Ajo që i ndodhi Sandrit dje tek vakia e Fevzos, e ka shqetësuar shumë. Pasi Sandri mori Doktorin nga krahu dhe filloi të shëtiste mes të ftuarve, befas në një cep të oborrit u shfaq Nishanliu, që buzëqeshte dhe shikonte nga Sandri. Sandri ia hoqi disa herë vështrimin, por Nishanliu nuk ia ndante sytë pa ia marrë një vështrim.
Doktori e ndjeu se Sandri po bezdisej nga vështrimet e Nishanliut dhe ktheu kokën nga ai. Nishanliu tundi kokën dhe u përkul me buzëqeshjen e pandarë të përulur në fytyrë.
Edhe Doktori si Sandri hoqi menjëherë vështrimin.
-Ke bë gabim që e ke ftu Sandër, i tha Doktori.
-Donte vetë Doktor, tha Sandri. Kishte marrë tre herë Fevzon se mos e harronte.
-Nejse, keni ba gabim. Nuk është ai për këto ceremoni. Dakord, po keni ba gabim.
Sandri pa me cep të syrit nga Nishanliu dhe ai po vështronte akoma nga Sandri dhe Doktori. Donte patjetër ta përshëndesnin.
Doktori dukej i mërzitur në fytyrë pasi skena po bëhej gati qesharake. Nishanliu me sy nga Sandri dhe Doktori dhe këta të dy që bënin sikur nuk e shikonin. Për të shmangur bezdinë e vështrimeve, Doktori shpërtheu ndaj Sandrit.
-Shiko, atë fjalimin e kishe gabim. Nuk ma bën dot fakt të kryer ti mua të bëj debat me Edi Ramën këtu. Jo, atë e bëre gabim. Ma ka bë një here Top Channel këtë dhe e ka pagu shtrenjtë.
-Po ma kërkoi Fevzo Doktor.
-Shiko, e bëre gabim. Kaq. Mirë, dakord, po kaq. E bëre gabim.
Sandri u vu në siklet dhe donte të ndryshonte muhabetin.
-Shiko Irfanin Doktor, po takon Metën me Ramën, i tha dhe tregoi me gisht nga Irfani.
Doktori ngriti kokën dhe pa Irfanin që kishte marrë Metën nga dora dhe po e çonte tek Rama.
Berisha u bë spec i gjithi.
-Nejse zotëri, tha, atë e bëre gabim. Nuk më komandon dot ti mua, as ndonjë tjetër. Jo, pazare këtu nuk bëj unë. Atë që ke thënë aty, e ke bë gabim.
U kthye mbrapsht mos të shikonte më gjatë si qeshte Meta me Ramën. Doli sërish përballë Nishanliut. Ai vazhdonte buzëqeshte dhe shikonte nga Sandri dhe Doktori. Nuk e kishte mendjen fare tek njerëzit që i kalonin para. Ktheu kokën majtas dhe pa Fullanin me Flamurin që po bisedonin mbi stabilitetin e euros dhe indeksimin e inflacionit… Doktori shfryu me vete…
-Idiotët, tha.
Doktori uli sërish sytë poshtë.
Sandri nuk dinte ç’të bënte. Nga një anë Nishanliu që nuk ua ndante sytë nga ana tjetër Meta me Ramën dhe Irfani ndërmjetës. Zamiri, që ishte shkëputur, po rrinte fiks në mes të distancës mes Ramës e Metës dhe Berishës. Sa kthente kokën Berisha, bënte sikur nisej për nga Sandri, sa hiqte kokën, bënte sikur nisej për nga Meta dhe Rama.
Në një moment i foli Sandrit për të shpëtuar nga sikleti dhe Sandri u afrua tek ai. Doktori sikur mezi kishte pritur, mori Lilin dhe iku befas nga festa pa mbushur as dhjetë minuta. Sandri e pa kur u drejtua nga dera dhe e la Zamirin duke vrapuar ta përcillte.
-Shpejt ike Doktor, i tha.
-Nejse, do iki se kam punë. E bëre gabim atë, i tha dhe pa gjithë pishmanllëk nga Nishanliu, që tashmë ishte kthyer me sytë nga dera, nga po ikte Doktori.
ka pas pune te tjera me bo doktori! Eshte situate hajnish nuk ka kohe per aheng!
http://imazheshqip.blogspot.com/
DHE FEVZIU ME LIBRIN NE DORE,,,,NUK e heq nga dora,,, se kujton se me ate liber ka””’ZBULUAR AMERIKEN””???????
MERO si gjithmone ne lartesine e duhur je.Per nishanlliun tani per tani nuk do flas se do kemi kohe mbas emerimit te k/prokurorit.Loja qe ti imadhi MERO ben me keto zuzare i kalon kufijte e sarkazmes.Mendja jote cdo cast zbulon bema te reja per keto hajdute te neveritshem.Haram dhe ilace i befshin leket e popullit fukara.Te pa ngopur paskan qene qe nga doktor rrumpalla e deri tek doktor muli,adhamudhi.Vetem per nje gje te lutem se sot nje vit do te tjere qe do qeverisin dhe nga ju pres qe te mbash po kete ritem qe ke mbajtur keto vite n.q.s edhe ata do te jene njelloj si keta pacavuret.Te lutem vazhdo keshtu se te gjithe shqiptaret jane me ty.Edhe nje kujtese te vogel ma ki pak kujdes balliun e Gramshit nga 55 dhe gjeneralin e 97 apo aktorin e madh te kohes se dulles.Per pak harrova edhe spiunin e ri sipas dosjes se xhozit me emri artan leshi.
Keta jane sharlatane te gjithe pa perjashtim!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
Uaaaa para kohe iku doktor Berisha.Bukur shume.Shikoni se ndofta nuk shkone me zyre e te dergojme Ramen te na rilinde ne kryeministri.
Keta jane nje grupim njerezish vanitoze dhe kokeboshe qe perfitojne maksimalisht nga “torta” e qeverise, e cila nuk eshte gje tjeter vecse mundi dhe djersa e shqitareve te vjedhur mizorisht.
Nje gje me ben pershtypje ne Mero.I ve te gjithe ne loje dhe shume bukur,aftesia jote kjo pavaresisht se sa qesharake jane ne realitet.Por Doktorin gjithmone e ve ne pozita dominuese ndaj te tjereve dhe aspak qesharak.Se kuptoj dot kete,ose ai eshte vertete me i zgjuar se te tjeret dhe ka diference kulturore dhe ka aq zgjuarsi dhe intelekt sa ti s`gjen dot ku te kapesh ose menyra artistike se si ti e nderton ngjarjen ta lejon nje Berishe te tille,pra jo karagjoz si te tjeret qe e rrethojne.Te lutem me thuaj kush qendron nga keto te dyja.
A mund te vihesh Enver Hoxha ne pozita qesharake kur ishte ne pushtet???Pas vdekjes e vume ne …por Berishen do ta veme pa vdekur!!!
Hahahahahahaaaa… sa kom qesh per zotin… s’kenë K*ri… na ësht ngjit Nishani… komike fare, për hollywood!
Per zgjuaresi dhe kulture Doktorit hiqi kepelen. Shquhet per nje memorie perfekte. Ne konferenca shtypi gazetareve u drejtohet me emer dhe mbiemer. Edhe ne profesionin e tij deri ne vitin 1990 ka bere pjese ne eliten e kardiologeve shqiptare. Kjo qe arsye qe shefat e nomeklatures komuniste, pervec Diktatorit, kane kerkuar sherbimin e tij kur semureshin nga zemra. Nje cilesi e tij keto 20 vjet ka qene sigurimi i nje informacioni te plote e te pa nderprere jo vetem per kundershtaret e tij, por edhe per ata qe ka anash apo pas kurrizit, duke mos u zene asnje here ne befasi. Biles keta te fundit i monitoron me me rigorozitet. Per te siguruar suportin e duhur tek nderkombetaret gjithmone ka dribluar me shume shkathtesi, duke mos i lejuar vehtes asnje lloj moskujdesi. Te gjitha keto edhe faktore te tjera i kane dhene mundesine qe te mbijetoje ne politike mbi 22 vjet, po keshtu te shtyje edhe 30 vjet te tjera
Per sa i perket si e kryen detyren e shefit te ekzekutivit ne jemi popull i pa gdhendur, pasi ai ka mbi 7 vjet na thote se jemi kombi me i i lumtur ne glob, por ne nuk e dime, nuk e kuptojme. Prandaj i duhet qe te na e perserise nje dite po dhe nje dite jo. Por edhe ne nje dite do te ndergjegjesohemi qe kemi arsim dhe shendetesi ne nivelet me te larta europiane, kemi rend e siguri dhe per zhvillim ekonomik ja kemi kaluar shteteve kryesore europiane.