Doktori e ka bërë zakon që çdo 12 shtator shkon e vendos lule tek busti i Azemit dhe me atë rast pret dhe njerëz për ndonjë kafe në zyrë. Ka 14 vjet që thotë do ta hetojmë vrasjen dhe do ta rihapim dosjen. 7 nga këto vite ka qenë në opozitë dhe nuk i vëmë faj, kurse 7 të tjerat ka qenë në pushtet dhe duket që e ndjen fajin.
Në kafen e sotme në drekë ishte këshilltari i tij për kulturën, Neritan Ceka, Ministri i Mbrojtjes, Imami, miku i tij, Fatos Nano dhe stafi i vet.
-Tani një gjë do tu them unë, ai njeri dihej si ishte, e kupton apo jo, por një gjë u them unë, nejse, ai iku tani, por atë vetëm vdekja e ndalte.
-Ishte vërtet trim, ndërhyri Imami. Kur ndodhi ngjarja, u lidha me Perikliun se e kishim në Ministrinë e Brendshme, i thashë duhet t’i kapim patjetër ata që e vranë. Lëre, s’ka ku shkojnë, në Tropojë i gjejmë, tha.
-Në fakt ishte gabim i madh që ua lashë ju Ministrinë e Brendshme, ndërhyri Nano. Ta kisha mbajtur vetë nuk e vriste njeri Azemin.
-Nejse, u bë ajo, tha Doktori. Por e vërteta është se ai nuk përmbahej dhe e kisha paralajmëruar disa herë. Më thoshte do dal në debat, kam fakte që qeveria është e lidhur me grekët, që trazirat në jug i bënë grekët. I thashë, shiko, Imamin mos e ngacmo se e kemi mik dhe do na duhet në të ardhmen. Nanos i bie më qafë kot me grekët se do vijë dita që do t’i kemi më miq se ai. Perikliun mos e ngarko se nuk mban shumë as nga zemra. Nuk më dëgjonte. Ja se ç’ndodhi.
-E drejtë, ndërhyri Nano. Ishte shumë i rrëmbyer. Unë isha në Spanjë dhe më thanë që ka thënë në darkë t’i dalim Nanos në aeroport se ka shitur Kosovën në Samitin e OKB atje, duke thënë është çështje e brendshme e Serbisë. Më morën në telefon ata tropojanët e tjerë, më thanë mos ki frikë, po të presim ne në Rinas, s’ka ça bën. Pastaj ata ishin nxehur dhe kishin shkuar e kishin vrarë.
-U trondita shumë atë çast. I shikoja nga dritarja që rrinin tek rruga ata dhe i thashë Lilit duhet me i zbu ata andej se do bëjnë ndonjë qamet. Ajo kishte një shoqe që kishte një vëlla që e kishte mik Azemin. E mori atë shoqen ajo vëllain dhe ai mori Azemin dhe i paskësh thënë dil shiko një herë tek rruga se kanë ardhë ca halabakë që thonë dum me marrë Doktorin zvarrë nga zyra. Doli pa më thënë gjë fare mua, vetëm kur dëgjova krismat e mora vesh që e kishin vrarë.
-Dhe unë u trondita, tha Nano. Pasi ndodhi vrasja, gjëja e parë që bëra, mora Perikliun dhe Taulantin në Tropojë dhe u thashë kujdes, ruajini vrasësit t’i kemi nën kontroll. Pa merak, më thanë ata. Por në fakt më kishin keqkuptuar se unë u thashë d.m.th t’i kapim, ata i bënë shefa komisariatesh më pas. U mërzita shumë dhe vendosa të arratisem.
-Atë ditë ke ba gabim që ke ikë, tha Berisha. Jo, s’duhet të ikje. Kam dërgu njerëzit e mi me pa dritat e shtëpisë tënde tek Tirana e re a ke qenë aty a jo. Kanë pa që i ke pasë dritat fik. Më thanë i ka dritat fik, ça të bëjmë. Asgjë, thashë, veç do ta ruani mos i ndodh gjë. Mirë, më thanë të çuditur, se në fakt ata mendonin se i dërgova të të vrisnin.
-Ishte pak i rrëmbyer Azemi, por sa isha unë Ministër i Brendshëm nuk ndodhi gjë, tha Ceka. Deshi Havari ta vriste tek Ura e Milotit se më ka fyer në stadium, tha në telefon. Në fakt ata rojet e Azemit s’e kishin lënë me pa ndeshjen afër Azemit dhe e kishin ngritë hopa dhe e kishin nxjerrë jashtë. Ai qe mërzitë shumë dhe i kish zënë pritë në Milot me e vra. I thashë në asnjë mënyrë se është me djalin në makinë. Mirë, tha, po e vrasim më vonë. Po unë i fola shumë ashpër.
U vendos një heshtje e rëndë dhe nuk po fliste më njeri.
-Po po më kujtohet kur i hoqëm imunitetin për këtë rast, tha Imami, u nxituam në fakt.
-Jo, imunitetin ia hoqëm se rrahu administratorin e partisë, tha Berisha.
-Jo kur ia hoqe ti, atëherë e mbrojta unë tha Imami, kur ia hoqëm ne si socialistë më ‘98.
-Aha, pse ja keni heqë dhe ju, tha Berisha.
U vendos prapë heshtje.
-Kush ta ketë vrarë thua ti Doktor, pyeti Nano.
U vendos prapë heshtje, ndërsa Berisha mori pultin dhe po ndërronte kanalet e TV përballë.
Ku jane mediat demokratike qe nuk informojne asgje mbi kete vrasje?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
ne äutobus d.m.th…..
Shume forte Mero : ….ndërsa Berisha mori pultin dhe po ndërronte kanalet e TV përballë. Kete detaj e kam ndeshur njehere e nje kohe , shume vite me pare ne zyren e ketij trapi.
50 pytjeve qe ju bene Saliut,ku jane?Saliu duhet te kthij pergjigje,te pakten vetem 5 prej tyre.Sali Berisha me duarte te pastra qe ke pergjigju;
Kur i ke duart e lyera me gjaj, nuk si i pergjigjesh pyetjeve qe te behen, se te ze gjaku pastaj.
E forte Mero.M u kujtua filmi MARIA OCTOBER.MARIA , E DASHURA E NJE DJALI TE RI PJESE E NJE GRUPI KLANDESTIN,MBLODHI GJITHE MIQTE E SAJ DHE TE DASHURIT NE NJE DHOME PER TE GJETUR SPIUNIN MES TYRE. DHE NUK DOLEN PREJ DHOME DERISA E GJETEN.
FAMILJA E AZEMIT DUHET TE BEJE PRESION CDO DITE , CDO ORE PER TE MARRE VESH SI U VRA NJERIU I TYRE.ZONJA HAJDARI , NESE DO VERTET TE QUHET ZONJE DHE JO SHERBETORE E FAMILJES, MEQE ESHTE GJYKATESE KALIBRI, TA KERKOJE DERI NE FUND KETE HETIM TANI QE KA NE DORE DHE GURIN DHE ARREN.PERNDRYSHE LE TE HESHTE DHE TE DALI NEPER GAZETA VETEM SI TOP MODELE E DESHTUAR NE TE GJITHA PLANET.
“gjykatëse kalibri?”. Hahahahaha! Po ç’gjykatëse-zeza, moj : ajo ka qënë një shitëse mapoje në Bajram Curri, që vinte çdo ditë në punë e nxirë nga i shoqi-kafshë, sa iu dhimbsej të gjithëve. Kur ia vranë, ajo duhet të ketë qënë njeriu më i gëzuar në botë (pas salehit,sigurisht!)
nje thenie kot me kot
jetoi,u vra dhe u varros si qen
Perle!