Doktori debat me Cecën për deklaratën e rritjes së rrogave

20 Gusht 2012, 19:04Antena TEMA
Doktori debat me Cecën për deklaratën e rritjes së rrogave

Doktori thirri dje Cecën për konferencën për shtyp.

-Sot do flasësh për rritjen e rrogave, tha. Duhet të jetë një konferencë shtypi model. Jemi i vetmi vend në Evropë që rrisim rrogat dhe këtë e bëjmë pa asnjë lek borxh.

-Po ky është lajm i rëndësishëm Doktor, i tha Ceca. Duhet të dilni vet.

-Shiko, kam dal. Kam dal në muajin maj dy here, kam fol në mbledhje të qeverisë për këtë rritje rrogash.

-Ua, pse ajo e majit është, tha Ceca. Aha, e kuptova. Po nxirr Ritvanin të paktën…

-Shiko, ai njeri nxin në fytyrë. Ai është shembëlltyra e Edi Ramës. Kur del në ekran nxin i tëri dhe i duken kamerat si grykë pushkësh. E rrezaton panikun në fytyrë dhe duket sikur kemi ul rrogat po nxorëm atë. E kam nxjerr një herë në qershor për këtë rritje rrogash në parlament dhe gati sa nuk mu bë me ata të opozitës, u thoshte keni të drejtë.

-Ua, pse për këto rroga ishte fjala, tha Ceca. Ok, e kuptova. S’ka problem, flas unë. Vetëm më sqaro këtë punën që s’kemi marr lekë borxh për rritje rrogash. Këto vendet e tjera marrin borxh kur rrisin rrogat?

-Shiko, ato kanë vite të tëra që vetëm ulin rroga. P.sh, Gjermania e ka pas rrogën mesatare 3500 euro, e ka bë 3460. Ka ul rrogën 60 euro, kurse ne e kemi rrit 5 euro. Është diferencë e madhe. Ne e kemi sot rrogën mesatare 235 euro, nga 230 që e kemi pas.

-Aha, e kuptova, tha Ceca. S’po them shifra fare, po them përqindje.

-Patjetër, përqindje. Duhet ta theksosh që jemi i vetmi vend në Evropë, biles në vend të pare, që kemi përqindjen më të lartë të rritjes së rrogës, në raport me vitin 1992, kur kemi marrë pushtetin dhe rroga ishte 30 dollarë.

Ceca u nis tek zyra e saj, bëri gati deklaratën dhe filloi provat për ta lexuar.

Fillimisht hoqi shprehjet e saj të vështira, siç është për shembull shprehja që Doktori ja dikton shpesh, “siç shihet”…, të cilën herën e fundit e lexoi siç q…ihet. Pastaj bëri kujdes në heqjen e Q dhe C, dhe në fund i hodhi një sy gjithë tekstit. Ju duk i lehtë. Pasi e përmirësoi, ja çoi prapë Doktorit në zyrë.

Doktori e mori letrën, e ktheu përmbys në tavolinë pa e parë fare dhe i tha.

-Shumë mirë e ke bë, shkruaj: “Siç shihet nga tabela e rritjes së pages, Shqipëria është vendi i vetëm…

-Doktor, i tha Ceca e skuqur. E kam pak problem atë shprehjen siç shihet, se më ngatërrohet goja.

-Dakord, shkruaje siç duket. S’ka pse me t’u ngatrru goja…

-Mirë, i tha Ceca e skuqur.

Pasi e shkroi tekstin nga e para, siç e tha Doktori, shkoi para gazetarëve.

Pa kamerat që po rrinin gati për të filluar kjo, dhe për t’u çliruar filloi të bëj gallatë.

-Hë mo, prisni të bëj ndonjë gafë ë. Vari trapin, tani ja kam marr dorën. Hahaha.

U krijua një mjedis i çliruar dhe Ceca u bë gati të fillojë.

-Qeveria shqiptare njofton qytetarët e saj, se më në fund ka bërë realitet premtimin për rritjen e pagave. Siç nduket nga tabela e mëposhtme…(ahahahah u dëgjua e qeshur e kamerave)

-Vari trapin, e ngatërrova prapë tha. Fillojmë nga e para.

..Siç nduket, haha, më falni, siç duket…

-Hallall rritjen e rrogës Ceca, i tha kamerani i TVSH. E gjete fjalën e duhur, se ajo fjala siç q…ihet është më keq.

 

6 komente në “Doktori debat me Cecën për deklaratën e rritjes së rrogave”

  1. Ajdin Stafa says:

    Edhe ky Ceca, kanadez eshte :p
    Qesh se s’qaj dot o Mero! Satire shume e hidhur per buken e gojes ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html

    1. Ajdin Stafa says:

      Faleminderit Sofra & Edlira. Nuk e dija kush ishte !!!

  2. Uarda says:

    Kush eshte Ceca?

    1. edlira says:

      Erla Mehilli debilja

  3. asso says:

    kesaj si ja that emrin, CECA a i ngaterrohet vec goja apo eshte tip i ngaterrueshem gjithekund, se qyqja se sikur ngaterrohet edhe neper shtepiat e botes e bohet trishe ne cifte!!!!Ja paska lon lija huq themi ne, me u ngaterru.I don doktorri keto qe ngaterrohen, se i ka xhan!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje