Flamuri inspekton skafet, kap personazhet e Antenës

7 Gusht 2012, 20:30Antena TEMA
Flamuri inspekton skafet, kap personazhet e Antenës

Para se të niste seanca për heqjen e imuniteteve në Kuvend, Flamuri kishte vënë një polic në Portin e Jahteve në Orikum të mbante shënim kush nga opozitarët do shëtiste me jaht. Raporti i parë mbërriti të shtunën.

“Zoti Ministër!

Në objekt nuk ka pasur lëvizje të dyshimta. Ditën e shtunë jahti që jepet me qira 4 mijë euro në ditë filloi përgatitjet dhe unë mendova se dikush do binte në pritë.

I pari u shfaq Arjan Çani. Unë u gëzova se e kisha fiksuar që ky tallej gjithmonë me Doktorin dhe ishte socialist. Ai bëri pazarin dhe unë u çudita si nuk hezitoi fare për çmimin 4 mijë euro dhe plus 3 milionë lek karburant. Po prisja i sigurt se ndonjë milioner socialist do të shfaqej pas tij.

I dyti u shfaq një djalë i shëndoshë, që ecte dhe fliste në telefon. Bënte fjalë për një lotari kombëtare dhe po falenderonte njërin që ia kishte dhënë licencën dhe po shante Edi
Ramën. Pastaj uli telefonin, po fliste me një tjetër që po lavdëronte Edi Ramën dhe po shante qeverinë. Epo e kapa, thashë, socialist do jetë.
I mbajta shënim emrin se i foli ai Arjani “o Zamo, o Zamo, hajt jepi lekët vëlla se nuk na e jep jahtin ky”.

Pastaj i treti erdhi Sandri me Fevzon. Atëherë u zhgënjeva, pasi thashë këta nuk e tradhtojnë Doktorin, kështu që nuk besoj se vjen ndonjë socialist. U afrova me takt tek roja dhe e pyeta nëse prisnin
ndonjë deputet socialist këta milionerët, po roja më tha me qetësi ‘jo’.
Vetëm po qe se vjen Blushi, tha, po s’besoj. I fundit erdhi një djalë që ky çani i thërriste Bushua, Bushua. E kam pa në televizor dhe ai e sulmon fort Doktorin. Nga kjo nxjerr përfundimin se ai mund të jetë milioner socialist.
I nderuar zoti Ministër.

Unë mendoj se duhet të hetohet nëse ky Arjan Çani është akoma socialist apo jo, nëse ky djali që erdhi i fundit që Çani i thërriste “Bushua” është milioner apo jo, se socialist e di që është, dhe nëse ai i shëndoshi që fliste në telefon për lotarinë kombëtare është socialist apo demokrat, se kur fliste me njërin lavdëronte Doktorin dhe shante Ramën dhe kur fliste më një tjetër lavdëronte Ramën dhe shante Doktorin. Bile në një rast foli keq dhe për Aldo Bumçin, duke i thënë me të qeshur Sandri ‘Aldo është k…, ça turizmi do bëhet me atë’.”
Oficeri i Policisë, Qëndrim Caka (Qëndrim me q qeni, Caka me c çekani)

Raporti nr 2.
“Zoti Ministër.
Sapo pashë në TV seancën për heqjen e imunitetit dhe fjalimin e Doktorit që ma bëri zemrën mal me kërkesën për referendum, po prisja se kush nga milionerët socialistë do të vinte në Orikum për të shëtitur me jaht. Por për fat të keq erdhën sërish dy njerëz me status të paqartë, për të cilën dua sqarime.
Ishte zoti Ylli Ndroqi, i cili siç dihet ka pasur vitin që shkoi një jaht të madh luksoz, më të mirin në Shqipëri, dhe një burrë që e shikoj shpesh në TV, që është ambasador dhe që i del në mbrojtje gjithmonë Doktorit. E kam parë dhe me Jozefinën, dhe me Doktorin, dhe me Bujar Nishanin, biles një herë dhe në zyrën tënde. Ia harrova emrin dhe pyeta njërin që rri këtu si quhet dhe më tha i thonë Baba Mondi i OSBE. është interesante se janë kanë gjetur tamam atë emër. Duket Baba Xhan (me xh si xhami), dhe e meriton atë emër të të madhit Baba Mondi.

Pra, Baba Mondi dhe Ylli Ndroqi me familje erdhën bashkë. Gjykoni vetë në dorë tuaj në është mirë apo keq, por deri tani këto lëvizje ka.”
Oficeri i Policisë, Qëndrim Caka (Qëndrim me q qeni, Caka me c çekani).

Sekretarja e Flamurit mori dy raportet dhe po i bënte gati Flamurit. Ky i fundit ka dhënë porosi që raportet t’i përmblidhen me tre rreshta
se nuk lexon dot gjatë se ka punë. Dhe kërkon që memoja të jetë shumë shpjeguese. Atëhere sekretarja vendosi t’i shkruajë.
“Burimi ynë në Portin e Jahteve në Orikum na njofton se Sandri, Zamiri dhe Baba Mondi janë parë të marrin jahte me qera. Pritet mendimi juaj me kë janë këta!”.
Flamuri e lexoi dhe u tërbua.

-Ç’është kjo sekretare debile, tha, më bën raport për personazhet e Antenës.

3 komente në “Flamuri inspekton skafet, kap personazhet e Antenës”

  1. Eri says:

    E forte Antena kesaj rradhe. Vecse ne veri dhe Kosove i thone “q” e bute per “q”-ne dhe q e forte per “ç”ne.

    Kush eshte Bushua ne te vertete?

    1. Tironsi "ZZ" says:

      I modh je Mero! Humori eshte ilaci me i mire per keto kohe te zymta!
      FALEMINDERIT!
      Boji nji zile ne celular Mulit se te merr vete ai, eshte Boss tani ?

      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html

  2. dylgjeti says:

    Bushua..eshte Andi Bushati more. Shikoni se ne duart e kujt eshte Shqiperia sot. keta na udheheqin ekonomikisht e politikisht. Mjere neve, mjere shqiperia e gjore qe nuk ka trima te ngrihen kunder ketyre krimbave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje