Nuk e la të ishte i pranishëm në sallën e lindjes së gruas, dhunon mjeken

26 Shtator 2012, 10:34Sociale TEMA

Ka pasur dëshirë të ishte i pranishëm në sallën e lindjes së gruas, diçka krejt normale në shumë vende, por nuk e kanë lejuar. Në kushte të tilla, ka dhunuar mjeken roje, gjinekologen 59 vjeçare, Leonora Davidhi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. 28 vjeçari Lendar Hodaj, kishte kërkuar që të ishte në sallën ku po lindte e shoqja me operacion, duke argumentuar se prania e tij do ishte një lehtësim psikologjik për të shoqen pasi ishte lindja e parë. Por mjekja i ka thënë se është e ndaluar pasi ka rrezik infeksionesh, raporton Panorama.

I riu nuk e ka duruar një fakt të tillë dhe e ka goditur me grushte mjeken, por edhe me mjete të forta. “Kishte një qese të madhe me sende. Ia hodhi në fytyrë mjekes, ndërkohë që i gjuajti disa here me grushte dhe i grisi veshjet,” thanë dëshmitarët.

Blutë e kanë arrestuar të riun, ndërsa mjekja, me hematoma të shumta, ka marrë ndihmën e parë, por ka pësuar edhe një shok psikologjik.

19 komente në “Nuk e la të ishte i pranishëm në sallën e lindjes së gruas, dhunon mjeken”

  1. Ingenii says:

    O idiot, nuk qëndrohet në lindje me operacion por vetëm në rastet e lindjes normale.

  2. shqiperia e lire says:

    …ca bohet mer jahu keshtu njoni ne gjykat tjetri ne spital tjetri ne shkoll .ka ngel vetem cerdhja e kopshi tashi ….ene kufoma ka ngel tu pre shirita neper komuna katunesh…

    1. Agimi says:

      O “Shiperia e lire”,
      E bukur shume ishte ajo pyetja jote: Cfar bohet kshu mer jahu, grushta ne shkolle,grushta ne spitale,grushta neper gjykata ? Ka mbetur pa grushtu vetem ne .( do te ishte perle sikur te thoje)
      KRYEMINISTRI !!!!!

  3. Arberor says:

    Ne qofte se lindja ka qene me operacion mjekja ka pasur disi te drejte, aq me teper me kushtet ne Shqiperi, por nqs ka qene lindje natyrale kjo nuk eshte dicka re per nje familjar, aq me teper bashkshortin te marri pjese ne lindje. Edhe pse dhuna e ketij djalit nuk justifikohet, them se mjekja mund te kete treguar ndopak fodullek, ne nje moment kaq te ndjeshem jo vetem per nenen, por edhe per babane e femijes.

  4. ka pasur te drejte te ishte ne salle,, por injoranca e mjekes nuk e ka lejuar,, kjo nuk justifikon dhunen e perdorur nga djali,,,

    1. Lugat says:

      Nuk mund te marre pjese ne lindje me operacion pasi varet nga kushtet e spitalit. Dmth me lindje normale ka te drejte te plote bashkeshorti qe te jete i pranishem, por ne rastin e lindjes me operacion varet nga kushtet e spitalit dhe nqse mjeku thote qe nuk mund te marresh pjese, athere dmth qe te rrish e te presesh, pervec faktit qe nje idiot si ky shume mire qe nuk ishte i pranishem se pale cfare do i kishte bere femijes pa lindur mire akoma. lexo pak me shume para se te shkruash se edhe ne vende me te zhvilluara jane shume te pakta spitalet e pranojne baballaret gjate lindjes me operacion, dhe kjo nqse eshte e programuar kohe perpara.

  5. LUAN says:

    Vetem talibanet veprojne keshtu . Bota e qyteterur nuk vepron me keto rite arabe . Thjesht e turpshme dhe aspak qytetare dhuna e perdorur .

  6. fred says:

    “Cfar te mjedhesh do te korresh” eshte fjala urte popullore.
    Kjo lufte psikollogjike midis pacientit dhe doktorave ka vite
    qe vazhdon, ku doktorrat jan te korruptuar dhe kerkojne leke,
    kur populli kA njemij halle dhe nuk ka ku te perplasi koken,
    detyrimisht lindin konflikte te atidha.

  7. mergimtari fv says:

    kohe te liga te kafsherise shqiptare , ky surrat qe ve dore mbi mjeken qe eshte dhe femer po donte te shikonte te shoqen ne lindje , ta mbante ne shtepi te lindte si e drejte e çiftit , por kur pranoi ta çonte ne maternitet duhet te zbatoje rregullat e spitalit si qytetar . Ne kushtet ku ndodhet sot mjeksia shqiptare (teper minimale) njerezit duhet te zbatojne urdherat e mjekut (pamvaresisht inhumanizmit te tyre).

  8. turkofagos says:

    Ja dhe nje korrak tjeter!

    1. Zyrako says:

      Sa per djenine tende e te tjereve!:28vj ne fjale eshte shembull i nje prindi shembullor,i nje biri per tu pasur zili!,i nje burri qe cdo femer do donte,i nje qytetari mese te qyteteruar si nje Shqiperi dhe Itali(vend ku ai e nusja kan pritur te qete lindjen e vajzes se pare,si ka mundesi qe atje ne vend te huaj si ka ndodhur nje incident i tille?!)!Ata qe kan te bejne me te jane krenar mor njeri qe fyen pa njohur(ves shqiptari ky!)!Po mjere ne qe i bejm leket pale duke menduar per portjeren,pastrusen,farmacisten,mamijen,e doktoret,sic i KENAQI dhe ky 28vjecar qe eshe mbajtur e do mbahet gjithnje mend per NJERI,per te gjith ata qe e njohin!Se fatkeqesisht sot vec NJEREZIT i gjen shum rrall) OK?!Kur sdini gje,mos vazhdoni me tej!

  9. llesh e li says:

    keta mjeket tane jane idiote dhe fodulle. ah se desh harrova, jane edhe te korruptuar

    1. Lleshi Dodes says:

      Eh mor llesh e li. Paske eksperience te keqe me mjeket. Do kesh ndonje hall tjeter qe i ke kaq inat. Fodulla ndoshta jane. Sa per idiotet duken nga ato qe shkruajne….

  10. dino says:

    ne qoftese ka lindur me operacion normale qe nuk munde te hysh brenda salles se operacionit.ket here e paska rrah kot…

  11. QIFI VICIDOL says:

    DAJAKU KU DO QOFTE AI ESHTE RIT TALEBANOMUSLIMAN , C,NE NE SHQIPERI KETO RITE .

  12. ajdin says:

    PSE NUK E PRITI VETE qe ti linte gruaja ne duarte etij.Shqiptaret qenkan bere te gjithe doktorra,mirekan vesh edhe ne lindje.Timeri eshte qe te kapesh edhe me gra. SHQIPERI E MJARA TI cfar po linde.

    1. Zyrako says:

      Kur merni per baze shpifjet e nje gazetareje te pa pergjegjshme,skeni te drejte te gjykoni ate baba! Ka qen shum i permbajtshem!Besoni!

  13. Nobody says:

    E paske qetesuar mire gruan para lindjes. Bravo

  14. Zyrako says:

    Shkrimi i bere ne gazete nuk eshte i vertete!-1)Nuk ishte ajo arsyeja pse 28vj e ka shtytur(e jo qelluar).2)eshte derguar nga mjekja qe ndiqte nusen,per nje korse rrip shtrengues,jo se ka hyr me forc!3)eshte ofenduar nga doktoresha dhe kapur per mjekre nga ajo,me pas ka reaguar ai!I vetmi mjet i fort ka qen korseja qe do i conte nuses(te gjith e dini qe shum mjete i blejn pacjentet ne spitalet tona)4)heqje rrobash?-turp te ket ajo dhe gazetarja qe genjen!5)doktoresha ka punuar 24ore pasi ka qen dhe mjeke roje!6)madje hante fruta koridoreve!7)nusja e tij e ka femijen e dyte,ka lind pa operacion!8)nusj eshte fyer nga dkt Lola dhe ka lind nen nje presion psikologjik!9)deshmia 28vj i eshte mare nga kusheriri i doktoreshes(ky polic)!10)shkrimi ne gazete eshte bere duke mar per baze vetem fjalet e njeres pale!10)te gjith ata/o qe kan shpifur do te mbajne pergjegjesi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje