Sapo kishte mbaruar mbledhja e qeverisë dhe Aldua u kthye në zyrë. Thirri Nikollën dhe i tregoi që qeveria kishte marrë për këshilltar Ferdinad Xhaferrin dhe ishte i shqetësuar se mos eklipsohej puna e Ministrisë nga idetë e Xhaferrit.
-Meqë ti ke punuar me të, më thuaj pak se çfarë idesh ka pasur ai, që ti dalim të keqes para, i tha Aldua?
-Po ti shkruaj, i tha Nikolla. Ai kishte objektiv sjelljen në atdhe të eshtrave të Ismail Qemalit. Këta ja kundërshtuan, se thanë që gjoja eshtrat kanë ardhur, por nuk është e vërtetë. Kur eshtrat vijnë zyrtarisht, duhet të vijnë në kryeqytet, në Tiranë. Ata pretendojnë që i kanë në Vlorë. Atëherë t’i duhet të bësh një propozim, që eshtrat e Ismail Qemalit duhet të vijnë në Tiranë, se këtu është kryeqyteti.
-Kjo qenka shumë e bukur, tha Aldo. Po në Tiranë ku do ta varrosim?
-Ka pas një ide për një Mauzoleum për Mbretin Zog, i tha Nikua. Por, meqë Zogu ka vrarë Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin dhe Avni Rustemin, u ra dakord që varret e këtyre t’i çojmë në Kosovë, se ata më shumë për Kosovën kanë luftuar, kurse ne të mbajmë Zogun. Me këtë rast, dhe Kosova ka çfarë kujton me rastin e 100 vjetorit.
-Shumë interesante, tha Aldua. Po ja propozoj dhe unë Doktorit, para se t’ia propozojë ai. Po eshtrat e këtyre është e sigurt që janë këtu?
-Po, të Bajram Currit janë, të Avni Rustemit janë në Vlorë, të Hasan Prishtinës i ka sjell shoku Enver më 1978. Vetëm të Gurakuqit janë në Bari.
-Po pse nuk i sjellin ato, pyeti Aldo?
-Nuk e di, po Doktori i ka inat këta katolikët, i tha Nikolla. Gurakuqi ka qenë dhe mik i Imzot Bumçit dhe ndoshta e ka dhe atë inat. Prandaj, bëj kujdes, mos këmbëngul që të vijnë këtu. Fundja, le të shkojnë drejt e në Kosovë.
-Mirë që ma the, tha Aldua. Unë në fakt nuk jam katolik, jam gjysmë për gjysmë. Ndonjë gjë tjetër, se deri tani gjithë idetë i kemi me varrime dhe zhvarrime, tha Aldua?
-Doktori kështu e ka qejfin, i tha Nikolla. Shto dhe një ide të fundit. Ferdinandi e kishte ëndërr Nënën Mbretëreshën dhe kishte idenë të propozonte që tek Maozoleumi i Mbretit Zog, të varroseshin dhe njerëzit e shquar të Familjes Berisha, d.m.th gruaja e tij, vet Doktori. kur larg qoftë të vdes etj.
-Mos. tha Aldua. Këtë nuk ja them dot Doktorit, se kushedi si ma merr.
-Po mire, i tha Nikua. Thuaja një herë për Bujar Nishanin, po nuk reagoi keq, thuaja.
-Mirë, tha Aldua me mëdyshje. D.m.th të rrijnë bashkë në një varr Ismail Bej Vlora, Ahmet Zogu, Doktori, që larg qoftë, ..po sikur të reagojnë këta të opozitës. Të thonë që duam dhe ne kryeministrat tanë aty?
-Kam fol me Ramën, i tha Nikolla. Nuk duan vetë ata, se u ka dhënë fjalën Ilir Meta, që deri sa të jetë gjallë Doktori, do jetë me atë, pastaj do bëhet me ata, bashkë në pushtet.
Mediat kosovare bajn hajgare me Nishanin!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hajgare-me-nishanin.html
hahaha,e forte!
Aldoja eshte i pari se ka mbaru studimet e nalta ne “perendim” – po po ne Qipron Turke – eshte i avancuar ky djale – Trap i madhe se ka shokun
per te qare dhe per te qeshur esht kjo
keta respektojne kush ka vrare patriotet shqiptar dhe lene ne harrese ata qe kete vend e duan e kan derdh gjak, kurse aldo gjumashi nuk merr vesh ca behet rreth e rrotull
nejse, ta gezoni ferd xhaferrin te kultura o popull
morashkaknga nej nga komentet ne kete shkrim per te verifikuar edukimin e zotiti Bumci. Ne Cv-ne etij ne faqen e kuvendit del se ai ka studjuar ne qipron veriore (territor politiko gjeografik i pa njohur nga asnje shtet pervec turqise) rrjedhimisht dhe insititucionet e tij nuk njihen asgjekundi…per te vertetuar statusin e universitetit mundeni ti drejtoheni http://www.enic-naric.net/index.aspx?c=Albania kjo drejtori duhet tju jape pergjigje nese e njeh si institucjon te arsimit te larte dhe nese ka bere vleresimin e diplomes se Bumcit, nese po bazuar ne cfare… mbase dalin ca”thesare”nga nje kerkim kaq i vogel per ish ministrin e drejtesise se qeverise se saleshit