Qukapi zëvendëson Flamurin në PD, hutohen ministrat

24 Gusht 2012, 20:06Antena TEMA

Qukapi ka zëvendësuar zyrtarisht Flamurin në PD. Flamuri më në fund i dorëzoi Qukapit gjithë tufën e çelësave që mbante dhe filloi t’i shpjegojë një për një të kujt dere ishin. Në fillim i shpjegoi çelësin e derës kryesore.

-Kjo ka tri kopje, tha. Një e ka ai burri, një e kam unë, dhe një e ka roja, po ai nuk i tregon asnjërit. Atë e ke vetëm kur ke harruar tëndin në shtëpi. Nuk do lësh askënd të hyjë në PD pa leje, sidomos këta nënkryetarët dhe sekretarët.

Njerëzit duhet t’i presësh vetëm t’i dhe hallet do t’i zgjidhësh vetëm ti, në emër të atij burrit. Bë kujdes se do kesh presione nga këta legenët që janë ministra, që duan të bëjnë sikur vijnë në PD, por mos ua jep çelësat.

-Ky është çelësi i zyrës së Doktorit. Ka vetëm një kopje dhe e mban ti. Herë pas here fut pastruesen ta ajrosi, se vijnë zgjedhjet vitin tjetër dhe vjen ndonjëherë ai.

-Ky është çelësi i zyrës së Jozefinës. Sa herë ta kërkoj, thuaj se kam, se do me u bë si e para e vendit këtu.

-Ky është çelësi i Astrit Patozit. Ai ka dhe një kopje tjetër, por s’ka çelës të derës së jashtme, kështu që nuk mund të vijë pa qenë ti këtu.

-Ky është çelësi i Ritvanit. Ky nuk para vjen, por kujdes se kur vjen ndonjëri që sjell ndonjë lek, ai e thërret tek zyra e vet, se aty mendon që nuk përgjohet. Ja kam vënë unë një vegël të vogël, ta tregoj pastaj.

-Këta janë çelësat e sekretarëve. Këta mos i lë të futen as në PD, se nuk i pjerdh njeri.

Pastaj i la dhe çelësat e zyrave të tjera.

Qukapi i mori me mospërfillje dhe bezdi që Flamuri po e zgjaste ceremoninë e dorëzimit.

Sapo Flamuri iku, Qukapi u ndje keq se nuk kishte si të prezantohej dhe kujt t’i prezantohej. Hyri tek zyra e Flamurit dhe gjeti një numerator telefonik të të gjithë ministrave.

-Po u bëj nga një telefon, tha me vete.

-Të marr Boden, tha, se u tregon ai të tjerëve.

-E k…si je, i tha. Qukapi jam…

-Tëmën e sëmës, i tha Bodja, po çe ke këtë gjuhë o byrazer. Po kush t’i dha ato çelësa o?

-Babi i Zenit më çoi. Më tha merru pak me PD-në, se do iki Flamuri. Hajt vari trapin i thashë, po shkoj.

-Kujt Zen bre byrazer, se na lojte menç?

-Ej k…as Zenin nuk njeh. Nejse, folim. Mos më çani trapin me hy e dal këtu tek PD-ja, se s’ja kam ngenë. Haj se folim.

Bodja u hutua shumë nga telefonata dhe mori Olldashin.

-Ore, ç’është një Qukap që merr në telefon dhe thotë “hë k…si je” dhe thotë që ka zëvendësuar Flamurin në PD?

-Hajt o burrë, Qukapi i Zenit dhe ti, po ashtu flet, se i ka ngel zakon, se kështu i kanë pas fol tek Fiesta kur e çonin të ngrohte pjatën.

-Tëmën e sëmës o byrazer, pse o dhe në dorë të Qukapit na la tani?

-Nejse, një fitore e arritëm, i tha Olldashi. Duket që Zeni po del më i fortë se Gita. Partinë e donte Gita, po e merr Zeni, KLD-në e donte Gita, e mori Zeni, Prokurorinë e do Gita, po e merr Zeni…të paktën mos na çaj kokën ky Lul Basha.

-Po jo bre byrazer, s’bëhet kjo punë kështu. Unë i thosha kush ta dha atë detyrë, ai më thoshte Babi i Zenit. Po prit bre byrazer i thosha, se jam dhe unë Sekretar i Përgjithshëm. “Je K…” më tha. Pse o, kështu flitet?

-E ka atë të keqe, është djalë i sinqertë, tha Olldashi. Ça dëgjon atje, e thotë.

11 komente në “Qukapi zëvendëson Flamurin në PD, hutohen ministrat”

  1. D. Dollapi says:

    Ahahahahahahahahahahahahahahahahah,ahahahahahahahahaah, ahahahahahahahahaahahaha! O Mero, po Qukapin nga e gjete o i uruar?!!
    Po ky ua fuska te tereve: Jozit, Bashes, Vanit … i madh je!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-3.html

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Nje gje e ka bere mire shoqnia Zeni & Co:
      Pseudonimin e ktij Keltis Krujes (dashnorit te asaj gafaxhies kardashese Erla Mehillit) ekan gjet tamam, QUKAPI. Se si qukapik eshte!

      1. Ali says:

        Qukapi vjen prej qukave, jo prej qukapikut.

  2. Burgaxhiu UK says:

    hahahaaaaaaa e madhe kjo________po kush K…. eshte Qukapiku?????

  3. geno says:

    Mero korigjo titullin, jo Qukapi, por “qukapiku” eshte dhe ne shkrim gabimi

  4. m m says:

    Qukapi,ose qukapiku…duhet te jete Edi paloqia…..

  5. Integristi says:

    Cuna dhe goca, mos u shqetesoni. Qukapi eshte pseudonimi i Prefektit te Tiranes, shokut te Zenit dhe Rrahmanit, Keltis Kruja. Thuhet se Qukapi apo Keltis Kruja do behet se shpejti Zv/Minister i Brendshem ne vend te Avenir Pekes. Nard Ndoka do kaloje Prefekt i Tiranes. Por sipas kesaj satire te Meros, i bie qe Qukapi- Keltis Kruja qenka emeruar edhe Sekretar Organizativ i PD. Gallate fare. Zeni dhe Keltisi i bie qe te bejne pas 1 viti Minister Financash Rrahmanin.

  6. eduard says:

    Kush eshte ky Qukapi o njerez? Mos k
    a ngjitur edhe ky postera si puna e Flamurit kur filloi karrieren ne PD? Po te jete keshtu, mos u cuditni kur nje dite te behet minister i rendesishem. Po te jete keshtu, fillojeni mbajeni mire me Qukapin: Hajt per hajer!

  7. Adrian says:

    Qukapi , hahahahah i madh je Mero. Te lumte

  8. MARKO says:

    Mos valle e therrqasin edhe Qukaqi?

  9. qukapi says:

    Mero o njish, mbaje humorin lart mos e ul ritmin se ia ke qelluar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje