Flamuri heton për interesat e Ramës dhe Spahiut në kufirin detar jugor

18 Gusht 2012, 18:08Antena TEMA
Flamuri heton për interesat e Ramës dhe Spahiut në kufirin detar

Sapo dëgjoi Doktorin se Rama dhe Spahiu kanë interesa personale në kufirin detar jugor, Flamuri nisi menjëherë hetimet nga policia. Të parin thirri inspektorin e policisë kufitare në Sarandë.

-Dua urgjent të më zbulosh interesat personale të Spahiut në kufirin detar në Sarandë, i tha. Po ashtu dhe të Ramës. Diçka po lëviz.

Inspektori u nis në Sarandë i shqetësuar, mblodhi gjithë agjentët e policisë dhe nisën hetimet.

I pari që solli raportin ishte një inspektor policie që kishte të dhëna për Spahiun.

-Herën e fundit që ka qenë në Sarandë, ka ngrënë darkë në një restorant dhe ka kërkuar Sinagrillë. Sinagrilla është një peshk i madh me ngjyrë të kuqe, që rritet në ujëra të thella. Nga hetimet tona, na rezulton se peshkatari që ka kapur peshkun, e ka kapur atë afër kufirit detar. Kur ja kishin çuar kuzhinierit për ta gatuar, peshkatari i kishte thënë se janë dhe dy Sinagrilla të tjera, por kanë kaluar kufirin detar dhe rijnë nga ana e grekut dhe nuk i kap dot, se ka frikë se qëllojnë. Kuzhinieri i paska bërë me shenjë nga Kreshniku, duke i shpjeguar se ai mund ta rregullojë këtë çështje. Të nesërmen në mëngjes, është parë peshkatari bashkë me dy të afërm të vet me motorë uji, që morën flamujt shqiptarë dhe i vunë në det, përtej kufirit tonë zyrtar, aty ku peshkatari mendonte se mund të ishin fshehur dy Sinagrillat e tjera. Sipas të dhënave të sigurta nga një bashkëpuntor i policisë në radhët e Aleancës KuqeZi, peshkatari pas vendosjes së flamujve, nuk është kthyer me Kreshnikun, por ka peshkuar dhe ka kapur dhe dy Sinagrillat e tjera. Flitet se njërën ja ka dhënë me vete Spahiut ta gatuajë në Tiranë. Nga të dhënat tona, ky është shfrytëzim i pastër i politikës për përftime personale, e cila tregon edhe një herë përse opozita nuk dëshiron të heq imunitetin dhe të hetohet për abuzime të tilla. Kjo tregon po ashtu se Spahiu nuk ka hallin e kufirit jugor, por ka hallin e tij personal dhe të miqve të tij, që duan të peshkojnë përtej kufirit tonë.

-Bravo, i tha shefi i policisë. Tani po ja përcjell menjëherë ministrit. Ja, kjo është punë e pastër. Sapo raporti mbërriti në zyrë, Flamuri e printoi dhe u bë me krah që më në fund e kapi atë Çakallin Faqezi.

Raporti i dytë mbërriti urgjent nga Qeparoi. Inspektori i policisë në fshat, kishte zbuluar interesin personal të Edi Ramës në kufirin jugor.

Sipas raportit, Edi Rama ishte parë disa net bashkë me kryeplakun e fshatit, tek një lokal me kashtë buzë detit. Për më shumë se një orë, është parë kryeplaku që tregonte me gisht nga deti, dhe Edi Rama që ishte mosbesues ndaj tregimit të tij. Sipas një bashkëpunëtori të policisë afër tyre, Edi Rama i ka kërkuar kryeplakut të fshatit t’i shpjegojë se ku perëndon dielli, se donte të pikturonte perëndimin e diellit, por kryeplaku i ka treguar se ai ishulli i pabanuar sipër Korfuzit, bëhet pengesë dhe të pengon pamjen kur dielli zhytet në det. Sipas kryeplakut, duhet të hipësh në një varkë dhe të shkosh nja 10 milje në det, që ta shikosh si dielli zhytet në Otranto. Por, sipas tij kufiri është sjellë më këtej dhe përbën rrezik. Informatori jonë na tregoi se ata u zunë shumë keq me njëri- tjetrin, pasi Rama u bë nervoz dhe i tha, ‘ti nuk merr vesh nga është perëndimi’, ndërsa kryeplaku i tregonte me hollësi se po të dilte nga gjiri dhe të drejtohej nga Otranto, e shikonte perëndimin, nëse kufiri shtyhet pak më tej. Kjo tregon se Rama ka interesa të thella personale që lidhen me Qeparoin dhe kryeplakun e fshatit, përmes të cilit kërkon të shtyjë kufirin tonë jugor, me qëllim që të kënaqë veset e tij si piktura apo meditimi buzë detit.

Flamuri mblodhi i kënaqur të dy raportet dhe i bëri telefon Doktorit.

-I kapa Doktor, tha. Kam hetuar interesat e tyre personale në kufirin jugor. Ky Ed Rama një herë nuk na shpëton dot këtë herë.

-Flamur, dakord, mirë, silli, i ke kapur ë, mire, dakord, shiko, nejse, atë e thashë kot unë, po bjeri t’i kemi nje herë.

4 komente në “Flamuri heton për interesat e Ramës dhe Spahiut në kufirin detar jugor”

  1. KAPEDANI says:

    Mamica – Edhe mua me ka spinunuar ky Muli!
    Teto Sotirica – Edhe mua me ka thyer xhamat!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/mamica-muli-infiltrohet-ne-klubet-e.html

    1. Selmon Caka says:

      Cuna, jom pak i merzit.
      Pash zotin, kush ka te na coje ndonje link nga ndonje fjalim i Mulit.
      faleminderit
      Sela, babrru

    2. Shukri Krasniqi says:

      Mul je nish! Mos u tut nga fjalt e anmikut!

    3. CICA says:

      Nuk po e shofim ma Mulin! A ka dal ne terren a? Duet me prit se ka per me na habit krejt!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje