AK: Berisha dëmshpërbleu Fatos Nanon, por po lë në mëshirë të fatit të përndjekurit e ngujuar në grevë

27 Shtator 2012, 13:34Sociale TEMA

Aleanca KuqeZi është solidarizuar ditën e premte për të gjashtën ditë radhazi me grevën e urisë së ish të burgosurve politikë.

“Brukseli duhet të kushtëzojë statusin e kandidatit jo vetëm me zgjedhjet e vitit 2013, në mënyrë që ato të jenë të lira dhe demokratike, por edhe me dy çështje të tjera shumë të ndjeshme dhe problematike për shoqërinë tonë”, ka deklaruar Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Rezar Balla.

Më tej Balla ka shtuar se statusi i kandidatit duhet të kushtëzohet me zgjidhjen e problemit të dëmshpërblimit të ish të burgosurve politikë, të cilët prej 22 vitesh nuk janë dëmshpërblyer për vitet e burgut në regjimin komunist.

“Sali Berisha, komunisti që pretendon se solli demokracinë, po shtyp dhe dhunon të drejtat e këtyre burrave që lirinë e dhuruan për demokracinë, e që sot janë ende në luftë për zbatimin e parimeve demokratike të dëmshpërblimit të vuajtjes së tyre. Ky njeri, i cili për 25 vjet ka qenë sekretar i Partisë Komuniste e që sot është në krye të shtetit, po përdor të gjitha mjetet dhe fuqinë për t’i rrënuar akoma dhe më shumë këta njerëz që sakrifikuan gjithçka në kohën e regjimit të errët komunist,” vijoi ai.

Aleanca KuqeZi, duke shprehur mbështetjen e saj për grevistët, deklaroi se do të mbledhë të gjithë shqiptarët kudo që janë, në çdo cep të Shqipërisë për tu bashkuar në grevën e ish të burgosurve dhe nuk do të lejojnë që ata të vetëflijohen, sepse do të jenë ata të parët, por edhe të gjithë shqiptarët, që do të mbrojnë të drejtat e ish të burgosurve, të drejta të mohuara prej 22 vitesh.

“Sali Berisha gjatë pushtetit të tij dëmshpërbleu lekë me lekë Fatos Nanon, ndërkohë që ka lënë në mëshirë të fatit këta burra të ngujuar në grevë urie. Në vitin 2011 Sali Berisha shpenzoi një të njëmijtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për kompensimin e ish të burgosurve politike”, deklaroi Balla.

25 komente në “AK: Berisha dëmshpërbleu Fatos Nanon, por po lë në mëshirë të fatit të përndjekurit e ngujuar në grevë”

  1. LEKET tona says:

    saliu e denoje fatosin, DHE e demshperbleu me pafajsi me leket e popullit,, ne qoftese fatosi doli i pa fajshem te paguante kush e denoje, e JO TE DEMSHPERBLEHET per gabimet e tjetrit me leket e popullit??

  2. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BERISHIAN. says:

    Mbeshtes AK-ne ne lidhje per kushtezimin e statusit kandidat.

    1. B.L JAM IDIOT POR SE KUPTOJ says:

      dhe ne ta meshtetim,,,bl

      por s’ta kerkoj njeri mendimin tat,se
      vjen ere tradhtie.

  3. AK says:

    sali Berisha ka gjynahe per te lare me ju! Hysen Shoshorit dhe te tjereve nuk do tju tretet amanetet! Ora e gjykimit po afron!
    FORCA AK
    http://youtu.be/HFzYi2QTVWM

  4. Ida says:

    Urime AK jeni e vetmja force politike qe nuk e lini popullin mbas dore. te vetmit qe po mbeshtesni njerezit ne nevoje . Vazhdoni keshtu sepse do te keni fitore te sigurt. Urime Z.Balla

  5. fundi po afron says:

    po ku ti marr paret vdekja si ka lon i kacidhe frangaj.po si do i demshperblej ai me zor i futi ne burg duke shku dit per dit neper gjykatat e aranit celes;;;;me kujtohet 1 shkodran kur beri nje takim ke teatri migjeni kur i beri 1 pytje se sa her ja kish qu enverit urinen ne france per analiza .e kujton moj bajge sa her ja ke qu

  6. LORA says:

    Nuk duhet harruar kurre pohimi krenar i nano-kurves,drejtuar siamezit te vet,dr.dhjeramanit: ti sali je hipoteka ime ,,,,,NUK DUHET HARRUAR.
    Kurverimi i ketyre monstrave,eshte kobi me i rende per Kombin tone.

  7. Labi says:

    U persekutuan nga regjimi Diktatorial i Enver Hoxhes,persekutohen dhe nga regjimi aktual,nje paradoks i shoqeris Shqiptare………..

  8. Alniku says:

    Si çdo SHqiptar i ndershëm e ndjej si detyrim ti shkruaj diçka që njerzit ti hapin sytë se po veprojnë njëlloj si ne kohen e monizmit. Duhet me domozdoshmëri të ngrihen edhe një herë si ne vitet 90 se kjo tirani nuk mund të durohet…..

  9. Daja nga Kavaja says:

    Mashtrues dhe pacavure te tille si Sal Krimineli e Fatos Bixhosciu ky vend nuk ka per te njohur me.Denimin maksimal meritojne.

  10. HORRI bulevardit says:

    Kane te njejten ADN, ate te PPSH, kjo eshte ajo qe i ben si vellezer siameze, Saliun dhe Fatosin, qe shahen dhe zihen si ata djemte e keqinj xheloz, se pse ai e ka pjaten me te mbushur dhe mishin me te madh, por qe mbasi mbarojne se ngrni ne nje tavoline, puthen dhe perqafohen, per ti treguar atij burrit dhe Ramizit qe ne jemi nje ashtu sic na mesuat juve me mesimet e pashlyeshme.

  11. Eri says:

    AK si levizje eshte shume e mire, por ja prish koka, se dhe K.Spahiu nuk eshte ndonje burre fort i mire.

  12. viktor says:

    sali berisha a eshte i sinqerte qe ska bere minimumin per kete shtrese vetem eshte tallur dhe mashtruar sali berishen nuk e di a vret ndergjegja per keto shtresa si te perndjekurit te shpronesuarit te vuajturit nga regjimim qe vetem i ka mashtruar dhe ata e kane besuar sinqerisht a e vret ndergjegja sado pak qe ka therritur per 22 vjet poshte komunizmi dhe vetem komunizmin ka mbrojtur ka 22 vjet qe te demshperbleje pronaret e ligjshem dhe vetem na ka futur ne vella vrasje a ka moral kjo klase e 22 vjeteve ti kerkoje vote ketyre shtresave a ka vend per ti mashtruar me me demshperblimin me kombesimin e ku ta dime ne ma brockulla si keto

  13. analfabeti says:

    Po dardha ne rreze te dardhes bie,cfare prisni nga pjella e Enverit&Ramizit.”Opozitare po vellezer”

  14. Kol Tivari says:

    Fatos Nano leket e burgut i mori me fitimin e gjygjit me 1998 kur ishte kryeminister dhe mori 72 milion leke.Nuk ja dha Berisha por kishte ne dore gjithe pushtetet vete Nano.Ne se AKZ mendon te beje opozite me mashtrime le te vazhdoje.

  15. plasbre says:

    Për të arritur gjer te Caku,
    duhen;
    Urtësia e të gjithë dijetarëve,
    Mundi i të gjithë të palodhurve,
    Durimi i të gjithë të përvuajturve,
    Besimi i të gjithë të pathyerve,
    Syçeltësia e të gjithë të zgjuarve,
    Begatia e të gjithë të pasurve,
    Trimëria e të gjithë kreshnikëve,
    Madhështia e të gjithë ngadhënjimtarëve.

  16. Gezimi says:

    Nga dalin parate qe shperblejne te pafajshmit? A ka transparence ketu? Ne se keto dalin nga parate e taksapaguesve dhe jo nga xhepi i atij qe e ka denuar padrejtesisht, atehere kjo eshte per te vene duart ne koke!

    1. elinor says:

      Per te vene duart ne koke eshte fakti qe ti e ke bosh!!

      1. Andon says:

        Hahaha.
        E forte kjo

  17. çFARE?? says:

    PER KOLE TIVARIN:: A E VITOJE pafajsine, nga dolen leket;,kush e kishte fajin ai ta paguaje FATOSIN, DHE JO ARKA E SHTETIT, RRI shtreber o KOLE e fol drejte.

  18. Kol Tivari says:

    Ketije me emrin Cfare;
    Edhe te burgosurit politik sipas llogjikes tende duhet ti paguajne me leket e veta Edi Rama sepse i jati firmoste deri ne pushkatim,Ditmir Bushati se Sula internoji edhe dajen tim,Ilir Gjoni se Xhelili i fuste ne burg,Dash Peza se Myslimi ishte nenkryetar presidiumi i k.popullor, dhe qe te mos zgjatem duhet te paguajn sipas teje Fidel Ylli,Maqo Laknori Gjermeni,Shamku,Dalipi,Pllumbi,Dokle.hkurt te burgosurit sips AKZ te kerkojne leket tek miliardieret e PS.Keshtu eshte apo jo oer Cfare je ti

    1. Andon says:

      Per Kol Tivari:
      Çfare, ka te drejte, ai qe I burgosi, ai duhet te paguaje!
      Atehere, normalisht lind pyetja: “kush I burgosi?” Pergjigja eshte SHTETI. Pra shteti duhet te paguaje.
      Nese ty Cfare, si taksapagues nuk te vjen mire nga kjo gje, atehere ankohu te shteti. Por duhet te rrish shtrember dhe te flasesh drejt. Atij shteti qe bente keto padrejtesi deri dje (edhe keta te sotmit) dhe me ane te atyre padrejtesive te “fuste ne borxhe” ty taksapagues, pse nuk I kerkove llogari? Pse nuk u ngrite ta rrezoje (apo te rrezosh kete te sotmin)? Me votime, protesta etj. Keshtu si ankohesh sot, per parate e taksapaguesit, duhej te ishe ankuar per padrejtesite qe ndodhnin ne kurriz te asaj shtrese te perdhosur, dje nga diktatura dhe sot nga pjella e asaj diktature

  19. çFARE?? says:

    per KOLE TIVARIN;;, PO ke te drejte, por gjysmat e lekeve ti paguaj edhe SALI KOMUNISTI, VERE o kole edhe saliun ne liste. kjo eshte lista e plote

  20. shqiptari says:

    Beni Fotografi nga me te bukurat.Dhe kure te vdisni do ti vedosi Sekretari i PPSH ne stendat e Punetoreve te dalluar.
    Cohuni mer dembela,te humbur e te humbur jeni.
    Mire atehere kishit lepurin ne barke,por tani cfare lepuri keni ne trup !

  21. Agron says:

    Ne lidhje me greven e urise se ish persekutuarve politike nuk jam aspak me rrugen qe kane caktuar per te zgjidhur problemin. Me problemet qe ato kane jam plotesisht dakord, por jane shume te vonuar. Perseri nuk shof ndonji solidaritet nga bashkevuajtesit e tjere te cilet mcifen neper shtepia se mos ti shofi komunisti demagog mashtrues SALI BERISHA. Me e madhja eshte se kur pretendojne se i kane kundershtuar dhe i kane bere rezistence PPSH-se dhe Shokut ENVER HOXHA, kjo eshte kulmi. Keto te shkrete jane rrahur aq fort sa kur shofin maskarain SALI BERISHA, pshurren nga frika, meqenese ka qene komunist ekstremist enverist, sepse i duket si ENVERI ne vakt. Kane nje shans se nuk duken te lagur sepse i bejne paret PAMPERS. Akoma nuk po ngopen nga mashtrimet e PD-se dhe te horrit te shtetit dhe qeverise shqiptare SALI BERISHA. Kaq hajvan jane keto te persekutuar sa kane 22 vjet qe interesat e tyre ja lejne ne dore te nje ish sekretari partie te PPSH-se, komunistit te devotshem dhe 24-ter karatesh SALI BERISHA. Cojuni mori te mjere se jeni ne mshire te fatit dhe ne mes te kater rrugeve. I zoti e nxjerr kalin nga balta dhe pislleku ku jeni futur. Mos i besoni me nje demagogu, nje krimineli, nje tradhetari, nje kriptokomunisti si SALI BERISHA. Mos i besoni me nje tradhetarje te shtreses suaj qe sipas fakteve ka dale agjente dhe bashkepunetore e sigurimit famekeq te shtetit komunisto-enverist me pseudonimin “Desinjatorja” qe quhet JOZEFINA TOPALLI. Qe ne emisionin 5-se pyetje nga Babaramo, kur u pyet cfare mendimi keni per greven e urise te ish persekutuarve politik u pergjigj: “Kalo ne pyetjen tjeter”. Pra ju ka mohuar, ju ka degjeneruar, ju ka shkelur me kembe si me qene “ZHELE”. Keni Kryetarin e Institutit te ish-Perndjekurve Politik, SIMON MIRAKA, gjithe jeten e ka kaluar neper internime dhe persektime qe kur permend
    emrin e horrit SALI BERISHA per mire, lane gojen perpara. E kuptoni se cfare vemje eshte, nje person i degraduar deri ne gen. Kuptohet nuk jane vetem keta zyrtarisht qe ju kane pordhosur, ne rradhet tuaja keni me shumice te tille kaqolash. Prandaj ato qe jane burra me kuptimin e plote te fjales rrezoni me te gjitha menyrat dhe format keti rregjim te eger demo-diktatorial te SALI BERISHES dhe mos u merrni me greva urie sepse aty do t’ju lene te vdisni urie, bile i beni ndere duke vdekur para kohe shpetojne pa ju dhene asnje kacidhe. Prandaj mendoheni edhe njehere kete pune, se persa i perket nje pjese te bashkevuajtesve tuaj duhet ta dini se ju kane lene gjenaze se nuk kane kellce per protesta sepse jane te dhjere prej kohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje