Flamuri urdhëron opozitën të shikojë betejën me zjarret

4 Shtator 2012, 19:24Antena TEMA
Flamuri urdhëron opozitën të shikojë betejën me zjarret

Pas polemikave të shumta dhe kritikave të opozitës rreth daljes jashtë kontrollit të situatës me zjarret, Flamuri nuk duroi më. Mblodhi stafin e tij të ngushtë dhe urdhëroi që t’i bëhet e qartë opozitës që ajo duhet të shikojë betejën me zjarret.

-Kam folur dhe me atë Burrin, po ua them dhe ju, kjo nuk durohet më. Ne të luftojmë me zjarret dhe ata të tallen me ne. Nuk do ta tolerojmë më. Mo t’i shoh më në ekrane të thonë që s’po shujmë zjarre. T’u tregojmë vendin.

Kaq tha Flamuri dhe u ngrit e iku. Stafi i ngushtë ngelën në heshtje duke parë nga njëri tjetri.

-Si do bëjmë, tha shefi i kabinetit. Nga do t’ia nisim?

-Unë them të bëjmë një listë të vatrave të zjarrit dhe të bëjmë gati nga një furgon me policë të çojnë një përfaqësues të opozitës të shikojë si luftojmë ne me zjarret.

-Shumë mirë, tha drejtori i policisë. Problemi është se ka 31 vatra zjarri dhe PS ka 25 anëtarë kryesie. Ku do t’i gjejmë dhe gjashtë anëtarë të tjerë kryesie?

-U themi të na japin anëtare të Asamblesë, tha zëdhënësi.

-Jo, më mirë të marrim gjashtë aleatë të PS, që ta shikojnë dhe ata, tha këshilltari politik.

Ashtu ranë dakord. U ulën të bënin listat, po nuk po dinin emrat e kryesisë së PS.

Drejtori i policisë u kujtua për Vishon e SHIK-ut dhe i bëri telefon.

-E keni këtë listën e anëtarëve të kryesisë së PS se na duhet, i tha.

-E kemi, tha Visho, por mos bëni veprime se po i vëmë vetë në përgjim.

-Jo, jo, na duhet t’i çojmë tek zjarret, e kemi porosi nga shefi, ai e ka nga ai Burri, tha drejtori.

-Pa problem, i tha Visho dhe ia nisi listën.

Pasi i hodhën një sy listës, bënë gati 31 vetura dhe furgona. Pas pak shefi i administratës trokiti në mbledhje.

-Ça duhen gjithë këto makina në gatishmëri, tha.

-Ashtu është një punë, ka urdhëru ministri, i tha shefi i kabinetit.

-Dakord, por nuk ka asnjë litër naftë. S’kemi me se i lëvizim.

Stafi ulën sërish kokën dhe nuk folën.

Një prej tyre mori guximin dhe i bëri telefon Flamurit.

-Alo shef. Jemi mbledhur dhe po diskutojmë për porosinë që na le, i tha. Deshëm të bëjmë një surprizë, të marrim 26 anëtarë kryesie të PS dhe gjashtë aleatë dhe t’i çojmë me makinat tona pranë çdo vatre zjarri që ta shikojnë punën tonë heroike. Po kemi një problem…

-E di, e di problemin, tha Flamuri, po lërini atë budallallëk. Sa fola me Ollin dhe akoma nuk kanë hartën e rrugëve si shkohet tek zjarri. Nuk kemi si i çojmë.

-Jo, desha të them diçka tjetër, i tha shefi i kabinetit, atë punën e karburantit.

-Ajo s’është gjë, tha Flamuri, por puna është që nuk dimë nga shkohet tek këto zjarret. S’i kemi gjetur akoma. Ndaj mos bëni asnjë veprim.

-Po si t’ia bëjmë shef se s’e durojmë do atë Ed Ramën kur del e thotë Shqipëria digjet, Flamuri krihet.

-Mo u mërzit se e zgjidh unë atë punë. Do dal pa krehur në konferencë shtypi sot dhe ta marrë përgjigjen e merituar ai plehrë. Njerëzit kanë sy në ballë dhe e shikojnë vetë kush është i krehur dhe kush gëzohet për zjarret.

3 komente në “Flamuri urdhëron opozitën të shikojë betejën me zjarret”

  1. 21janari says:

    Dhe Muli e mbyll konferencen e shtypit si Zigur bukurija tek Gjeneral Gramafoni :

    Më jepni një krëhër…

  2. Rowan Atkinson says:

    Sa fort ka shperthyer edhe ky Visho Bean Canadian
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html

  3. safiu says:

    -E keni këtë listën e anëtarëve të kryesisë së PS se na duhet, i tha.

    -E kemi, tha Visho, por mos bëni veprime se po i vëmë vetë në përgjim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje