Nishanliu do të niset për vizitë zyrtare në Kosovë. Para nisjes u përpoq të fiksonte disa gjëra që duhet të thoshte në takimin me presidenten, kryeministrin dhe kryetarët e partive. Këshilltari i tij diplomatik ka qenë punonjës i SHIK në Beograd dhe kishte përgatitur dosjet për secilin prej tyre.
-Në fillim do të takosh Presidenten, tha. Kur kam qenë unë në Beograd, këtë se ka pas njohur njeri, se kemi pasur në asnjë listë. Ne nuk do përzihemi në punët e brendshme të tyre. Ajo ka pat premtuar që pas dy vjetësh do japë dorëheqje, por tani ka ndërruar mendje dhe thotë nuk më lejon Kushtetuta. Këshilla ime është të mos përzihemi në punët e brendshme, por të flasim për respektim të Kushtetutës. Kujdes, mos ja ngatërro emrin, e ka Atifete.
-Kuptova qartë, thoshte Nishanliu duke tundur kokën. Kjo Marifetja me kë parti është, pyeti?
-Me Partinë Demokratike, i tha këshilltari. Atifete, kujdes, jo Marifete.
-Ah, qenka e jona, tha Bujari. Kuptova qartë. Do ta mbështesim.
-Nejse, e kanë pak më ndryshe ata Partinë Demokratike, tha këshilltari, por s’ka problem. Pastaj do takojmë kryeministrin. Kur kam qenë unë në Beograd, e kanë pas inat fort, por se kapnin dot, se rrinte në Shqipëri.
-I kujt partie është, pyeti Bujari?
-I Partisë Demokratike, i tha këshilltari.
-Aha, kuptova qartë. Qenka me ne, tha Nishanliu.
-Nejse, ta shpjegoj më vonë, i tha këshilltari, se nuk është tamam.
-Pastaj do takojmë kryeprokurorin e përgjithshëm…
-Kush e ka emëruar, tha Nishanliu.
-Kryeministri, u përgjigj këshilltari.
-Aha, qenka si tek ne, shumë mire, tha Bujari. Po kreun e SHISH a do ta takojmë?
-Këtu ka një problem, tha këshilltari. Ata kanë një SHIK, që është i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një SHIK që është formalisht i Kosovës.
-Nuk përzihemi në punët e brendshme ne, tha Bujari, po takojmë këtë SHIK-un e Partisë Demokratike.
-Ok, i tha këshilltari, ja e shënuam dhe këtë.
-Tani më thuaj kë do të takojmë nga partitë politike?
-Po ja, them të takojmë këtë kryetarin e LDK-së, i tha këshilltari. Kur kam qenë në Beograd, ky ka pas qenë në azil politik në Gjermani. Mbante ato paratë e 3 për qindëshit. Ka qenë njeri korrekt.
-Kjo LDK me ne është apo me Edi Ramën, e pyeti Bujari?
-Me ne ka qenë, por ndonjëherë e teprojnë, kritikojnë qeverinë e Partisë Demokratike, i tha këshilltari, por jo në Tëitter, me deklarata.
-Ok, pesë minuta na e lër takimin me këtë. Tjetër kush është?
-Janë këta të Vetëvendosjes, por vallai, kur kam qenë në Beograd, çfarë nuk thoshin për këtë Albin Kurtin. Dhe në fakt kishin të drejtë, se ai do me e shkatërru Kosovën. Ka kërkuar të bashkohet Kosova me Shqipërinë e me pas një president. …
-Si, brenda këtij mandate, pyeti Nishanliu i çuditur dhe trembur?
-Ai thotë menjëherë, tha këshilltari, por pranon që dhe të shtyhet pak.
-Ma hiq nga lista këtë, i tha Nishanliu. Se dhe Daçiçi më foli keq, kur fola në telefon me të. Tani më shpjego dhe një gjë. Kush është më i rëndësishëm aty, d.m.th kush është i pari, presidenti apo kryeministri?
-Si ne, si ne, i tha këshilltari. Me Kushtetutë është presidenti, por varet nga kryeministri.
-Kuptova qartë, tha Bujari. Tani jam i qartë. Dhe një pyetje. Ai burri me shalë në qafë, si e ka pas emrin, se mos më pyesin?
-Ai me shall e ka pas Ibrahim Rugova, ishte paqësor, ai me mjekër ishte Adem Jashari, ishte luftëtar, por mos ua përmend në takime, se mërziten.
Presidenti kukull del per here te pare jashte zyres se tij!
Me teper me preokupon se me cfare do shkoje! Se cfare do thote ja pershkrove te tera ti o Mero djali ne satiren tende!
Mjere ne kush na perfaqson!
Mjere Kosova kujt duhet t’i beje nderimet e rastit!
Apo edhe ata, nje mut, si puna jone jane???
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/is-he-in-valid.html
Lajmeroni protokollin e presidentes Jahjaga ne Kosove se eskorta e makinave shoqeruese duhet te kete edhe ambulancen e pronto-soccorso ne perberje te saj!
o mero po ky e ka nishanleshi jo nishanliu
Ky do humbase pa nam e pa nishan!
llaf burrash, me kujtoni kur te largohet si xhakete e vjeter!
e ka Mehmet ali nishanxhiu.Une pashe ne enderr sikur nishanxhiu ishte zene me saliun dhe po i bente nje puç.Saliu po betohej se do t’i shkulte mustaqet,por s’i kishte duart te lira nga jeleku antiplumb.Nishanxhiu eshte burre i mire,por ka ca probleme te vogla burri.Thone qe saliu e morri ne telefon dhe i tha qe do ta bisedonte me ambasadorin e presidenteve qe ta propozonin per president.Nishanxhiu desh te thosh jo,por i doli”bujari ju degjon”.Po hajde,se mund yte na dilte me keq se kaq.Imagjino sikur te kishim president tritan shehun apo shaban memine.Ndoshta ylli pango s’do ishte keq,se mund te beheshin çift me jozefinen e tre bridhnin boten bashke.