Në rubrikën e sotme “Antena Brenda Familjes”, po botojmë disa episode nga një humorist i njohur shqiptar, i cili për shkak të besimit të madh që ka tek liria e shtypit, kërkon të mbetet anonim.
Presidenti Nishani kundërshton hapur kryeministrin Berisha.
Sali Berisha hyri në zyrën e Presidentit. Nga brenda u dëgjua zëri i Nishanit që kundërshtonte.
– Jo, jo, një mijë herë jo, zoti Kryeministër! As mos të të shkojë në mendje një gjë e tillë!
Flamuri, që e mori vesh këtë kundërshtim të zotit Nishani, shkoi menjëherë tek ai.
-Janë të vërteta ato fjalë që dëgjova, e pyeti
– Cilat fjalë, – tha Nishani.
– Akoma nuk u besoj veshëve, – vazhdoi Flamuri i tronditur. Çfarë të tha ai burri që e kundërshtove aq prerë “Jo, jo, një mijë herë jo!”
Nishani buzëqeshi.
– Doktori më tha: “Mund të ndodhë që të marrësh ndonjë vendim pa më pyetur mua.”
Lajmet e fundit
-Në vitin 2015 Shqipëria do të quhet Republika “Sali Berisha”
-Muri i madh Kinez u ndërtua për të thyer rekordin e ngjitjes nëpër shkallë nga Kryeministri shqiptar Sali Berisha.
-Dikush e paditi Sali Berishën në gjyq. Pas seancës gjyqësore, i pyetur nga gazetarët, zoti Berisha tha: “Në Shqipëri ka drejtësi. Këtë e vërtetoi me së miri vet kryetari i trupit gjykues kur pranoi fajësinë e tij.
-Siç raportohet nga NASA, Sali Berisha është i vetmi njeri-shtet që shihet me sy të lirë në hapësire.
-Në mbledhjen e radhës t grupi parlamentar i PD-se për zgjedhjet e 2013-ës, Berisha dhe PD-ja, vendosën me ndershmëri të lartë se për cilat çështje do të jenë të pandershëm në zgjedhjet e ardhshme.
Si dhe kush i lexon gazetat shqiptare?
1. Gazeta “Rilindja Demokratike” lexohet nga njerëzit që drejtojnë shtetin.
2. “Zëri i Popullit” lexohet nga njerëz të cilët shpresojnë të drejtojnë shtetin.
3.Gazeta “Panorama” lexohet nga njerëz që mendojnë se si duhet të drejtohet shteti.
4. “Mapo” lexohet nga njerëz që mendojnë se si duhet drejtuar shteti, por nuk e dinë se si.
5. Gazeta “Republika” lexohet nga njerëz që nuk kanë ndërmend të drejtojnë ndonjëherë shtetin.
6. “Gazeta Shqiptare” lexohet nga njerëz qe duan të rrjepin shtetin.
7. ”Koha Jone” lexohet nga njerëz që duan të kenë shtetin dhe pushtetin.
8.Gazeta “Tema” lexohet nga njerëzit që mendojnë se nuk ka shtet fare.
Si të nisësh një ditë me një buzëqeshje ….
1. Uluni ne kompjuterin tuaj dhe hapni një skedë të re.
2. Shkruani emrin “ Sali Berisha”
3. Dërgojeni atë tek koshi “Recycle Bin”
4. Zbrazeni “Recycle Bin”
5. PC juaj do t’ju pyes: “A jeni vërtetë i sigurte qe doni të hiqni qafe Sali Berishën?
6. Kliko sa me fort “Po”
7. Pas këtij veprimi, të jeni te sigurte qe do te ndjeheni më mirë?
Gazeta “Integrimi” lexohet nga njerez qe me pak pushtet, rrjepin nje shtet të tërë.
Zbulohet zyra e zotit
Bujar Nishani në presidencë!
Burime të sigurta nga presidenca informojnë se të gjitha zyrat e tjera janë të zëna nga kryeministri dhe stafi i tij i ngushtë!
Si shkak nxirret invaliditeti i zotit Nishani dhe pamundësia e tij për të ngjitur shkallët dhe për të kryer detyrat e tij. Ashtu si edhe në rastin e shkarkimit të zotit Bahri Shaqiri dhe zgjedhjes së Visho Ajazit si Kryetar i SHISH, në fakt detyrat dhe funksionet e presidentit të Shqipërisë do i kryejë zoti Sali Berisha.
Ky do të jetë edhe argumenti kryesor dhe strategjia e presidencës së zotit Nishani-Mehmeti për gjatë gjithë mandatit të tij presidencial.
P.S. Zotit Nishani i lirohet vetëm një zyrë e përkohshme apostafat për takimet e rëndësishme që do të shfaqen në media.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/zyra-e-zotit-nishani-presidence.html
Po nje pytje pera a derezi? perse u merzite ti. Mbaj mend qe Koco kokedhima ben ate emisionin “Si te behesh milioner” ndaj thash.
Apo e ka marre ne dore berisha tani emisionin?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
me pelqen gazeta tema edhe populli tema salio duhet me shku ne shpi njerzit kane nevoj per nje te ardherme
Fillova te beje kete keshillen e fundit.Megjithese keshillohet ne mengjez,edhe ne darke kishte efekt.Ta ndryshonte humorin,dhe te clironte energji te reja.
Ama edhe per keto shashka paska frike ky humoristi shkrimtar te tregoje surratin dmth te vendose emrin poshte humorit qe na dhuroi?
Autori eshte Kocoja.
Koco Kokedhima?
Po ca Koco o njeri, atij si ka ngel me qime ne koke,ka ik per lesh ska mend per gjera te tilla
Mendoj se autori asht Z Pellumb Kulla,sepse tek ai vazhdon te ndjehet humori i holle,por duhet te kete njerez te afert te punesuar ne Shqiperi,te cilet rrezikojne largimin per ne rruge te madhe.
KISHA NDERMEND TE BEJA EDE UNE NJE SHKRIM ME TITULL ” KETU NUK KA SHTET FARE “,POR ME DOLI PERPARA KRYEPOLICI MIT’HAT HAVARI.KY HAVARI , SIC DUKET,DO T’I SHERBEJE BERISHES DERI NE VDEKJE DHE DO TA QUAJNE JO ME MIT’HAT HAVARI, POR MIT’HAT HAVJARI DHE DO TA MBYLLE KARIEREN TIJ ME “NDER”.