Taqi, i tradhtuar nga Doktori, kërkon ndihmë tek Flamuri

9 Gusht 2012, 20:19Antena TEMA
Taqi, i tradhtuar nga Doktori, kërkon ndihmë tek Flamuri

Një javë më parë Antena paralajmëroi se Taqi ishte në hall dhe kjo kuptohej nga lajmi që kish nisur të hapte për blerjen e Malagës. Ditën që u botua Antena, gjykata mori vendim dhe i sekuestroi gjithë pasuritë. Nga ajo ditë Taqi po përpiqet të sqarohet me Doktorin, por e ka të pamundur. Teta Lili nuk ia hap telefonin, Zeni nuk ia hap, avokatja e studios së Argitës i del përballë në gjyq…, ka shumë shenja që Doktori është mërzitur. Taqi më në fund kërkoi ndihmë tek Flamuri sapo lajmi u bë publik.

-Dua të më ndihmojë policia të mbledh gazetat, i tha, se janë tre gazeta dhe shpërndahen në gjithë vendin.

-Do flas me atë Burrin, pastaj të jap përgjigje, i tha Flamuri. Pasi foli me Doktorin, Flamuri e mori përsëri Taqin.

-Dëgjo, ajo punë ka mbaruar dhe Doktori nuk ka çfarë të bën. Eja në zyrë ta shpjegoj nga afër. Ato gazetat mblidhi me njerëz të tu, nuk të themi gjë. Për problemet e tjera eja në zyrë të flasim.

Taqi nisi gjithë punonjësit e tij të shpërndaheshin në gjithë pikat e gazetave nga Tirana në Sarandë e Shkodër dhe vetë u nis për tek Flamuri.

E gjeti në zyrë hijerëndë, me flokë të lyer me xhel dhe plot autoritet.

-Më ka lënë porosi ai Burri, tha, të të them se kaq mund të bëjmë tani për tani. Sot do shkarkoj kryetarin e SHISH, që shtypi të merret me SHISH dhe të shpëtosh. Kjo është zgjidhje se me të blera nuk ia del dot.

-Faleminderit shumë, i tha Taqi i përulur. Po ndonjë porosi tjetër a të dha…?

-Ai Burri më shpjegoi gjerë e gjatë bisedën me Alievin. Ai e ka thirrur para tre muajsh në Azerbajxhan dhe i ka ngritur disa probleme.

E para, i ka thënë ai djali që na gjete si sekser për ARMO-n nuk është serioz. I kemi dhënë 75 milionë euro dhe për katër vjet na ka kthyer 1.5 milion euro. Kjo do të thotë që janë thyer gjithë premtimet. Fjala ishte që për dy vjet ai të na kthente parat kundrejt privilegjeve që ti do t’i krijoje. Ai ankohet se qeveria nuk e ka ndihmuar sa duhet ndaj nuk i ka bërë lekët gati plus përqindjet. Tani ne duam urgjent lekët ose ARMO-n. Ai Burri është përpjekur ta qetësojë duke i thënë se do përpiqet të bëjë diçka me Albpetrolin. Ju ejani blini Albpetrolin, i tha, biles bëjmë një ligj të veçantë për ju, që të keni të drejtë të shisni dhe territorin naftëmbajtës në të ardhmen, rrisim formalisht çmimin me këtë rast dhe brenda paketës u ulim borxhin që u kemi marrë. Kështu ARMO-n po ia japim bankës Credins, tek banka janë njerëzit tanë dhe gjithçka shlyhet.

Alievi ia ka pranuar si skemë, por ka kërkuar të veprohet shpejt dhe ai djali, d.m.th për ty e ka pasë fjalën, të dalë shpejt nga loja se është treguar mistrec, biles i ka plagosur dhe një njeriun e tij në Tiranë.

Ky Burri e ka siguruar se kjo është rruga e vetme që duhet të bëhet për të shlyer borxhin. Alievi e ka pyetur kur do veprosh dhe Doktori i ka kërkuar kohë deri pas zgjedhjes së presidentit, pasi atëherë i ka gjithë gjërat në dorë i bëjnë punët si duhet. Tani ai e dëgjoi që ne e kemi marrë presidentin dhe i ka bërë telefon Doktorit, i ka thënë çfarë po bën me premtimin që më ke dhënë. Doktori i tha se do ta mbaj fjalën.

Problemi i dytë që ka dalë është se këta të SHISH kanë futur shumë hundët herën e parë tek privatizimi i ARMO dhe kanë spiunuar tek amerikanët që po tentohet të futet Lukoil në privatizim. Tani duan të fusin prapë hundët tek Albepetrol që të mos e marrin këta të Lindjes. Me këtë rast Doktori do ta heqë atë Shaqirin dhe do vendosë Vishon se e ka njeri të tij. Do ta hiqte javën tjetër, po meqë plasi zhurma për këtë, po e heq që sot. Me këtë rast mbulohet dhe zhurma pak.

Taqi dëgjonte me vëmendje të madhe.

-Po me mua ç’do bëhet, tha.

-Ai Burri më tha i kemi dalë borxhit, tani t’i dorëzojë gjërat dhe nuk e prek njeri. Hë për hë hap fjalë që do blesh Realin e Madridit, se ai ekipi që kishe thënë ti, s’i kishte pëlqyer, ishte i panjohur. Pastaj sa të rregullohen gjërat e merr veten prapë.

Taqi uli kokën i dëshpëruar.

-Dakord, po iki, tha, por kam frikë se do hapet fjala që më ka lëshuar Doktori dhe më bëjnë gropën këta të vegjlit. I thuaj të dal dhe një herë fotografi me atë ta kem, se pastaj i rregulloj vetë punët.

-Do t’ia them, tha Flamuri, por tani jemi të zënë me 100 vjetorin, e ka pak të vështirë.

22 komente në “Taqi, i tradhtuar nga Doktori, kërkon ndihmë tek Flamuri”

    1. Gazeta 55 - Kronika roze says:

      Por Flamuri ja futi me thelle!

  1. Vlora says:

    ha ha ha iku taqi per lesh….

    po lesh esapi mund te terheqe edhe te tjere.

  2. Argita Vicidoli says:

    Une jam Argita, princesha e pronarit tuaj o shqiptar! Mos i terhiqni leket nga Credins Bank se i keni te sigurta mbasi ajne para te pastra. Ciao ne votimet e vitit 2013 o skllever e mi budallenj

  3. Arben says:

    Kush ka akoma lek te CREDINS me vrap shkoni sa nuk i kan marr te gjitha kurvat e Credins. Une per vete i terhoqa, mezi mi dhane. Me thane qe po i tansferojne paret e tyre jashte.

  4. NINO says:

    te dashur comentues mos perhapni panik ne popull se parat e shqipetareve jane te pastra vetem parat e politikaneve jane tej e te pista se po u versulen njerezit te terheqin parate pesuam me keqe se ne 97 .une per vete i kame para me gjake dhe prape nuk do ti terheq se nuk kam cfare te terheq prandaj dhe ju veproni si une mos i terhiqni biles shitni shtepi toka lop ,gomere jo se do na duhen te punojme tokat dhe coni leket te kredins banke .po sme besuat mua besoni saliun si te doni.

  5. Olsi says:

    Sa i zoti Taci,hoqi Fatjon Veizajn si ortak dhe po e mban vete tashti cdo gje.Armon dhe cdo gje i ka ai.Sa i forte na doli.Shteti duhet ta nxjerri nga skena fare Tacin dhe ti sekuestroje dhe ti mbylli cdo gje qe ka dhe mos merret fare me gje me 100 zagare qe mban rreth e perqark e ka bere si mallin e vet e stan pa zot kompnine Armo me lloj lloj pisash pa le ka fur hundet tek Credins.Digjeni perfundimisht kete moster qe quhet Tac.

  6. Juli says:

    Cna bere o Taq me paret e te tjerve do beheshe i pasur mer derr.

  7. Agimi says:

    Perse keshtu ne kete gjendje.NUk duhet te ishe futur ne keto ulluqe me Tac se shpersoron emrin.Informacioni i fundit nga zyra e Tacit eshte se e ka zene sikleti dhe s’po e mban vendi, nuk flitet mo me pushu Taci si kohe pushimi, pak ne pushu se ka hall.

  8. dorian lame says:

    Nese s’ia keni idene se si behet biznes mos shkruani kot vetem nga urrjtja qe i ze vetem deshtaket dhe te paaftet.
    Si ne te gjithe boten punohet me bankat dhe kjo nuk do te thote te behesh i pasur me parate e te tjereve.
    Te gjithe kane borxhe, shteti yne ka borxhe, shtetet e Europes kane borxhe.
    Lereni biznesin te zhvillohet se ajo na mban me vende pune dhe mban kete shtet me taksa.
    Nuk do mbijetonte as 1 muaj nese ky person nuk do ishte korrekt dhe i zoti.
    Jane te pazotet ata qe i ndervihen sepse nuk dine te bejne gje tjeter. Mentalitet shqiptari: Ti vdese lopa atij tjetrit se sa te me lindi vici mua..
    Ndryshoni o kafshe qe te mos vdisni te tille.

  9. Agim says:

    Kafshe jane ata qe merren me transaksione te tilla dhe qe fusin veten ne keto ulluqe.Nuk do ishte me e ndershme te mos perdoret personaliteti i nje njeriu per hir te parave dhe te madheshtise personale?Askush nuk ka vdekur per buke,te gjithe e hapin vendin e punes dhe e nxjerrin buken e gojes.Te gjithe e gjejne punen vete servilet bejne keshtu.Nese nje njeri eshte i paster nuk mban 100 zagar e lakenj dhe ecen i qete ne rruge pa patur frike, madje te gjithe te pershendesin ku ka me krenari.Kur je i menderosur dhe ke mashtruar per hir te ca parave qe si menaxhon dot ateher fundi te pret.Ndaj populli duhet ti thote boll ketyre bastardeve me vote.

  10. altin says:

    Kafshe jane njerezit e Tacit dhe Tacjanet.Nuk jemi ne kafshe qe na vodhen pasurine kombetare.Taci ishte me i zoti per te marre ARMO-n.A te kujtohet o popull se cu be kur u privatizua ARMO? Pas pushtetit te gjithe fitojne se shteti prap sipas interesit e privatizoji.

  11. peci luku says:

    taqit ierdhi fundi shoqeronte gruan e ish kryeministrit toni bler me helikopter atehere pale paska foton me sllobodanken(lirine)grua qe ka per burre kerrmon e paralizuar sali pinokun halen e haleve

  12. Ari says:

    Aventurjer ka gjene gjithmone Taci.Me helikopterin dhe avionin e kujt ka ai.Gjithe jeten me mashtrime eshte marre,mashtro ketu dhe mashtro atje.Nuk i shkojne me keto gjera ndal dores bastarde te taqit me keto mostruozitete si i nxiu faqen pasurise kombetare me gjith keto budallalleqe.Or sali ndale kete dore or burre te beje budallalleqe.

  13. A.g says:

    Ku te kemi o Tac boll na genjeve e shkove mas teta lilit.Boll dole ne foto me teta Lilin.Do te braktisin mer qyq.Na terorizove me bodigardet mer….. Mesa duket fundi

  14. Al says:

    Sic thone ne rafineri Taci po dorzon Rafinerine dhe drejtuesit mesa duket nuk do i mbaje dhe punonjes do shkurtoje.Puntorve nuk i ka dhone rrogen or vella.Cbehet kshu.Organizimi ne kompani shume i dobet,smbaron pune ketu me kte organizim pa koke or vella,jemi shtu ktu si mize lisi, car nuk sheh ktu or vella,paaftesi e fodullek,me te futun cdo gja.Ne manaxhereve na ka bere mbledhje Marengleni, Marenglen Bundua qe beri aksident e perplasi makinen luksoze te Tacit e beri cope cope,shoku i Irgenit, Irgenit nga Selfot,he mo qe te rrahu ty o Mero,me demek, dhe na thote cfare na ka besu vllai jone Tac.Na ka besu pasurine vllai jone Tac ene duhet me punu fort fort se do kemi kontrolle.Oh ku ka mberritur puna ne kete kompani e ne rafineri me na bo mbledhje ky horr horri.Kuk e ke idene or vella si menaxhon taci cfare behet ketu ne kompani.Mesa duket piramide.Duhet qe shteti te vore dore dhe ta marre vete rafinerine e Armos si pasuri kombetare or Mero.Cdo shqiptar keshtu mendon nuk tallet dot njeri me pasurime kombetare per te pasuruar ca njerez.

  15. Bleona says:

    Ka dale perseri reklama e Tacit te milani a e pate mbreme ne Milan-Juve, ka me pagu per reklama ai dhe jo per puntoret

  16. Mat says:

    shefja e re e Armos pas Merites qe ka eksperience bankare po kerkon nga punonjesit qe mos dalin sekretet.Jane bere disa mbledhje ekteo dite ne zurat e tacit por prap po del informacion ga zyrat.Puntoret prap nuk po marin rrogat.O zot.Kur shteti do e marre Armon.

  17. xhul.k says:

    Duke u vene sekuestro konservative ai nuk mund te veproje me me llogarite bankare,ndaj ai duhet me shkurtu njerez keshtu thone njerezit e afert qe mendojne se me heq ata qe na duken te dyshimte e po na tradhtojne.Mesa duket taci nuk ka besim tek as tek te tite sic po e shpreh me miqte tek Sofra e Ariut ku drekon e darkon.Cte besh po vijne dite te kqia per tacin.

  18. Lid says:

    Taci po punon fort me PortoRomanon dhe i ka dhene porosi cunave atje kujdes me abuzimet,kujdes se amerikanet qe jam lidh me sjell naften nga jasht duan paret ore nuk te fal njeri me e pame se azeret na kerkuan leket,ndajErvino hap syte ore se sduhet ma pas abuzime Ballsh nuk po na punon te punojme fort fort me Porto Romanon se kemi mbi 200 pika me ca do i mbajme ndaj pune horra jo qyl.

  19. Vini says:

    Do bej dhe kontrabande si perpara i tha Taci cunave te vet ne zyre,ti q…. nonen.A e pate kur shkoi kur u zgjodh presidenti i ri,u ngjit tek shkallet, doli dhe taci ne televizor me politikanet.Bo bo tha ai ne zyre si mu duk vetja ja dhashe Nishanit doren shpejt e shpejt Nishat e te shoqes ika me vrap,me telefonin ne dore, ika ku rri dot me to une.Vetem se ke sofra e ariut kur u zgj Nishani i thash do ja paguaj une darken.Sjam une per ceremoni shkova te Nishani se me zuri halli ore si nga lushja e po rrinja siper shkalleve,pra te tijte ja nxjerrin fjalen se cka thene.Ah cbehet sa te besu ka ku taci.Me politiken duhet me majt mire ore se kemi rafinerine e po ajo nuk punon me teper

  20. beni says:

    Tacin e ka zene halli tek njerezit qe ka rreth e rrotull dhe spo din kujt me i besu.Jo or jo edhe ku b…. ku ta kete thote.Do te informohet se mos po e tradhtojne dhe se rafinerine do e dorezoje tek azeret dhe teta lili nuk e ndihmon me dot.Ky nastradin i ka thene doktori.zero tolerance ka thene ne zyre keto dite tek askush e ben punen mire nuk e ben te iki do ja ……. me te mirit, nuk ka me boll po mbaje me buke mbi 2500 familje.Ska me terc,terc Taqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje