Një konflikt i pazakontë ka shpërthyer në Lushnjë. LSI ankohet se nuk është në rregull me planin e punësimit, pasi i takon 20 përlind e çdo vendi pune në qytetin e Lushnjës. Kështu ia nisi punës të verifikojë gjithë vendet e punës në Lushnjë.
Për këtë punë filloi një testim i përgjithshëm në çdo institucion, sipas një materiali testues që u shpërnda ilegalisht.
Materiali testues udhëzonte drejtuesit e LSI se si të njihnin njerëzit që nuk ishin me LSI, përmes pyetjeve të ndryshme të tërthorta.
Puna filloi nga Albpetroli, ku do bëheshin shkurtime masive.
Njeriu i LSI, që do testonte përqindjen e LSI, u hodhi një sy punëtorëve dhe pyeti:
-Çfarë bëhet nafta virgine pasi del nga toka?
Shumica u përgjigjën se shkon në rafineri. Vetëm 12 për qind u përgjigjën drejt e në pika karburanti.
-Këtu duhen dhe 8 përqind akoma, tha, për LSI, shënoi në bllok komisari i LSI.
Prej andej shkoi në Drejtorinë e Shëndetit Publik. Mblodhi gjithë sanitaret dhe administratën dhe i pyeti.
-Kur numërojnë lekët shefat tuaj, si veprojnë?
85 përqind u përgjigjën që i fusin në xhep pa numëruar dhe vetëm 15 përqind thanë se ngjyejnë gishtin e madh me pështymë dhe i numërojnë.
-Këtu paskemi dhe 5 për qind rezervë, tha komisari dhe vazhdoi të mbajë shënim.
Prej Shëndetësisë shkoi tek Posta e Lushnjës.
-Çfarë emocioni keni kur dikush u thotë kam një zarf për ju?
90 përqind e punonjësve thanë se nuk kanë emocione, por thjesht e hapin ta shikojnë. Dhjetë përqind thanë fërkojmë duart nga gëzimi.
-Këtu qenkemi dhjetë përqind mangët, tha komisari i LSI.
Prej Postës shkoi në KESH, mblodhi punonjësit dhe pyeti:
-Ç’do të thotë KESH?
Shtatëdhjetë përqind u përgjigjën që është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kurse tridhjetë përqind thanë se janë pare që i fut drejt e në xhep.
-Këtu qenkemi dhjetë për qind tepër, tha komisari i LSI.
Rrugës duke u kthyer për në qytet shikon një kishë dhe hyn aty brenda. I doli para prifti dhe u përshëndetën.
-Dua të mbledhësh gjithë priftërinjtë që ke në kishë, i tha komisari, përfshi dhe punonjësit se dua tu bëj një test.
-Zoti atje lart në qiell na shikon përditë dhe na udhëheq në rrugën tonë, i tha prifti. Për çfarë do pyesësh tjetër?
-Dua të di nëse një ditë luteni pambarim dhe lutja juaj nuk dëgjohet nga Zoti, çfarë bëni?
Tre priftërinj thanë se vazhdojmë lutemi se Zoti na dëgjon dhe dikur do veprojë. I katërti tha paguaj dikë të vazhdojë të lutet dhe iki mbaroj ndonjë punë.
-Këtu qenkemi 25 për qind, tha komisari i LSI, mirë qenkemi. Meqë e nisi me objektet fetare, u kthye dhe në teqe.
–Dua të di, tha, kur njerëzit hedhin lek tek teqe e Baba Aliut, keni besim se Baba Mondi i shpërndan në rregull në gjithë teqetë e vendit?
-Patjetër, u përgjigjën në kor tetë vetë që shërbenin në teqe.
-Po ju të dy pse nuk flisni, pyeti komisari i LSI.
-Nuk është mirë të flasim për vete, se Baba Mondi ndan ato që i lëmë ne, thanë ata.
-Këtu qenkemi nën 20 përqind. Duhet shtuar dhe një, tha komisari.
Me kaq e mbylli testin dhe po shkonte për tek zyra e punësimit. Rrugës pa drejtorin e Spitalit të LSI, që kishte mbledhur nja pesë vetë dhe po qëllonin me gurë dhe shkopinj ca postera ku sulmohej Kreshnik Spahiu.
-Po me këtë ç’keni, e pyeti.
-Më ka ngacmu sekretaren, tha drejtori. E kish pyetur ‘ti kur ke hyrë në këtë pune ke ngritur lart dy gishtat, apo ke ngjyer gishtat’?
Hahahahaha, ahahahaha! Mos vdeksh kurre o Mero!
” …dhe vetëm 15 përqind thanë se ngjyejnë gishtin e madh me pështymë dhe i numërojnë…”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-eshte-lsi.html
Do falimentoje LSI SHPK, si cdo SHPK tjeter qe e ka administratorin injorant. Kohet ndryshojne!
Komisari nuk kishte si ta percaktonte perqindjen ne kete rast…
“Po mire…ne fakt..ajo ka ngritur dy gishtat apo ka ngjyer gishtat???’pyeti me kureshtje…
“A do ta dish realitetin?-tha drejtori-Shume veta thone nen ze qe ajo nuk ka ngritur as gishtat dhe as i ka ngjyer…
Thone se ka ngritur vetem dy kembet…Por mua nuk me besohet…”
“Hej bela,po qe keshtu …ketu qenkemi 100 per qind”-tha me vete komisari i LSI-se…
Dhe u nis per te informuar Kokelopen…
HA,ha.ha,Vazhdim i bukur.
o mero qe hiqesh sikur je kunder kunder berishes dhe nga ana tjeter paguhesh per keto shkrime per te futur sherin midis socialisteve.pse nuk thua qe lsi ka mbajtur shume sociliste ne pune ne institucionet qe drejton ndersa ed legeni i la ne opozite gjithe kohes dhe pa buke,madje i vrau me 21 janar se eshte psiqik .