Flamuri mbajti shënim me vëmendje në mbledhje të qeverisë kur Doktori foli për Konstandinin e Madh. Flamuri në fakt nuk e kishte dëgjuar kurrë këtë tipin si patriot të madh shqiptar. Ishte hera e parë që dëgjoi se ai qenka me origjinë ilire dhe paska shpëtuar botën me Ediktin e Milanos.
I vendosur t’i bënte një surprizë Doktorit. Thirri shefat e policisë në gjithë vendin në një mbledhje urgjente dhe u dha një detyrë surprizë.
“Ai polic ose shef policie që do gjejë se nga cili fshat shqiptar është Konstandini i Madh, do ketë një shpërblim të madh financiar dhe ngritje tre grada në detyrë. Nuk është se unë nuk e di nga është, tha Flamuri, por kam folur me atë Burrin dhe duam të përfshijmë dhe policinë në fushatën e kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë. Po u jap vetëm pak ndihmë. Ky ka qenë themeluesi i Kostandinopojës, ka
lejuar besimin dhe lirinë fetare dhe ka një rol të madh në pavarësinë e Shqipërisë… Tani shpërndahuni dhe dua përgjigjet. Për çdo përgjigje do telefoni në sekretarinë time dhe ajo do mbajë shënim çdo gjë.”
Ende pa shkuar në zyrë, sekretarja kishte marrë disa telefonata. I pari thoshte se ka gjetur fshatin e Konstandinit të Madh që ka luftuar për pavarësinë e Shqipërisë. Ata në fshat e quanin Konstandin Kristoforidhi jo Konstandini i Madh. Sekretarja e kishte mbajtur shënim.
I dyti ngulte këmbë që Konstandimi i Madh ishte nga Berati dhe kishte pasardhës Nestor Tereskën.
I treti ngulte këmbë që Konstandini i Madh ishte nga Durrësi dhe kishte pasardhës Ferdinand Xhaferrin.
I katërti ngulte këmbë që Konstandini i Madh ishte nga Lezha dhe kishte pasardhës Aldo Bumçin.
Më i zgjuar ishte treguar njëri që thoshte Konstandimi i Madh ka jetuar në Iballë, pastaj pasardhësit e tij u bënë katolikë me mbiemrin Berisha, pastaj një nga këta vrau priftin e fshatit se ishte imoral dhe ikën në Vuçidol dhe dilte që pasardhës i tij ishte Doktori.
Flamuri ndali këtu. I lexoi dhe një herë me vëmendje dhe nuk dinte ç’të besonte më parë. Këtë Kristoforidhin e kishte dëgjuar, por s’i mbushej mendja që të kishte themeluar Kostandinopojën…
Ky nga Iballa që paska qenë paraardhës i Doktorit prapë s’i dukej i besueshëm…
Papritur u kujtua për një detaj… Kostandinopoja. Aty është çelësi. Duhet të gjente ku binte ky qytet. U fut në regjistrin kombëtar të vendbanimeve dhe kërkoi. Nuk dilte asnjë fshat me këtë emër. Vuri në kërkim vetëm fjalën … “poja”. E para iu shfaq Tropoja…
-Të jetë Tropoja, tha me vete i menduar dhe i gëzuar njëkohësisht. D.m.th nga Konstandin i është shtuar poja dhe ja është formuar emri. Po Tropoja, tha me vete, si do jetë formuar… Tro plus poja…, kjo tro do ketë qenë tre…, nuk i dilte gjë se nuk kish kuptim që në fisin e Doktorit të kishin qenë tre vetë
të rëndësishëm. Zakonisht në atë fis vetëm një ka vlerë. Vazhdoi
kërkimet me …poja. I dilte Velipoja. As këtu nuk kish interes pasi Jozi nuk ka toka në Velipojë. Vazhdoi Voskopojë…, e fshiu menjëherë se dikush i tha që ka origjinën Ben Blushi andej… E vuri në siklet e
gjithë kjo. Nuk dinte si ta zbulonte kish fshat ose qytet shqiptar ishte me emrin Kostandipojë.
I mërzitur që nuk ia doli dot t’i bënte një surprizë Doktorit, doli për kafe tek klubi i ministrisë dhe thirri Ponin që merret me pushtetin lokal.
-Ore, si ta gjejmë ku ka qenë Konstandinopoja, i tha Flamuri, se më ka ardhë një letër anonime që mbjellin hashash, por s’dua tua them këtyre policëve se më dekonspirojnë?
-Kostandinopoja? Hashash? Ça thu ‘re ti? Atje pinë shisha, jo hashash, të kanë gënjyer.
-Po mirë shisha, si i thonë, tha Flamuri, po ku bie?
-Po në Stamboll o, ku bie, i tha Poni i çuditur.
-Në Stamboll…, u çudit Flamuri. D.m.th sipas teje Konstandini i Madh që ka ndihmuar në pavarësinë e Shqipërisë qenka nga Stambolli?
-Ere ça ka? Ai krijoi Kostandinopojën, pastaj erdhi Mehmet pushtuesi, e quajti Stamboll, erdhi pushtoi Shqipërinë, këtu e hëngri se pas 500 vjetësh ra perandoria dhe në fituam pavarësinë. Ka o si s’ka vlera për pavarësinë. Po të mos qe ai, s’do kish Stamboll dhe s’do ishim pushtuar dhe kësisoj s’do kishim pavarësi se nuk kishim nga çliroheshim.
-E kuptova, tha Flamuri dhe mori sekretaren ta anulonte konkursin.
O SALI KERMA, E DIME QE JE I VETMI PER TE SAJUAR GJERA QE TE HEQESH VEMENDJEN, POR DO TE DALE NE ENDERR TY DHE ZENIT KOSTA TREBICKA I SHKRETE ME KETE KOSTA – NDININ.
KUJDES KUR TE ZGJEDHESH EMRAT HERE TJETER!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/new-scotland-yard-mulis-training.html
WELL DONE MR. BAZE
PER PAVARSIN E SHQIPERIS DHURATA ME E MADHE DO JETE TE THYEJ QAFEN AI BURRI
z mero flamurin e njoh nga afer,dhe eshte njeriu me i paafte qe kam njohur,komplet liiif,ky orti deri ne 2004 ka jetu me cera 130000 mij lek ne muaj dhe pa dush brenda ky eshte frikacak, legen,krejta i ka.
ky po qe ishte nje shkrim me sarkazem te goditur! bravo!