Gazeta Tema botoi dy anektoda me humor nga një lexues i saj nga Vlora, duke mos botuar një të tretë, që kishte brenda fjalorit një të sharrë “nga motra”, siç thonë vlonjatet. Autori ka reaguar për këtë censurë, duke bërë sqarimin e mëposhtëm, qe po e botojmë, pasi konstatojme se ka po aq shumë humor, sa anektoda e censuruar.
Nga Edmond Bejtaj
Një falenderim i madh e i sinqerte, i përzierë me pak kritikë për gazetën Tema, meqë publikoi një gjënë time, por ma shkurtoi pak, dhe një shpjegim në stilin tim mbi sensin aspak pexhorativ që ka e sharra nga motra në gojën e një vlonjati.
Dje ishte një ditë e shënuar për mua, gazeta Tema kishte botuar ca rreshta të shkruar një ditë më parë nga unë këtu. Mesa duket dikujt i kishin pëlqyer dhe i botoi nën titullin “Humor nga Vlora”.
Të them të drejtën nuk e prisja që të kisha aq sukses. Unë shkruaj ndonjë gjë këtu vetëm kur jam i pirë, por për shkak të një problemi shëndetësor të para pak javëve (mu bllokua paketa elektronike, pak a shumë si ajo që i ndodh zakonisht kryeministrit tonë, paçka se atij i ndodh për shkaqe të tjera nga ato të miat), mjekët më thanë të mos pi asgjë veç ujit dhe verës, e kështu që një herë që shkruajta esëll, u botova.
Kjo më kujtoi një figurë legjendare të qytetit tim, një dashamirës të alkoolit, i cili midis shumë perlave të tjera që na la, një mëngjes u ankua se në të vetmen ditë që kishte shkuar në shtëpi esell, e kishte kafshuar qeni i tij, ngaqe nuk njohu aromën e zakonshme të trupit të të zotit.
Tani të vijmë tek pakënaqësia ime. Ajo që nuk më pëlqeu, ishte fakti që shkrimit m’i kishin ndryshuar titullin në “Humor nga Vlora” dhe për më tepër, më kishin prerë një të tretën e gjatësisë së tij.
E kuptoj arsyen e censurimit: tek pjesa e hequr ishte sharrë nga motra kunati i kryetarit nga një shofer që i ra goma në një gropë të cilën duhet ta mbushte me asfalt kryetari, si dhe arsyen e titullit të ri ; – jemi në sezon pushimi dhe nuk duhet të prishet rehati dhe humori i askujt.
Se pari, humori i vlonjatëve nuk është humor i thjeshtë, pavarësisht se duket ndonjëherë i vrazhdë. Është po aq i thellë sa dhe ai i shkodranëve që bëjnë humor më fin të themi. Pra, kur bëhet humor aty, nuk është thjesht humor, është diçka më tepër.
Lavdoshit i ngeli mishi pa shitur, për shkak të turistëve barkthatë të krizës që nuk e pranon askush, lypsat e vegjël edhe pa këshillën e kamerierëve të lokaleve ku lypin, kur të rriten do bëhen hajdutë, kurse kryetarët e bashkive duhet ta kuptojnë që nuk janë seks simbolet e qyteteve të tyre, por kryeshërbetorët e qytetarëve të tyre, e nga kjo pikëpamje duhet të punojnë- siç i thonë fjalës në Vlorë – “sa t’u shkërdhehen motrat”
Dhe, së dyti, askujt mos t’i ngelet qejfi kur e shajnë nga motra; kur isha emigrant në Itali, punëdhënsi im kurioz më pyeti se cilën kishim sharrjen më të rëndë ne shqiptarët. I lodhur nga puna u lumturova që më erdhi rasti: Të shkërdhefsha motrën – i thashë më plot gojën.
-E çdomethënë kjo, më pyeti?
-Kjo do të thotë qe unë dua të bëj dashuri me motrën tënde, i shpjegova.
E ca pastaj, bëj sa të duash, më tha.
-Puna është që ta bej kur dua unë e jo kur të dojë ajo, tentova ta shpjegoj.
-Kot e ke, tha , motra ime e do gjithë ditën.
Për patriotizëm i thashë: epo motrat tona nuk e duan gjithë ditën.
-Vaffanculo, tha, ju shqiptarët as të shani nuk dini.
Që ta mbyll tani: merruni me thelbin e fjalëve e jo me dukjen, apo tingëllimin e tyre. Nuk e gjen gjë motrën e Mërqezit nga e sharra e shofereve, problemi është kush do i mbushë gropat e rrugëve.
Për ta ngushëlluar Mërqezin dhe kunatin e tij, po kujtoj nje histori naftëtarësh të vjeter, kolegë të mi.
Në një ekspeditë kërkimi nafte, një inxhinjer i vjetër, i mësuar me disiplinë ushtarake, Resmiu, u bërtiste më shumë se ç’duhej punëtoreve dhe kur bëhej keq i shante edhe nga motrat. Meqë ishte kohë e keqe dhe nuk i ktheheshin dot, punëtorët i kërkuan ndihmë një inxhinjeri tjeter, Leskos nga Vlora, dhe kështu Leskua shkroi nja dy vargje që mbeten lapidar:
Motrat tona porsi molla,
që s’i prek njeri me dore
Po ti prekë Resmi kapsolla,
ja tresin plumbin në gojë !
Ahaha ha! I modh Mondi, po i modh edhe Mero qe e “moderon”
Jete te gjate te dyve e ti kaloni hallet perhere me humor!
ha ha ha ha, bravo!
nje shprehje qe eshte gjith diten ne goje te vlonjatit.
Meqe e kruan me fiq deti ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/makthet-e-saliut.html
Ahaha, kjo e fundit me pelqeu shume.
Ahahaha, do qesh gjithe diten sot me Resmi kapsollen,,hahahaha
hahahaha, me kujtohet prape
O Mondi! Nje verejtje vella; Mos krahaso me paketen tende me ate te doktorit!
Marrç nga ditet e doktorit ?
Pershendetje Shoku im Edmond bejtaj-Artikulli qe keni shkru dhe eshte censuru nga Mero, mendoj se nuk eshte e drejte qe z.Mero ta bente kete-ashtu si thoni edhe ju vete , duhej te shikonte thelbin dhe filozofine e anegtodes z.Mero e pastaj te bente censuren-Me duket se z.Mero don me iu afru perseri sales miku im, ndaj e ben kete gje, ose duke qene vete pak a shume nga krahina qe perdor shprehje te tilla -them se dic i djeg dhe atij-besoj nuk ka aresye tjeter.Urime z.Edmond -perhere shkruaj keshtu.Nuk dija qe dhe shkruanit.
tamam logjik prej palle
sakte!
haha sa K.. qe je mo burre..tamam llogjike prej palle..si e gjeti se jam kuroiz o te ..motren ty ?
o adi gjynah qe ke qene shoku i ketij qe ka bere humor
ti qeke trap komplet
e papame!!! vazhdo keshtu 10 me ylll!
ajo puna e “te shames” eshte gjetje,bie ne hall realisht kur duhet t’ia perkthesh te huajve”te punoje deri sa t’i shkerdhehet motra”?
O Mondo, të kam thënë prej kohësh që lidhu me një gazetë që ti botosh….. hahahahaha je i papam….
Kot e ke Edmondo…Te shara nga motra, apo pak me rende akoma te shara nga nena ka me bollek, per mos te thene me shume se ne Vlore ne cdo qytet tjeter te Shqiprise.
Mero thjesht s’do kete qeshur dhe aq shume kur e ka lexuar ate sharjen nga motra pasi ore e minute ajo e shkrete shahet ne Shqiperi! Humori ngelet humor dhe Vlonjatet sic e the dhe vete e kane humorin ne gjak, se ashtu i kalojne hallet dhe veshtiresite (skamja, mizerja, krimi)…
shkrimi i bukur dhe i goditur po po zoti Mero dhe ata qe meren me shkurtimet mos ta cenojne shkrimin sepse ai eshte i lidhur nga fillimi deri ne fund sepse ato dalin nga shpirti i kujdo shqipetari sepse ashtu jemi katandisur si shtet i pjerdhur .dhe une jam dakort te shkruhet bukur shqipjq me kultur me respekt por shtrohet pyetja … po per ke ?gjersa ka varferi , krime ,vrasje,prostitucion, mos t,ju bej pershtypje se thuhet ndonje fjale e keqe ( pa shiko parlamentin , qeverin e plot e plote …faleminderit
Mondi nje perqafim per shkrimet…
Dhe nje per faktin qe je mire me shendet.
Shum e bukur.Perlë e vërtet.
ha ha, sa kom qesh………. shum e bukur!
@ Tim Kaçurreli
Me ke vjedhur nje nga NICK-et. Vidhe tamam:
Eshte Tim Kaçurelsi dhe jo Tim Kaçurreli>
Jo FANTOÇI por FANTOZZI (CI)
Hahaha! Ja ke shkerdhier motren mo Mondi!
Bravo Edmond, brabo Mero !
po mire ore, pas ketij shkrimi nuk iu hoq cen-sura barsaletes se trete, se 2 te parat ishin te forta
Edmond i dashur
Kam qeshur pafund!
mos keqkupto askend… te kuptosh humorin e vlonjateve , i cili personalisht me duket shume me fin se i shkrodraneve, pavaresisht vrazhdesise, po nuk jetove me ta eshte e pamundur!
? ? kam qeshur pafund edhe pse i lexova te censuruara dhe po qesh pafund dhe tani ?
Lesko Habilaj nga Vlora ka qene nje burre i rralle dhe shume i zoti per bejte……vdiq para pak kohesh, i lehte i qofte dheu, i nderuar kujtimi i tij………nga djali nje naftetari!