Doktori ishte duke parë lajmet e Top Channel, kur u shfaq një kronikë që përmes telefonit celular tregonte mobiliet e shtrenjta të vilës qeveritare në Vlorë, të cilës TV i referohej si vila qeveritare e kryeministrit.
Befas u çua në këmbë i tërbuar.
-Çakalli ma ka bërë, tha. Jo, ai më ka bërë, duhet me ju përgjigj.
Në fillim mendoi a verifikonte.
Mori Gitën në telefon.
-Kemi vilë në Vlorë ne, e pyeti.
-Jo babi, s’e kemi akoma se s’i ka mbyllur letrat Zeni. Kemi ato tokat që kemi marrë aty afër Zvërnecit, po s’kemi bërë gjë. As në Orikum, aty do kemi pallat.
-D.m.th në Vlorë brenda nuk kemi?
-Kemi një, po ia kemi dhënë asaj volejbollistes me qira, që është në Greqi, dhe e kemi lënë që pas një viti ta blejë ajo me letra dhe pastaj të na e kthejë ne.
-D.m.th tani e kam fjalën s’kemi gjë me letra?
-Unë s’di të kemi, pyet njëherë Zenin.
Mori në telefon Zenin.
-Di gjë ti kemi vilë në Vlorë ne, i tha.
-Kemi, po s’i kam mbaru akoma, tha Zeni. Tani po mbaroj ato të Dhërmiut. Kemi bë 6 copë, kanë dalë shumë të mirë. Më tha dhe Rafi një ditë s’ka ardhë babi t’i shikojë një herë.
-Si gjashtë, po ne një kemi, vetëm vilën e qeverisë.
-Jo, atë e përdorim për të fjetur sa të mbarojmë vilat tona. I kena aty në mes të fshatit, janë shumë të bukura. Kanë dalë shumë mirë, shkojmë një ditë t’i shohim.
-Po në Vlorë brenda, kemi apo jo, se më duhet ta di saktë këtë.
-Jo, akoma s’kemi fillu aty. Seç ka bë Gita me njërën që ka vënë ta privatizojë atë vilën e Mehmet Shehut, po janë ca pronarë legenë ata, duan dhe ata të futin hundët. Duhet me u thënë pak atyre të gardës t’i mbajnë larg.
-Nejse, atë e zgjidh unë, po me letra s’kemi gjë apo jo?
-Jo, me letra vetëm atë në Lalëz kemi dhe atë e prishi Gita se do ta bëjë nga e para se duket më e vogël se e Ilir Metës, s’ka lezet.
-OK, mirë, dakord. Mirupafshim.
I qetësuar që nuk e kishte në emrin e vet vilën në Vlorë, mori zëdhënësen.
-Duhet me ba një deklaratë, tha, shkruej.
“Pretendimi i televizionit Top Channel se vila qeveritare në Vlorë është rezidencë e Kryeministrit është një trillim i ulët, i denjë për çakej dhe gjobëvënës, që përdorin median për prerje gjobash dhe qëllime të tjera të kundërta me misionin e tyre. Me këtë rast i kujtojmë opinionit publik se gazetarët gjobë-prerës të këtij televizioni, që shpallin shtëpinë e pritjes në Vlorë si rezidencë të Kryeministrit Berisha, janë po ata që montuan në zyrat e Edi Ramës videon e 21 janarit dhe që servirën shumë herë si veturë të Kryeministrit makinën Mercedes të blerë nga kjo drejtori për transportin e kryetarëve të shteteve, kryeministrave dhe kryetarëve të Parlamenteve të vendeve mike, që vizitojnë Shqipërinë dhe që nuk është përdorur asnjëherë nga Kryeministri apo personalitete të tjera të vendit”.
Dil e lexoje tani!
-Ka ca probleme Doktor, cila video e 21 janarit se ajo ishte më 11 janar?
-Çakalli, Çakalli, i bën ato, 11 janar, 21 janar, ai i bën, dhe këtë ai e ka bërë.
-Po sikur ta bëjmë me shkrim Doktor se nuk shkon se ky Çakalli qenka dhe me leje të zakonshme.
-Ai e bën ai Çakalli, e kam verifiku një për një me gjithë anëtarët e Familjes, nuk e kemi me letra vilën në Vlorë, biles nuk do ta kemi me letra as në të ardhmen. Çakalli i bën këto, jepe.
-Dakord Doktor, po e jap, tha zëdhënësja. Po vlerën sa ta lëmë, aq sa e ka thënë Çakalli?
-Atë aq lere se në rregull e ka, po si mund të thotë ai që është vila ime kur s’ka asnjë letër, vetëm një Çakall mund ta bëjë.
tallemi ne tallemi po sa ta bej 0 ate gjendjen e database ne SHISH ai dhe pastaj llafos Mero e te tjere.Ai frike ka nga dosjet ne SHISH e Prokurori por per te tjerat se rrun hic ai kokerr gomari!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Dje po kthehesha me taksi nga Vlora dhe gjate autostrades vura re nje numur te shtuar policesh, me shumice ne cdo udhekryq. Pas disa minutash, nje varg autoveturash luksoze me targa te Kosoves, i shoqeruar nga dy makina policie te Shqiperise, hecnin me shpejtesi marramendese duke kerkuar ne menyre tejet prepotente, per te mos thene rrugace, qe cdo makine te ndalonte stop ne autostrade. Taksisti me te cilin udhetoja me tha se po kalonte Atifete Jahjaga. Mbase ajo, mbase dikush tjeter dhe eshte pune e popullit te Kosoves te toleroje apo jo nje luks e tangarllik te tille, te Atifetes, apo cdo Marifeteje tjeter. Nuk me behet aspak vone pse harxhon Fetija parate e kosovareve, kur keta nuk i ruajne dot ato. Ajo qe me shqeteson eshte rrugaceria e makinave te policise shqiptare, qe bllokojne rrugen ne te dy korsite dhe krijojne konfuzion e rrezik per aksidente. Kete rrugaceri e prepotence as e toleroj e as makinen nuk do e ndaloj, qofte edhe sikur te me heqin patenten, keta plehra. Arifetja, a Marifetja, se asaj as ne Evrope nuk ja dinin emrin, te mbaje tangarrlekun ne Kosove, dhe keta skellevrit e policise shqiptare, te mos bejne trimin, se mund tu dale keq nje dite.
TEMA!
MUA MU DUK INTERESANTE DHE PO JUA PERCJELL:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html
Asht në hekë Sali Berisha
Moj Shqipni, shqipja Evropit
Nuk po mundesh me flutrue
Njiqind vite ke çue dam
Zotat ty t’paskan harrue!
M’dhimbesh n’kyt njiqindvjetor
E përvuejtun, e përçarë,
Por nuk kam kurgja në dor’
Kangës vajit, ja kam marrë!
Moj Shqipni të ka myt hasmi
Të ka ndry, të ka pushtue,
Moj e pasun, mbete e vorfën
Djelmt e tu të kan vorfnue!
Zoj e randë, të shiti shkjau
S’del kërkush me e ndalue,
Kamb mbi kamb, e n‘kry të votrës
Asht’ krenor qy t’ka tradhtue!
Thyn rekorde kur ban notin
Thyn rekorde tuj ngjit malin,
Kur ky kalors, ka kalërue
Të tanë jets, veç magjarin!!
Asht i zoti në të tana,
Asht doktor e profesor
Penicilin nuk ban ma nana
Kaq kangtar e orator.
Ban humor, në mortin tand,
Veç instiktin e njeh bisha,
Darsëm kem me pas të tan
Asht në hekë Sali Berisha!
Hapa fjalorin por me veshtiresi gjeta kuptimin e fjales “hekë” = AGONI, prag vdekje.
Gjetje e bukur e autorit anonim verior-patriot!
Komplimente ?