Dialogje për Albpetrolin në vakinë e Fevzos

10 Shtator 2012, 22:07Antena TEMA
Dialogje për Albpetrolin në vakinë e Fevzos

Në festën e Fevzos për 15 vjetorin e Opinionit, Sandri ishte mikpritësi kryesor. Pasi mbajti një fjalim të gjatë që të krijonte idenë se Fevzo kish vdekur dhe po e përkujtonin,  Sandri filloi shëtitjen e zakonshme duke marrë Doktorin dhe duke ecur grup më grup.

Në fillim biseda filloi me Doktorin.

-Doktor, po bingo është kjo e Albpetrolit ë! Një miliard dollarë, tani i rrujnë trapin pushtetit këta të opozitës.

Doktori nuk foli dhe bëri sikur nuk dëgjoi. Fevzo i ra me bërryl që të mos fliste me fjalë të pista.

-Jo mo burrë s’e ka për ato, tha Sandri dhe vazhdoi.

–Doktor, po interesante është kjo punë, kush janë këta që e blejnë?

Doktori ngriti kokën dhe pyeti Fevziun sa kur do ta fillonte Opinionin.

-Javën tjetër, nxitoi Fevziu të përgjigjej dhe i ra prapë me bërryl Sandrit të mos fliste.

Ndërhyri Zamiri.

-Nuk më duket i besushëm ai çmim Doktor, mos u gënje kot. Shiko atë të dytën, Bankers është më serioz.

-E vërtetë është, tha Doktori. Shiko, ata, ta them unë ty, është një gjë këtu, nejse, po sidoqoftë, shiko, jo se nuk dihet kush janë, por gjithë ato para po erdhën këtu, ose ne, ose paratë. Shiko, një problem e kanë gjithë ato para.

-E vërtetë është, tha Zamiri. Ata bëhen shtet më vete pastaj, nejse Doktor ia thashë pak dhe Metës, nuk duhet ta lejoni. Jepjani Bankersit është më serioz.

Sandri s’po kuptonte ç’po thuhej.

-Ça thu mo k…, iu kthye Zamirit. Ata japin 1 miliard dollarë, ata 300 milion euro, si tua japë atyre?

-Sandri ka të drejtë Doktor, janë shumë lek, s’dihet kush është pas.

-Në fakt, shiko, ua them unë ju, nuk është se nuk ja vlen aq, çmim real është, por një çmim i tillë nuk jepet pa negociata. Jo, pa negociata nuk jepet. Pavarësisht garave, në çdo vend të botës negociohet me qeverinë. Unë nuk jam kundër, biles na duhen shumë 1 miliard dollarë, por duhej negociuar. Tani të them të drejtën nuk është se s’mund të flasim me ta, por të shikojmë, tha Doktori.

Zamiri pa sa nga Sandri, sa nga Fevziu.

-Në fakt ia vlen 1 miliard Doktor. Është çmim fantastik. Duhet parë, u duhen marrë ato lek, janë gjithë ato lek. S’ka problem se gjenden ata kush janë, do kalojë në parlament marrëveshja.

Sandri u trash prapë dhe shikonte nga Zamiri.

-E drodhi prapë ky, i tha Fevziut. Shiko t’ia dhjes një herë.

-Nejse Doktor, pavarësisht se duhen ato lek, po janë të panjohur, më mirë me Bankersin. Dhe Meta me Bankersin ishte. Biles qe nxehë pak. Më tha prokurorinë s’ma dhatë, KQZ nuk ma dhatë. Po nuk më dhatë dhe Albpetrolin, do iki.

-Tani shiko, ai një të drejtë e ka, dhe unë them që aty mund të shkojë tek Bankers.

-Tek Bankers, tek Bankers Doktor, ndërhyri prapë Zamiri. I thashë dhe Ramës se e takova tani. Më pyeti ça do bëhet me Albpetrolin. I thashë Bankers është realist. Po pse mo burrë, tha, janë gjithë ato lek, pse nuk i merrni. Nuk i dihet kush janë, i thashë.

-Ashtu tha, pse s’ia jepni të parit? E shikon. E kisha një dyshim. Qenka ai pas tyre. Kurrë nuk u jap atyre, tha Doktori.

Sandri, që filloi të zbavitej me Zamirin, ndërhyri prapë.

-E takova unë Ramën. Më tha shpresoj të dështojë tenderi. Unë do bëj sikur jam me të parin që Doktori të tentojë t’ia japë të dytit, ai s’ka letrat në rregull dhe dështon.

-Skandal është në fakt ta marrë i dyti, tha Zamiri, po dhe këta nuk dihet kush janë, dhe pa nga Doktori.

-Tani zotërinj, ai është një mall që s’mund ta blejë kush pa lejen tonë. Kaq. Çmimin, të tjerat i rregullojmë vetë. Ty Fevzi si të duket?

-Po mua mirë më duket se kaloi, tha Fevziu, vetëm ky fjalimi i Sandrit ishte sikur kisha vdekur dhe po më kujtonte.

-Të pyeta për Albpetrolin, i tha Doktori, jo aktivitetin.

-Aha, mirë o burrë, nejse ty si t’u duk, mirë kaloi, apo jo?

13 komente në “Dialogje për Albpetrolin në vakinë e Fevzos”

  1. A.K. says:

    E dhimbshme ne duar te kujt ka rene dhe si eshte katandisur Shqiperia!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/stop-vjedhjes.html
    P.S. Te ndjek cdo dite, vecanerisht tek Antena! Humor/sarkazaem/satire …, qe me nxjerr mallin e Hostenit te dikurshem.
    Komplimente e pune te mbare!

  2. Kol Tivari says:

    Per c’fare mund te krenohet Fevziu??? Gjysma e ma shume e popullit e urren.Pushteti e subvensionon me pare,per te ba politiken e Kurves Maloke dhe fevzua leh.Ku asht merita e nje zagari qe leh??? Askun.Gjahtari e perdor zagarin ne gjueti dhe sado sukses te kete gjuetari,zagari mbetet prape zagar.

  3. eni says:

    O Frangaj plehre, paguaj rrogat e punonjesve qe rrobaten per nej 250 mije te qelbur e boll bere festa marramendese… punonjesit e tu nuk kane lek t’u japin femijeve nje akullore ne diten e pare te shkolles kurse ti me perdridhesh si kurvat neper festa…

  4. BUJAR U.S.A says:

    MERO je fantastik.Sot nuk jane te paket ato funderrina qe nuk do harrohen lehte.Te tille jane edi paloka,cili,balliu,collaku,cupi,f.nano,bucpapa,lilua i metes,sandri i klanit,lulzimja e bashes por kurve me e pabesushme eshte blendi fevziu.Eshte tamam pinjolli i esat toptanit,tradhetarit me te madh te kombit tone.Jam i sigurt se nje dite do dale qe fevziu te jete njelloj si puna e artan hoxhes,spiunit qe per pak u be president.Kjo do jete dita me e bukur e jetes time.Zagari fevzo do pergjigjet njelloj si tradhetaret e tjere qe shiten detin SHqiptar sepse i ka bere fresk ketij regjimi fashist per me shume se nje dekate.

  5. edi frangu says:

    Nuk ka me turp se sa te shikosh ne duart e kujt ka rene media! Turp i math ne kete vend. Sander Frangaj nje njeri sherbetor i cdo pushteti vjen e merr gjithato dynym ne Kinostudio, toke e ish pronareve, dhe nuk ka turp e hiqet si i forte i ketij vendi.ka marre token e njerezve te mije qe e kane trasheguar brez pas brezi ne ate vend. mori ndertesen gati, beri disa te reja me leket e saliut, nje pis pisi

  6. pushti says:

    Sandri eshte nje hajdut qe po merr prona e gjithcka me saliun, por ka rrezik ta dredhi dhe me Ramen sa te vije ky ne pushtet. Ma i poshter se Frangaj nuk ben nena ! Shkerdhate , hajdut, kurvar, qe shkerdhen gjithe femrat e bukura aty ne TV KLAN e ABC news. mut hesapi , por ka pas saliun . do vije nje dite q

  7. Edi says:

    Ne fakt dukej tamam sikur Sandri po i bente Nekrologjine Fevziut. Kjo ishte gjeja e pare qe m evajti ne mendje kur po degjoja Sandrin dje…

    Moderatoret e TemA-s, me lejoni t’ju korrigjoj ne menyre konstruktive, nuk shkruhet Albetrol, por Alpetrol.

    Faleminderit dhe pune te mbare,

    1. kuzhinieri says:

      Komentues i TemA-s, me lejoni t’ju korrigjoj ne menyre konstruktive, nuk shkruhet Albetrol, as Alpetrol por Albpetrol.

      Faleminderit dhe pune te mbare,

      1. Edi says:

        Faleminderit Kuzhinier… Ishte lapsus

  8. Id says:

    Eja tek zyrat e Tacit dhe merri Rezartit se keni qene ne nje pallat.Ti o Sandri e ke prezantuar me femijet e Saliut dhe Saliun Tacin ndaj dhe merri nej Lek Tacit per rrogat e punonjesve te tu.Ka Taci plot

  9. Blendi Fevzigjiu says:

    Ti shihje te gjithe politikanet. Te gjithe ishin kthyer ne fevzigjinje, apo fevzillare.I kishte vene ne rrjesht Fevziu.Mungonte vetem Hashim Thaçi, pasi edhe ky eshte nje fevzigji i thekur, pasi diten e paverisise e futi ne zyre dhe i tregoi te parit flamurin. Me keto mburret Fevziu, me fevzigjinjte e tij, perfshi edhe liderin e opozites Edi Rama qe ishte i pranishem.Sa per t’u bere i famshem veshi nje jelek antiplumb dhe beri sikur ishte ne front ne Afganistan, ne fakt ai ishte ne gazermat e ushtrise amerikane. Nuk behesh gazetar i luftes pse vesh antiplumb o Fevzi.Shume mire ben Bamir Topi qe nuk ja var dhe nuk eshte kthyer ende “fevzigji”

  10. beso says:

    Opinion eshte nje replike e varfer e Porta a Porta te Bruno Vespes.Ok,modeli kopjohet,por gazetar nuk behesh dot darkave kur tere diten merresh me pazare tokash te top-taneve dhe shoqeron salushin ne inagurime rrugesh 1 kilometershe.Fevziu,je nje kafe e zeze pa sheqer,si ato kafete e mortit.Te dhjefsha Opinionin!

  11. anastasia says:

    si gjithë pasardhësit e bejlerëve edhe Fevzua,bravo Fevzo je tamam nip i Neki Beut të Starovës që pagoi Dulkën e Alarupit për të vrarë Kajo Karafilin,yyyyyy farë dobiçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje