Faturë për djegien e fotove të Bamirit

7 Shtator 2012, 21:41Antena TEMA
Faturë për djegien e fotove të Bamirit

Zhilla e nisa dje ditën e punës me humor të mirë. Bëri gati një tavë me qofte me lëng, pak peshk me limon, disa perime të pjekura në zgarë dhe u nis drejt Presidencës. Priti deri sa Presidenti hyri brenda dhe trokiti tek sekretarja e tij.

-Ka një porosi shefi, i tha, duhet t’ia çoj.

Sekretarja e la të hynte.

Zhilla pa shumë delikatesë i hapi tavat që kishte sjellë me vete dhe ia vuri para Nishanliut.

-Më vjen keq, nuk më hahet tani, i tha ai.

-Provoje pak, është e mirë, i tha Zhilla dhe i zgjati një qofte.

Ai e provoi dhe e falenderoi.

-Provo pak dhe peshkun, tha, është i mirë, e marr direkt nga një anije në Durrës.

Sapo ai nisi ta provonte, Zhilla u ngrit, hapi çantën dhe nxori andej fotografinë e tij.

-Shikoje, tha, e bëra.

I hodhi një sy fotografisë dhe iu duk normale. Ngjante paksa si i ndrojtur dhe i përkushtuar para fotografit, por u kujtua se kur shkrepi aparatin ai, kishte përballë fotografinë e Doktorit dhe dukej sikur e shikonte ai.

-Në rregull, printoje këtë version, mirë është, i tha Nishanliu. Ti u ke bërë gjithë presidentëve fotografi?

-Jo, vetëm Moisiut, tha Zhilla. Këtij tradhtarit nuk ia bëra. Por desha të të them diçka tjetër.

-Çfarë, i tha Nishanliu.

-Si t’ia bëjmë se po harxhoj shumë lek të mbledh fotot e tij si president dhe t’i djeg. Kam shkuar komunë më komunë, zyrë më zyrë, mbledh fotot e tij dhe i djeg. Ka shumë rëndësi t’i djegim të gjitha. Nuk duhet të ngelet askund imazhi i tij që ka qenë president. Le që mund t’i përdorë dhe si postera në fushatë se ka pas shtypur shumë ai.

-Si mund të të ndihmoj, i tha Nishanliu.

-Po ja sikur të më hiqje këto shpenzimet që kam bërë për djegien e fotove të tij. I kam shënuar, i ke këtu në letër.

Nishanliu u hodhi një sy shpejt e shpejt.

-Mbledhje fotografish: dy mijë zyra. Mesatarja e shpenzimeve: 100 dollarë për një zyrë. Përfshihet udhëtimi, koha e humbur dhe ushqimi.

-Djegie fotografish. 6 shkrepëse, dhjetë litra benzinë.

Mbulim hiri. Gjithsej 300 dollarë.

…..

-Shumë në detaje i paske bërë, i tha Nishanliu.

-Me letrat duhet të jemi në rregull, i tha. Provoje peshkun, provoje. Është shumë i mirë. Fola dhe pak me zonjën. Do hapim një restorant në kat të parë. Ka për të ecur shumë. Kam përvojë në këtë drejtim. Mos u merakos, do dalë shumë mirë.

-Dakord, dakord, po kjo fatura qenka pak e lartë, i tha Nishanliu.

-S’ka problem, e rregullojmë, i tha Zhilla. I marr përsipër dde vetë unë, por kujtoja shefit ndonjë ditë, thuaj që ka djegur gjithë fotot e Bamirit me lekët e veta.

-Patjetër, ia them unë, i tha Nishanliu i lehtësuar që s’do t’i paguante shkrepëset.

2 komente në “Faturë për djegien e fotove të Bamirit”

  1. Fran Ndoj says:

    Ha ha ha! Magazinieri i peshkut qimen e nderon, por zakonin s’e harron!
    Dhe kte here ka rene ne Nishanlli, s’e ka problem.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/u-mbars-mali-e-polli-nje.html
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  2. fari says:

    O Mero…..
    Ja nxive fare ketij xhilles……………..
    lere te shkretin se ka ik per lesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje