Nishanliu, i cili ka nisur vizitën zyrtare në Prishtinë, pas përfundimit të takimeve, dha një konferencë shtypi për gazetarët, disa nga pyetje-përgjigjet e së cilës po i japim më poshtë:
-Gazetari: Zoti Nishanliu, cili është qëllimi i vizitës suaj në Kosovë?
-Nishanliu: Sikundër e dini, Kosova është shteti më i ri i Evropës dhe unë jam presidenti më i ri në detyrë i Evropës dhe mendova se duhet ta nisja vizitën e parë këtu. Kosova është një shtet i cili banohet nga 95 për qind shqiptare dhe këtë gjë unë e them gjithmonë.
-Gazetari: Çfarë biseduat me Znj. Marifete Jahjaga?
-Nishanliu: Zonja Jahjaga, sikundër e dini, është presidente e Kosovës. Unë dhe ajo kemi të përbashkët faktin se kemi qenë personat e fundit që e kemi marrë vesh që do bëhemi presidentë. Dhe, nga propozimi tek miratimi ka zgjatur vetëm disa orë në të dy rastet.
-Gazetari: A folët me presidenten për situatën në Kosovë?
-Nishanliu: Po, biseduam për situatën në Kosovë dhe presidentja më tha se tashmë në Prishtinë bën më freskët se në Tiranë dhe kjo është mirë.
-Gazetari: Po diçka tjetër çka folët?
-Nishanliu: Po i tregova që i kam punët më mirë me shëndetin dhe pas një viti do jem dhe më mirë. Presidentja më dha kurajë dhe më tha se “kurrë nuk kam ndërmend me dhanë doreheqje pa u shëru ti krejt”.
-Gazetari: Çfarë biseduat me kryeministrin Thaçi?
-Nishanliu: I përcolla të fala dhe përshëndetje nga kyeministri Berisha. Folëm për miqësinë e mirë mes dy kryeministrave dhe forcimin e saj në të ardhmen.
-Gazetari: Çfarë mendoni për bisedimet me Serbinë?
-Nishanliu: Po mirë është të bisedohet. Kur bisedohet, njerëzit flasin me njëri- tjetrin dhe dëgjojnë njëri- tjetrin.
-Gazetari: A e përmendi kryeministri në takim situatën politike në vend?
-Nishanliu: Po, më tregoi se LDK do me ik nga komisioni për reformat dhe më pyeti se si duhet vepruar. I thashë që ne në Shqipëri këto parti i shpallim armike dhe i akuzojmë se pengojnë perspektivën evropaine të Shqipërisë. Zoti Thaçi më premtoi se do ta bënte dhe ai këtë gjë.
-Gazetari: Mësuam se do shkoni në një Kolegj privat arsimor që ka humbur shansin të quhet Universitet. Pse nuk shkoni në Universitetin publik të Prishtinës?
-Nishanliu: Ne jemi për nxitjen e arsimit privat. Ime shoqe ka pas hap një Universitet në Shqipëri për turizmin, bashkë më gruan e një njeriu që e vetëvramë dhe një italian. Por, ngaqë qeveria nuk e mbështeti sa duhet, falimentoi dhe kanë ngelur studentët rrugëve. Nuk dua që kjo gjë t’i ndodhq dhe Kosovës.
-Gazetari: A ju ka paguar Universiteti për këtë vizitë?
-Nishanliu: Me punët e parave në shtëpi merret gruaja, unë merrem me punë shteti.
Na ka nderue ne Prishtin ka fol bash si burrat e qemotit!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/newborn-2012.html
Rrnoft e kjoft Buxhard Nisani i I-re!
Mero ju mire beni qe beni humor me presidentin e menderuar tonin po me duket se sikur bisedoni me nje fantazem se me presidente te vertete se besoj se ai vetem kufome eshte se nga brendesi flet djalli dhe krimineli Berisha.Sa per te bere vizita ate e terheqin per dore si Sander mafishen kjo e tregoi dhe takimin me paraolimpikun ku i veremosuri skishte mundesi ta perqafonte se eshte manikin i semure dhe i pa shprese ne presidence ,shqip kufome e gjalle pa ment e llogjike qe po pret diten kur ti jape lamtumiren kesaj bote .
Lereni rahat Nishikukellen se eshte I semur dhe mos na peson gje dhe mbetemi pa NOTARY NE KREMINISTRI dhe nuk ka kushe te noterizoje mendimet e bearishovicidit.
Te na roj dhe te na ler pas Nishannizmi.
“Gazetari: Çfarë biseduat me Znj. Marifete Jahjaga ?”
Simbas kesaj pyetje duket qe pyetjet qe gazetaret do i bejne Nishanliut gjate konferences per shtyp, i ka shkruajtur vete me doren e vet Nishanliu para konferences dhe i ka shperndare neper gazetare qe te jete i sigurte per cfare do te pyetet .