Ngatërresat e Aldos me Shtëpinë e Flamurit

22 Gusht 2012, 20:43Antena TEMA
Ngatërresat e Aldos me Shtëpinë e Flamurit

Kryezëvendësministri Nikollë Lesi ka bërë lëmsh ministrinë e vet këtë javë. U bë gati një javë që në Korçë është prishur Shtëpia e Themistokli Gërmenjit, për qëllime ndërtimi ndoshta nga pronarët e saj, dhe Ministria e Kulturës nuk kishte reaguar. Fillimisht reagoi Bashkia e Korçës dhe tha se do ta ndërtonte ajo shtëpinë e Flamurit. Lajmi mbërriti në Tiranë deri tek Doktori. Ai u tërbua që Nikua i Bashkisë në Korçë, do ngrinte shtëpinë e Flamurit, dhe thirri Bumçin në telefon.

-Dëgjo, tha, ai Nikua do me ndërtu shtëpinë e Flamurit, duhet me ja heq nga duart iniciativën, se do me kompromentu Flamurin.

Bumçi mbërriti në zyrë i shqetësuar dhe thirri Niko Lesin.

-Më tha Doktori që ke ndërmend të ndërtosh Shtëpinë e Flamurit në Korçë, i tha.

Nikua e kapi situatën, dhe bëri sikur po mendohej.

-Nuk e kam vendosur ende, tha. Flamuri në fakt është djalë i mirë dhe e meriton një shtëpi në Korçë, se ka dhe nusen andej, por unë them të mos nxitohemi.

-Po shyqyr, më shpetove, i tha Bumçi, se Doktori ishte merak se mos t’i po merreshe me ndërtimin e shtëpisë. Me sa duket do ketë një krisje mes Doktorit dhe Flamurit.

-Ka diçka që nuk shkon, i tha Nikua i menduar, por t’i mos u përzie. Dhe po të tha Doktori çfarë u bë me shtëpinë e Flamurit, thuaj që kam fol me Nikon, do bëhet siç thua ti.

Kaloi një ditë, dy ditë, tre ditë dhe Bumçi s’po ndihej.

Shtypi po vazhdonte të merrej me Shtëpinë e Flamurit në Korçë dhe prishjen e saj. Doktori e humbi qetësinë. Mori prapë Aldon në telefon.

-Çfarë bëre për Shtëpinë e Flamurit, i tha. Po ta merr iniciativën Nikua dhe po e ndërton ai.

-Jo Doktor, fola me të, i tha Aldua, më tha do bëhet si të thotë Doktori.

-Shiko se ai është një skile e Edi Ramës dhe nuk i duhet besuar, tha Doktori.

-Nuk e di Doktor, i tha Aldua, ai ka shumë respekt për ty.

-Lere mo atë, se e di unë sa respekt ka ai pis, por shiko se po ta mori këtë iniciativë nga duart, do kemi probleme. Nuk ja lë unë Edi Ramës inciativën për Shtëpinë e Flamurit. O e bëjmë vet, ose se bëjmë fare.

Bumçit ju bë koka dhallë. Thirri sërish Nikon në zyrë.

-Dëgjo, Doktori nuk e ka inat Flamurin, tha. Ai thjeshtë kërkon që ose t’ia bëjmë ne shtëpinë në Korçë, ose mos të bëhet fare. Me ty se ç’ka një inat, thotë që je njeri i Edi Ramës.

-S’ka problem, i tha Nikua, se merrem vesh vet me atë unë. Po kjo punë, që ne të ndërtojmë Shtëpinë e Flamurit në Korçë, që e ka babën nga Kukësi dhe e ka pas sekretar partie dhe të mos ndërtojmë shtëpinë tënde në Lezhë, që e ke pas vëllanë e gjyshit firmëtar të pavarësisë, nuk ka lezet.

-Lere aman, i tha Aldua, ç’më fut në telashe. S’di si ta zgjidh hallin e Shtëpisë së Flamurit, ç’më duhet mua shtëpia ime.

-Vepro kështu, i tha Nikua. Thuaj Doktorit, që nuk duhet ta quajmë Shtëpi e Flamurit këtë vilën në Korçë, se pastaj i thonë Shtëpi e Berishës vilës në Vlorë, e kështu me radhë…Ai pastaj e hap vet muhabetin dhe bë ca të thotë.

Aldua u lidh me Doktorin në telefon dhe ja shpjegoi situatën.

-Or idiot, i tha Doktori, ç’lidhje ka Shtëpia e Flamurit në Korçë me vilën e pritjes?

-Po ja, tha Aldua, do jetë Shtëpi pritje e Flamur Nokës, kështu më tha dhe Nikua.

-Cili Niko, i tha Doktori?

-Nikollë Lesi, i tha Aldua i pafajshëm. A më tha lidhu me të.

-Idiot. Të thashë Niko Peleshin, jo Niko Leshin, i tha i nxehur Doktori.

Aldua i çuditur nga ulërima filloi të mendonte ndryshimin e fjalës Peleshi nga Leshi….

11 komente në “Ngatërresat e Aldos me Shtëpinë e Flamurit”

  1. voica says:

    Gjetje, por dhe e zgjuar. no coment

    1. Maks Sulo says:

      Humor i holle vertet! Ky kollovari i Zhulaleve nuk hahet as me vaj e me uthull. Si e duron ajo e gjora?

      1. Vlora says:

        HA HA HA HA ,ju ka bere doktori rreshtore te gjitheve sa hutohen dhe sdegjojne as nje fjale kur flet ai.

  2. Defrim Suljoti says:

    Aha ha, ahaha, po mire bumci, po edhe Muli qe i ha gjerat kallup ka kujtuar se per merita te medha po i bejne nje shtepi ne Korce?!!
    I madhe o Mero, gaz pac perhere!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/new-scotland-yard-mulis-training.html

    1. Dritan Kuqi says:

      Ti duhet te dalesh ne profesion te lire Mero! Te shkruash me nge satire e analize! Nuk e di, po nuk me duket e lehte ti puqesh ashtu te gjithe ata personazhe, per nje shkrim satirik ne rubriken e perditshme antena.
      Sugjeroj ti mbledhesh, ti perzgjedhesh e ti moderosh keto shkrime satire e ti botosh ne nje vellim satirik.Faleminderit dhe respekte!

  3. artur says:

    Kjo eshte nje perle, Mero. pamvaresisht se jo ne gjithcka jam dakort me Ju, por kjo sarkazem besoj edhe personazheve ne realitet ju duket medheshtore:)))

  4. hygo says:

    na shkrive mero bravo

  5. davidi says:

    antena me e bukur e te gjitha viteve

  6. gjergj says:

    E jashtzakonshme!!!

  7. kitara e thyer says:

    f.l.m. humor me nivel shume te larte,dhe me nje fabul te perditeshme te realkrizes shqipetare. me vjen jo mire qe nuk ka shume komentues.

  8. mira says:

    Perle!

    ps kryezevndesministri.. shume origjinale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje