Sandri me Becin, luftë anekdotash

8 Shtator 2012, 19:49Antena TEMA
Sandri me Becin, luftë anekdotash

Një teknik i radiotelevizionit kishte disa ditë që bezdiste drejtorin e përgjithshëm, Tit Beci. Në hapësirën mes ndërtesës së Radio Tiranës dhe TVSH është një hapësirë bosh që zakonisht përdoret për parking të drejtuesve të RTSH.

Ditën e parë tekniku i zuri derën Becit dhe iu lut t’ia dëgjonte kërkesën.

-Ka një vend bosh aty pas teje, më lejo ta parkoj unë makinën aty, i tha.

-Po ik mu hiq qafe, i tha Beci dhe vazhdoi rrugën.

Pas disa ditësh tekniku i kishte zënë sërish pritë.

-Shef, si do vejë halli im, i tha.

-Çfarë halli ke, i tha Beci.

-Ai vendi është akoma bosh, të parkoj unë aty?

-Po ik mor pis, thashë ça halli kishe, i tha Beci i tërbuar dhe vazhdoi rrugën.

Por tekniku u tregua i duruar. Ditë pas dite kudo që e shihte Becin e ndalonte dhe i përsëriste kërkesën.

Më në fund Beci u dorëzua dhe e pyeti me qetësi.

-A mund të thuash ça halli ke tamam se më çmende?

-Është ajo hapësira bosh aty tek parkimi shef, i tha. Më jep një letër që të parkoj unë aty.

-Po parko pra, i tha Beci, ç’e do letrën.

-Pash zotin shef se pashë një ditë Sandrin me Zamirin që po thoshin qenka një vend bosh aty, i fusim një kullë këtu.

Beci i befasuar nga humori i zi i teknikut të tij, ia plasi të qeshurës dhe urdhëroi që ai vend të ishte i teknikut.

Historia u bë e famshme dhe shkoi në vesh të Zamirit. Ky ia tha Sandrit. Ky i fundit që e konsideron Becin si zar të tij, u tërbua që ishte bërë objekt barsoletash në TVSH dhe vendosi të hakmerret.

Merr Becin në telefon dhe i thotë të kam çuar Kelin në TVSH, po shiko ma ki pak kujdes.

-Po mirë po e trajtoj, ça ka, i tha Beci i çuditur.

-Jo, asgjë, kot, i tha Sandri, thashë ta kesh kujdes.

Të nesërmen e mori prapë dhe ia përsëriti porosinë për Kelin.

Beci i çuditur ia përsëriti se Keli s’ka asnjë problem.

Ditën e tretë Sandri ia përsëriti përsëri.

-Po më çmende, i tha Beci, ça halli ke se Keli mirë është?

-Ka ca ditë që më thotë të rri unë tek zyra e Becit se ai rri gjithë ditën me kurva, i tha Sandri, dhe ai po të hyri në zyrë nuk del më.

-Ça thu mo vëlla, unë ngela gjithë ditën në punë, dje isha në Dajt, sot kishin ardhur ata kinezët. Kam lënë nesër një takim për digjitalin, ça thu mo, unë ngela në punë…

-Nuk e di, i tha Sandri. Nuk kam hall se të zë vendin Keli, kam hall se më thotë Doktori merr Becin në punë pastaj, se ty s’të mban dot njeriu me lekët e shtetit, jo me lekët e veta.

11 komente në “Sandri me Becin, luftë anekdotash”

  1. Artan Haxhiraj says:

    E bukur. Sa galeri te gjere personazhesh qe ke o Mero! Perdite na befason me personazhet qe zgjedh dhe satiren e humorin fin qe perdor. Lum si ti e pena TOP!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html

  2. Me ket ke thy rekord Plako/ Mero, nuk bohet mo yll, Ne aq rreshta ke te plote thelbin e ‘shpirtit mafioz, makuterine ruralo – kellirte’
    Je I modh plako, e ke fut veten ne qytetaret me ket!

  3. Vlora says:

    na je bere i domosdoshem si ajri o MERO,,,,srim dot asnje dite pa i lexuar te gjitha artikujt e Temes.

    BRAVO.

  4. titbeci says:

    ça do presesh nga Beci, nje idiot qê i duket vetja se eshte me te vertete drejtor. vetem ta shikosh si bertet neper korridore qe ta kuptosh se i ka thene trurit “ik pirdhu me kohe”.

  5. elona says:

    edhe ne Klan per koqe e mbanin. sillej verdalle gjithe diten kot se s’di te beje asgje dhe i thoshin “ti je nen-drejtor” nen Sandrin.

  6. E-di Paloq-ja says:

    O Mero, te lumte pena, kishim kohe pa e degjuar Sandrin. Rri, rri dhe mos harro Mulin, se eshte ministri brendshem dhe ka qasje te madhe me Qazim Mulletin. Hallall, hallall Mero.

  7. E-di Paloq-ja says:

    O Mero, hallall, te lumte pena, se e kishim harruar Sandrin. Te lutem na kujto edhe Mulin, se ka qasje te madhe me Qazim Mulletin.
    Hallall Mero, hallall.

  8. BUJAR U.S.A says:

    Mero je vecse legjende.Me kete humor qe krijon sot per sot nuk ta kalon njeri tjeter.Me batutat e tuaja sidomos me sander mafishen e klanit apo me fevzo kurven po te klanit je i pa arritshem.Sigurisht qe vlera jote rritet cdo dite e me teper me figuren e pa harruar te adhamudhit te saliut shokut flamur noka apo mulit te famshem.Te lumt pena or i madhi MERO BAZE qe na zbavit edhe ne shqiptarve te AMERIKES.

  9. Ivani i madh says:

    Mero i ben te goditura keto humore te Sander trapit e dell Becit qe rine prapa Berishes si dy kone te bindura e te pa lara.Ne te na fute me nenkuptim dhe vampirin Sali Berisha me bashkimin e germave te para te tyre S andri e B eci =S.Berisha .Vazdo MERO se keta e disa tipa si keta jane humori yne se trupate estradave te vendit jane zhdukur pa lene gjurme.

  10. C. ZANETI says:

    O Mero trimi po na kendace fare me menyren se si u nxjerr fetyren ketyre maskarenjeve, qe edhe ne gjume mendojne si te vjedhin apo gllabrojne pronen publike. Bravo te qofte

  11. Joni says:

    Mero,miku im qe te jesh i sinqerte plotsisht duhet te shtosh,kur u be drejtor Beci ti ishe ne paradhomen e Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje