Përgënjeshtrim i kryeministrit Sali Berisha

16 Gusht 2012, 19:34Antena TEMA

Lajmi i përhapur nga media të paguara nga njerëz të lidhur me botën e miliarderëve dhe gazetarë të paguar për të shpifur, kanë spekuluar me deklaratën e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë për prishjen e ndërtimeve 100 metra larg bregut të detit, ndërtuar në rërë. Kjo deklaratë, e cila u shoqërua me statistikat më optimiste që Shqipëria ka njohur ndonjë herë për turizmin, është shtrembëruar tërësisht nga mediat e krimit duke provokuar rëndë qeverinë e drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Mediat e krimit kanë spekuluar sikur qeveria shqiptare ka deklaruar se në shtator do të prishë dy kullat e Lulëzim Bashës, që ndërtohen në emër të tij në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Siç e ka thënë qartë në deklaratën e tij, dhe siç është transmetuar dhe nga medie korrekte e të paanshme si TV Klan, 55, ABC, etj, kryeministri Berisha e ka bërë të qartë se bëhet fjalë vetëm për ndërtime të kryera mbi rërë. Qeveria nuk është selektive dhe nuk ka ende një listë të këtyre ndërtimeve, por siç paralajmëroi kryeministri është mirë që ata t’i prishin vetë.

Lidhur me dy kullat e kompleksit Jon në Vlorë, që ndërtohen nga vjehrri i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, kryeministri as ka premtuar dhe as ka lënë të kuptohet se do të prishen. Ato janë ndërtime të kryera brenda standardeve dhe nuk preken nga urdhri i kryeministrit.

Siç dihet, ndërtimet aty nuk janë në rërë, por në ujë. Për ndërtimin e tyre investitori ka harxhuar miliona pasi ka mbushur detin me gurë dhe beton dhe mbi to ka ngritur pallate, duke ruajtur kështu të paprekur bregun e detit dhe duke hyrë brenda në det.

Së dyti, kriteri që godina duhet të jetë 100 metra larg bregut nuk e prek këtë godinë, pasi siç dihet kjo është dhjetë metra brenda ujit dhe nuk ka lidhje fare me bregun.

Akuzat dhe shpifjet e medies gjobëvënëse, që kërkon të dështojë bizneset e familjarëve të kryebashkiakut Basha, janë pjesë e neveritshme e reagimeve që ka mafia e ndërtimit në Tiranë, të cilës kryebashkiaku Basha i hoqi nga duart miliona euro fitime nga ndërtimet, të cilat tani po investohen sipas rregullave në bregdetin e Vlorës, brenda gjithë rregullave dhe kushteve teknike. Kryeministri Berisha siguron familjen e Lulëzim Bashës, vjehrrin dhe vjehrrën e tij, Kunatin dhe gruan e tij, që askush nuk do të guxojë të vërë dorë mbi pallatet e tyre të ndërtuara në ujë. Kërcënimet e disa sharlatanëve nacionalistë, të udhëhequr nga Kreshnik Spahiu se vitin tjetër kur të vijnë në pushtet do tu vënë dinamitin pronave të mafies dhe pallateve të tilla, janë shashka, të cilat nuk frikësojnë askënd. Qeveria siguron investitorët dhe në rastin konkret vjehrrin, vjehrrën dhe kunatin e kryebashkiakut Basha se askush nuk do të guxojë të vërë dorë mbi pasurinë e tyre të fituar me djersë dhe gjak në mbrojtje të pushtetit demokrat gjatë këtyre viteve.

Kryeministri Berisha i bën me dije opinionit publik dhe mediave gjobëvënëse, të cilat duan të shkatërrojnë imazhin e qeverisë duke keqinterpretuar deklaratat e kryeministrit se në shtator do të nisë një fushatë për gjithë ndërtimet e kryera pa leje këtë vit, të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi të kontaktojnë me qeverinë apo njerëz afër saj për të marrë leje. Njoftojmë këta ndërtues të kontaktojnë sa më parë me qeverinë apo njerëz afër tyre për të diktuar dhe negociuar kushtet në të cilat këto ndërtesa mund të lejohen. Çdo ngurrim për të kontaktuar Zenin, Gitën, apo njerëz të tjerë të afërt me qeverinë para 15 shtatorit, do të bëjë që këto ndërtime të prishen pa mëshirë dhe të paguajnë dhe taksën e pastrimit të plehrave nga bregdeti.

Të gjithë lajmet e tjera janë spekulime, të cilat nuk qëndrojnë dhe qeveria i dënon me përbuzje të thellë. Është kjo arsyeja që opozita nuk pranon të heqë imunitetin dhe t’i hapë rrugë hetimit të lirë për miliarderët e opozitës, të cilët bëhen xhelozë dhe për pronat dhe bizneset e ndershme të njerëzve të afërt të qeverisë.

4 komente në “Përgënjeshtrim i kryeministrit Sali Berisha”

  1. aksionisti says:

    Ha ha ah ha ha aha ha ah aha ha aha ha !
    me token krym pun!
    Asht komplet e xanun. I tash po i sulemi detit se tarracave i asht sul 20 vjeqari enver hogja!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

  2. kitara e thyer says:

    ehte ,specje ne laborator, dhe trojka na ka zgjedhur ne si mije laboratori, si popull turistik, ku nuk ka asnje race me ngjyre ndryshe, dhe per dekor.

    1. Kapedan Boletivari says:

      Po ty o kitare e thyer, kur do te te ngjisin ATA se na cave trapin!

  3. Anti-kta says:

    O Pandeli dil cik online!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje