vogla që kam këtu që të jem i lirë. Pastaj pjesa që mbetet do blejmë ca ndeshje dhe ngjitemi në vendet e para. Kur të afrohemi afër vendit të parë, do ta shesim ekipin pak më shumë se ç’e kemi blerë dhe kështu dalim të gjithë të fituar…
Spanjolli po dëgjonte me kokën mes duarve.
-Po nëse nuk e shesim dot, çfarë do bëjmë, i tha spanjolli.
-Ia lëmë bankës, i tha Taqi. Ne këtu në Shqipëri kështu bëjmë, ia lëmë bankës.
Spanjolli u ngrit me qetësi dhe u mat të largohej.
-Jo, prit, i tha Taqi, mos ik. Kemi një dhuratë për ty. Ke një çek këtu vetëm që të thuash që ne do ta blejmë ekipin. Jep një intervistë në një gazetë spanjolle dhe thuaj ai mu duk serioz dhe do ta blejë ekipin. Çmimin vure sa të duash.
-Po përse të hyn në punë kjo, i tha spanjolli.
-Po kam këtë zyrën e Bashkimit Evropian këtu që e quan televizionin tim si më të ndershmin në Shqipëri. Pastaj intervistën tënde e japim tek televizioni im, e shikon kjo zyra e Bashkimit Evropian, e raportojnë në Bruksel. Bën dhe një letër ky i OSBE dhe mund të marr ndonjë kredi nga BERZH.
-Po kur të vijë puna që ju nuk do ta blini, çfarë do themi?
-Në Shqipëri nuk të kërkojnë kurrë llogari për këtë punë. Tani shumica e shqiptarëve e dinë që unë kam blerë Milanin, Bolonjën, Sheratonin, ARMO-n, Albetrolin dhe gjithë karburantet e Shqipërisë. Nuk vret njeri mendje pse nuk e bleva Malagën.
-Kush është kjo gruaja në foto me ju, e pyeti spanjolli.
-Eh, kjo është Zonjë e Parë, këtë paguajmë ne për punët tona këtu. Me një foto të kësaj, shtyhen tatimet tre vjet.
-E kuptova, tha spanjolli. D.m.th e gjithë kjo zhurmë e juaja është që të bëhet një lajm që ju keni aq pare sa të na blini dhe ne? Atëherë e bëjmë ndryshe. Unë po bëj një intervistë dhe po them ai ka aq pare, sa ka blerë Zonjën e Parë e jo ne që jemi afër fundit të klasifikimit. Kështu në Spanjë bëhet e besueshme që ke para, i tha spanjolli.
-E bukur është, tha Taqi, por nuk e përmendim dot në TV se këta të Bashkimit Evropian dhe OSBE nuk duan të dëgjojnë që e kam blerë dhe Zonjën e Parë…
Ehhh, i ziu Taqka, dhe e zeza maqka!
laku po shtrengohet!!!
Eh moj moter, po ca te beje edhe i ziu rezart? Nga halli e ka i duhen nja 100 – 200 apo 300 meleon euro sa per te kaluar veshtiresite ekonomike qe ka.
Eh Eh ky kerkonte te blinte bolonjen dhe e anulloi per nje dite se kush i tha qe mos i bli,donte te mbinte dhe Milanin, do te bleje shume gjera.Parate e bexhet paxollit a i ka shlyer tek Alsat apo do ja marri Bexheti?Perse nuk del vete ne pazar Taci dhe te takohet me njerez.
Kur do e marrin Armon tja kthejne shtetit se ka vene nje drejtor ne Fier e Ballsh qe………………
Bli e Bli e pasaj li.ndoshta iken nga Sky Tower.