Studiuesja britanike: Qeveria duhet të reagojë urgjent për gjakmarrjen. Kjo është një çmenduri

25 Shtator 2012, 21:10Sociale TEMA

Autorja britanike me fame botërore në qarqet akademike dhe studiuesja e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri, Antonia Young, shprehet se gjendja e të ngujuarve ne Shqipëri është tragjike dhe e krejtësisht e çmendur.

Bisedoi: Ilva Tare, Tonight

 

Kur keni qenë për herë të parë në Shqipëri?

Për herë të parë kam ardhur në Shqipëri në vitin 1989. Atëherë isha në qendër të Tiranës dhe mendova se mbase kisha mundësi t’i flisja dikujt. Ishte një shitës në sheshin qendror të Tiranës dhe mendova se ishte mundësia ime t’i flisja. Shkova, bleva diçka dhe ika sepse ai kishte frikë t’i fliste një të huaji, por gjërat kanë ndryshuar shumë.

Cila ishte përshtypja juaj, si ishin shqiptarët?

Përshtypja ime e parë ishte se ndodhesha në një vend shumë të bukur. Isha në dijeni për vështirësitë e mëdha që ishin këtu, të cilat ishin pjesë e arsyeve pse unë erdha këtu. Ndryshimi erdhi shumë shpejt dhe mendoj se kjo ka ndodhur më shpejt se ç’duhet, prandaj ndodh dhe kjo përballje kaotike. Demokracia nuk vendoset brenda natës, nuk ndodh as në një brez, ajo kërkon shumë shekuj dhe nuk është perfekte në asnjë vend të botës, pra të kesh demokraci në 2 vjet është e pamundur.

Kur keni dëgjuar për herë të parë për gjakmarrjen?

Kam dëgjuar që para se të vija në Shqipëri. Shumë njerëz e kanë vizituar Shqipërinë midis 2 luftërave botërore, dhe shumë të huaj, anglezë, amerikanë, gjermanë, austriakë kanë shkruar libra dhe unë i kam lexuar dhe gjakmarrja ekzistonte që në fillimet e shekullit të XX. Kur erdha për herë të parë, pyeta për këtë, por regjimi komunist ushtronte presion dhe çdokush mohonte ekzistencën. Gjakmarrja rifilloi në vitet ‘91-‘92, kur komunizmi ra dhe kaosi pushtoi. Vendi më vonë u privatizua, por askush nuk dinte se ç’të bënte dhe popullsia ishte rreth 3 herë më e madhe se ç’ishte më parë. Kështu që ishte thuajse e pamundur tu jepje pronat njerëzve që u takonin. Kështu që ky ishte një problem i madh dhe unë e kuptoj që kjo ka qenë arsyeja më e madhe për nxitjen e gjakmarrjeve në vend. Madje edhe një aksident me makinë mund të kthehej në gjakmarrje, njerëzit gjithmonë bëheshin më gjaknxehtë. Mendoj se duhet një arsimim më i mirë, që nga shkollat fillore për të hequr këtë ndjenjën e të marrit hak për çdo gjë. Po t’i shikosh familjet e ngujuar, ata nuk e dinë se si të dalin nga gjakmarrja ndonjë ditë, dhe kjo situatë kërkon një reagim urgjent nga qeveria. Unë kam qenë në këto familje dhe gjendja është tragjike, shumë tragjike. Ndjej keqardhje për ata fëmijë dhe është e tmerrshme. Mendoj se ka nevojë urgjente të forcohet arsimimi, për tu mësuar fëmijëve se hakmarrja nuk është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur gjërat, se me hakmarrjen nuk arrihet asgjë. Duhet ndoshta më shumë ndihmë nga komunat për t’i arsimuar, që ata mos të vazhdojnë më gjaqet. Këto janë gjëra të çmendura.

Kur ju ktheheni në vendin tuaj dhe tregoni për gjakmarrjen si reagojnë britanikët?

Çdokush është i shokuar, absolutisht i shokuar dhe njerëzit në qeveri nuk do e besojnë, ashtu siç qeveria juaj nuk pëlqen ta pranojë, por individët e besojnë dhe janë të shokuar për këtë. Çdo disa javë ka raportime në Britani ose në një vend tjetër. Eshtë e thjeshtë të thuash që nuk është e vërtetë. Unë erdha për të zbuluar nëse është e vërtetë dhe fatkeqësisht zbulova që është e vërtetë.

28 komente në “Studiuesja britanike: Qeveria duhet të reagojë urgjent për gjakmarrjen. Kjo është një çmenduri”

  1. tourkofagos says:

    ti britanike nuke di se Albanet ”trima” ,rrahes dhe persekutore te femrave nuk jetojne dote pa gjak…..pune gyzelash!

