Selvia në vend të deklaratës, ndërron ngjyrën e flokëve

13 Gusht 2012, 18:14Antena TEMA

Telefoni i Selvisë ra qysh në mëngjes. Selvia i mban telefonat me një zile të thjeshtë, ndërsa zilen e Doktorit e ka vënë me këngën ‘Shqipëria po ndryshon’ dhe me volum të lartë që ta dëgjojë në çdo moment. Sapo e hapi telefonin, Doktori nuk e la të fliste.

-Dëgjo, do dalësh prapë sot, i tha. Për imunitetin. Shiko, Pandeli Majko ka qenë në Jalë dhe e ka thënë të vërtetën ç’është e vërteta. Më mori Sandri në telefon se ka qenë dje në Dhërmi, po ikte me një jaht me Zamirin dhe Fevziun në Korfuz. Kishin pirë një kafe tek klubi aty dhe një nga ata të FRESSH i kishte thënë të dashurës së tij, që e njeh atë pronarin e klubit, se ne nuk ia dorëzojmë kokën në tepsi Doktorit. D.m.th kanë frikë nga imuniteti, e kupton ti. Ai i zoti i klubit ia tha Zamirit, Zamiri ia tha Fevziut, Fevziu Sandrit dhe ky ma tha mua. Tani e kemi nga burim i sigurt që ata kanë frikë nga imuniteti ndaj duhet të dalësh prapë.

-Dakord Doktor, patjetër, po kam një problem teknik, apo ta bëjmë pa kamera?

-Jo, me kamera patjetër. Pse, çfarë problemi ka?

-Po ja ngaqë përsëri çdo ditë të njëjtën deklaratë dhe më thonë që e ke të regjistruar dhe nuk besojnë. Duhet të bëj një gjë ndryshe…

-Jo, jo, s’ka gjë, ndryshe do thuash këto që të them unë..

-Ato patjetër Doktor, po të bëj një gjë ndryshe, d.m.th në pamje, në veshje…

-Nuk i di ato punë, po dil e thuaj këto që të thashë.

-Po ta shtyjmë pak Doktor që të bëj diçka ndryshe…

-Sa orë kohë, i tha Doktori.

-Po të paktën tre orë, i tha Selvia, se duhet të sajoj diçka.

-OK, në orën 1 dua të dalësh, i tha Doktori.

Selvia u çua nxitimthi dhe vrapoi tek parukeria.

-Duhet të më bësh flokët e zinj, i tha, urgjent se kam konferencë shtypi.

-Ua moj gocë, po ti dukesh shumë mirë bionde, i tha parukieria.  Aty afër PD është një parukeri me parukierë turq meshkuj, por atyre nuk u shpjegonte dot hallin ndaj zgjodhi një parukiere të lirë në lagje.

-Jo, ma kanë kërkuar këta të partisë të bëhem efemere se për biondet ka shumë barsoleta që janë budallaqe dhe unë jam zëdhënëse partie, nuk duhet të tallen njerëzit.

-Patjetër, i tha parukieria. Po modelin njësoj?

-Njësoj, njësoj, i tha Selvia, se atë do ta ndërroj ndonjë ditë tjetër.

-Ua, po pse do ta ndërrosh ditë tjetër, pyeti parukieria.

-Më ka gjetur belaja, iu qa Selvia. Më janë qepur gazetat pas dhe thonë që unë kam regjistruar një kasetë dhe u shpërndaj atë televizioneve sa herë dal. Në fakt teksti është i njëjtë dhe duket sikur unë them të njëjtën gjë. Po unë në fakt e them përditë. Ndaj kam folur me Doktorin dhe i kam sugjeruar që të ndërroj çdo ditë pamjen e jashtme që të duket si deklaratë e re. Ja, pardje shtoja një fjalë, sot do ndryshoj ngjyrën e flokëve, nesër fustanin, pasnesër modelin e flokëve,… ça me bo, na ka gjet belaja.

-Qyqja mi gocë, pse mi kaq vështirë e ke me ndërru atë tekst? Po ti moj gocë shto ndonjë gjë të re.

-Jo, ashtu e do Doktori, s’kam ç’i bëj.

-Qyqja mi gocë, siç e paske nis ti, i bi që në fund të muajit të zhvishesh lakuriq që të besojnë se ke bë deklaratë të re. Shto  noj fjalë të re se s’u bë qameti.

-Jo, jo, lakuriq s’do Doktori se e kam pyetur, tha Selvia e qetë.

6 komente në “Selvia në vend të deklaratës, ndërron ngjyrën e flokëve”

  1. Shkodrani London says:

    Nuk flet kjo,pa e pyet doktor Perversin,si e don,te rruar apo te parruar.Kurva qe e bajne stazhin neper nevojtoret e PD.

    1. Loje Doktorash says:

      Kur te jete me ato kjo Selvia, do dali Muli me kostum popullor qe ti japi deklaratat e doktorit te madh!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html

  2. Silvia Konti says:

    Caro sig. Baze!
    Me vjen shume keq (mi dispiace tanto) qe juve po e beni kete sig.ra Selvie me te famshme se une.
    Mos valle doni ta beni ministre si Karo sig. Flamur?!!
    Se nuk e ka problem Karo sig. Berisha qe ta shtoje edhe un altro portofol ne kabinetin e tij.
    Spero che lo mandi a fare in culo!
    Distinti Saluti,
    Silvia Conti

  3. xxxL says:

    sa here del haq here e do por kujdes se gojen e ka brisk .

  4. durimi ka kufi says:

    O Mero, pse kam nje ide qe e ke ngaterruar me shoqen Nafije (te PPSH-se), kete Selvin e PD-se, por mos harro se Nafija nuk e ndrronte ngjyren e flokeve.

  5. bert says:

    Hahahaha,sa e forte,lakuriq dua une,por nuk ja ka qejfi dottores

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje