Kryetarja e Parlamentit austriak mezi priti të mbaronte ceremonia e inaugurimit të hidrocentralit të Ashtës dhe thirri ambasadorin të sqarohej mbi incidentet në ceremoni. Kishin ndodhur një sërë incidentesh që nga tapeti blu, thyerja dhe mos thyerja e shishes se shampanjës, deklaratat e Doktorit etj.
Incidenti i parë për zonjën kryetare ishte fjalimi i kryeministrit.
-Ai tentoi ta na konsiderojë vend jo demokratik, i tha ambasadorit, pasi uroi që unë të isha dhe 35 vjet kryetare parlamenti në Austri. Kjo është fyerje e madhe për Austrinë.
-Mos u shqetëso, i tha ambasadori. E ka pa të keq. Kjo shifra 35 i ka ngelur në mendje, pasi ka premtuar që do të jetë 35 vjet kryeministër. Nuk e ka me të keq për Austrinë, do të dëshpërojë opozitën këtu.
-Si është e mundur, tha kryetarja, kjo është fyerje e hapur. Askush nuk guxon ta mendojë këtë e jo ta thotë.
-Mos ia vë re, i tha ambasadori, se nuk e ka me ne. E ka me të vetët. Kështu janë gatuar këta.
-E dyta, tha kryetarja, jam shumë e shqetësuar me zonjën Topalli. Ajo ishte nervoze gjatë gjithë kohës dhe në fund e theu shishen e shampanjës duke e hedhur brenda në turbinë. Inxhinierët më thanë se menjëherë pas kësaj turbina u ndal dhe atyre do tu duhet të zbërthejnë agregatin dhe të nxjerrin andej copat e xhamit që të mos shkatërrohen kushinetat e turbinës. Ata mendojnë se ajo e hodhi me qëllim.
-Nuk e ka me ne, tha Ambasadori. Unë kam folur me zonjën Topalli dhe ajo është mike e madhe e Austrisë. Por ajo është e vërtetë që ka një nervozizëm me gjithë punën e hidrocentralit. Siç më kanë thënë, s’e ka me ne, e ka me të bijën e kryeministrit. Dikush ka hapur fjalë, d.m.th është përfolur, siç thotë kryeministri, se ajo ka një përqindje të fshehur tek hidrocentrali përmes konsulencës ligjore dhe gjëra të tilla, dhe thonë që zonja Topalli sa herë merr vesh për pazare të Familjes, pa leje të saj, bëhet si e tërbuar dhe thyen shishe. Për shembull më kanë thënë se kështu ka thyer shishen dhe në Devoll, në Banjë, në Portoromano, në Gji të Lalzit, kudo ku është përfolur e bija. Ka një xhelozi të madhe për Doktorin, që shumë punë të biznesit i bën me Familjen dhe jo me të. Por të siguroj zonja kryetare se nuk ishte nervoze me Austrinë.
-Po si ka mundësi që kur zoti Berisha tha se uroj dy gratë kryetare të jenë dhe 35 vjet në krye të parlamenteve, ajo qeshi me të madhe, se i pëlqeu shumë. Ajo së paku duhet të bëhej serioze si unë.
-Si të të them zonja kryetare, ajo dhe zoti Berisha mendojnë njësoj dhe nuk e kanë idenë që keni ju se po ishe 35 vjet në pushtet je në diktaturë. Pastaj ajo nuk i vë kurrë në dyshim fjalët e Doktorit, veç rastit kur ai bën ndonjë punë pa pyetur me Familjen e tij.
-Kam dhe një gjë tjetër, por për këtë dua shpjegim zyrtar, i tha kryetarja. Në gjithë botën, kudo ku kam shkuar, kur kanë dashur të më presin me nderime, kanë shtruar tapet të kuq. Aty na shtruan tapet blu. Tapeti blu nuk është në asnjë protokoll në botë, dhe fakti që ne na e shtruan aty, mua mu duk një sinjal i talljes me ne. Dua të di pse na shtruan tapetë blu?
-Zonja kryetare, mos u mërzisni, tha ambasadori. Nuk e kanë me qëllim të keq. Të siguroj që zoti Berisha është një mik i madh i Austrisë. Biles dhe Familja e tij ka një adhurim për Vjenën dhe gjithë kursimet e Familjes i depozitojnë në Vjenë. Kështu ka bërë dhe paraardhësi i tyre, Fatos Nano. Pra, të siguroj se këta politikanë nuk janë anti-austriakë, përkundrazi, e duan shumë Austrinë. Ai ka dashur të të respektojë jo si mike të shtetit shqiptar, por si të partisë së tij. Por unë që e njoh partinë e tij, e kuptoj dhe më mirë, se ai nuk ka parti, por një pronë private të Familjes së tij. Pra, ta ka shtruar tapetin blu sikur të ka ftuar në shtëpi të tij. Nuk e ka me qëllim të keq.
-Ashtu qoftë, tha kryetarja dhe po risillte dhe një herë në mendje gjithë incidentet. Nuk i hiqej nga mendja se diçka ishte bërë me qëllim.
-Nëse nuk janë me qëllim, atëherë dhe më keq, tha me vete. Qenkam në një shtet privat.
Sapo te permytet Shkodra prape kyt dimer, do ti hedhim pigment blue ujit qy te bahet tan Shkodren blue!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html
Ore po keta pervetsojne cdo gje! edhe rruga e kombit, edhe investimet austriake, edhe … gjithshka blu! Sikur ti kene paret e Sheqeres se Vicidolit!
Po s’ka problem fare.Vjen prap Star Pango, ke Ministria e Turizmit RinagAfhkgf dhe Sporteve, kontakton CNN, i jep 300 000 euro reklame dhe ja u rregulluan me Imazh i keq e me incidente te vogla,qe me thene te drejten vetem ketu tek ne ndodhin.
Eshte mesuar Xhozi se sic theu shishen e shampanjes tek turbina ashtu thyen edhe ata k… tek turbina e Xhozit.Si shpiegohet qe Vjenen e duan gjithe kriminelet dhe tradhetaret e kombit shqipetar ,ZOGU ,BERISHA, NANO E KOMPANI ZAGARESH.Per kete duhet te bejne nje studim historianet se ketu luhet dicka.