      1. fl says:

        Ka shume cmendurira ketu. Me e madhja eshte se kete vend pas 22 vjetesh tranzicion e udheheq perser Doktori Bllokut, barbari Vicidolit

    1. Latif Dreqi says:

      o figure, po mos e dhi muhabetin se behesh pa lezet pastaj.Gjakmarrja eshte problem, i cili pak ose aaspak ka te beje me fene!Duhet ta dish qe me e perhapur eshte ne veri e sidomos ne zonat me shumice katolike!E dyta, feja islame eshte shume e perhapur ne shqiperine e mesme, Kavaje, Elbasan, tirane, por nuk kane probleme gjakmarrje. E treta, as turqit nuk njihen per nje gje te tille. Gjkmarrja eshte tipike shqiptare, veshtire se mund te gjendej ne nje komb tjeter ne ditet e sotme, por shqipet jane shqipe. Pse e qysh, ka shume debat, por kjo eshte gjendja. Mungesa e shtetit sigurisht ka rol paresor. Dhe mjaft mbolle percarje me fene o burre. Shqiptaret nuk kane lidhje te forte me fene, ciladoqofte.Ne pergjithesi them, sic kane fqinjet tane.

  2. Qeveria asht per vete e ngujume, e ke pa si bredh qeveria me jelek antiplum ? Zoje na kina opoziten ma tkeqe nbot, po na ngujon krejt na patrijotat evropian.

  3. vitina says:

    ik mi angleze se te futt ne pune te zeze hajriu me banden e vet

    1. hajriu says:

      O vitina oj nuse , une parapelqej 300 si puna jote , ato kam qejf ti rrah e ti “nderoj” tre here para buke e pas buke se keshtu ta dini per nder ju gjakprishurat e grekit. Puç puç
      P.S. Dhe mos i nderroni breçkat , me fal emrat , si puna e kkkkkkk…

  4. saliheqenefi says:

    po qeveria eshte vete e cmendur moj zonje mos bej te padituren

  5. Hajriu says:

    Zonja angleze.
    Ne shqiptaret kemi ngelur pak prapa me gjakmarrjen po me prapanicat jemi perpara.
    Ja p.sh.
    Turkofagos arriti shume I lumtue te plotwsoje endreen e tij te martohet me hajriun. Me hajriun ate poshte te tregu, ate harixhiun

    1. hajriu says:

      Pse se ke marre vesh ti o 300 grekei qe me ke kunat???? Uroje sorelen te te behet me nje nipçe . Hajt se edhe ty kam me te zbardhu pak …puç puç grekiiiii

  6. prita says:

    Kjo eshte qeveria juaj qe u coptuat nje jete te tere deri sa e instaluat. bravo ju qofte!

  7. NINO says:

    PO PSE MOJ EDHE ME GJAKMARRJEN DO MERRET QEVERIA ,QEVERIA KA PROBLEME TE TJERA MA TE RANSISHME ,SE GJAKMARRJA ,P.SH KEMI PROBLEM KRYESOR FALJEN E DETIT GREKUT,SI TI NXJERRIM KRIMINELAT NGA BURGU SE PO AFROHEN ZGJEDHJET ,SI TE PRIVATIZOHEN ATA QE KANE NGELOR PA U PRIVATIZU SE DUHEN LEK ZONJE PER FUSHATEN ,A E SHEF MOJ ZONJE PER LEKE TE KERCET KARRIKJA KOKES NE MES GJYKATES ,TASH ZONJE E NDERUAR DURO DHE PAKE SE QEVERIA ESHTE TEPER E ZANE ME PROBLEME TE MEDHAJA QE KANE LIDHJE ME INTARESAT E VENIT ZONJE DUHET TE BEJE TE PA MUNDUREN QEVERIA TI FITOJE DHE ZGJEDHJET E 2013 ,QOFTE ME LEKE QOFTE DHE ME DAJAK SI NE 96 RENDESI KANE TE FITOHEN ZONJE,TI PAKE PASKE 13 VJETE ME KETE MISION DURO DHE NJA 13 TE TJERAA PASTAJ TE JESHE E SIGURTE NUK DO KETE ME GJAKMARRJE EDHE PA NDERHYRJEN E QEVERISE .

  8. turkofagos says:

    Zonja sunduse nga britania ju pergezojm.
    Megjithate kam nje kerkese.
    Sikur ta ngrinit zerin atje ne britani edhe per ne gay te shqiperise greke.
    Nuk kemi fare te drejta.
    Shqiptaret korrake nuk e cajne fare bythen per bythen tone te care.
    Ju faleminderit
    Efkaristo poli

    1. ja keshtu eshte says:

      Akoma gjalle je ore qelbaniku turkofagos, nuk ri dot ti pa share shqiptaret, te pelqen te quhesh grek, ti arumun i ndyre. Sa per shqiptaret ata qendrojne shume me larte se ju te ashtuquajturit grek, qe shisni kombesin per 300 euro.

    2. geni says:

      turkofagos…pse re me te vertet qenke gay ti???po ti paske humb kohe kot,hajde ne amsterdam ta shqyesh mir sumen,do besh dhe lek.po cte duhet ty me shqiperine mor legen,futu ne ndonje blog grek.gjakmarrja te ne eshte para krishtit por tani eshte fryre se ky kryeministri yne eshte filopedegrek dhe serb dhe eshte nje nder planet e tij pakesimi i popullates dhe shtimi i saj me gayreek

  9. kel ukaj says:

    Falenderoj kete zonje qe vjen nga larg te kujtoje tragjikomedine tone. Sigurisht qe zonja nuk eshte nje shtetare dhe nuk e kupton thelbin e ketij problemi tragjik. Perse e them kete! Sepse ku eshte policia, ku eshte kryetari i komisariatit, ku eshte Ministri i Brenshem, ku eshte kryeministri, e ku eshte Presidenti i shqiperise. Detyre e pare e shtetit eshte sigurimi i jetes se qytetareve te tyre. Si eshte e mundur qe te gjithe e dine se Keli do ta vrase Mikelin dhe institucionet shteterore nuk marrin masat e nevojshme per ta parandaluar. Jane rrogtare dhe jo vullnetare, i paguajme per te sherbyer, e din edhe nje student i vitit te pare te F. te Ekonomise qe ata jane sektori i trete i ekonomise “sektori i sherbimeve”. Se ata nuk bejne detyren per te cilen paguhen duhet te nderhyje prokuroria duke arrestuar ne vend policin e zones, shefin e komisariatit e te tjere qe kane pergjegjesi. Se efektet nuk japin rezultat duhet te arrestohet Ministri i Brenshem dhe Kryeministri, per “shperdorim te detyres zyrtare” “per nxitje te vellavrasjes” etj etj. Thjesht ka ligje dhe ligjet duhet te zbatohen. Duhet ta dine njerzit e thjeshte se KPP ka nen qe te denon me burg deri ne 6 vjet “moskallezim te nje vepre penale” ka edhe nene te tjera me te lehta qe te detyron te denoncosh ne organet kompetente. Prandaj zgjidhja eshte ne ate qe shqiptaret nuk jane te afte te bejne “shtet”.

  10. dosja tropoja says:

    Sali,ruhu!Mos dil nga kulla!

  11. Rrumpalla sali mezi e ndezi ate zjarr kto i thane shuaje te cmendurit vet.

  12. HORRI bulevardit says:

    Gjakmarrjen vetem komunizmi e zhduk, se ai i shkreti, sta bente te gjat, jo vetem qe ja nxirrte qumshtin e nones nga bytha trimit qe kishte bo vrasjen, por ja kalerojte robt e shpis.
    Keta jemi, o demokraci saliniane me gjakmarrjen brenda, o komunizem enverian, te pakten te varfer, por flejm rehat.
    Demokraci funksionale si gjithe bota demokratike, ne skemi turr ta bejme, ndoshta mbas 500 vjeteve.
    Shqiperia ka mbaruar.

    1. felini says:

      Nuk vjen me dulla jot,e as te mirat qe ke pas. that’s it. Si spiun ske qene keq ti!

      1. HORRI bulevardit says:

        E moj feline, po ta kem dasht se mohoj se se du prap, por puna o se bona ca vite burg, prej politikes se Dulles, e para kjo.

  13. Shqiptari says:

    Eh, sikur te kishim qeveri te popullit e per popullin, nuk te kishte ardhur radha Ty moj Zonje e nderuar qe ti apelosh asaj.

  14. LENINI says:

    Edhe nje kusht te 12 prioriteteve e paskemi plotesuar.Europa po na hap dyert.Kjo eshte fitorja me e madhe.Ne Europen e shekullit XXI,me gjakmarjen e shekullit te XIV.EUREKA.
    Faleminderit Europe.Po vime na prit.Feudalet e mesjetes do ta ndryshojne edhe Europen,qe s’ka lene gje pa bere ketij kombi per 100 vje.

  15. Rexhin says:

    Kjo qeveri eshte ne gjak me popullin e saj kryeministri i vendit nuk shkon dot ne vendlindjen e tij po edhe kur shkon e peruror shkolla perpara femijeve shfaqet me jelek anti plumb .
    Kjo qeveri eshte ne gjak me 26-te te vdekurit dhe 3000 te plagosurit e gerdecit me 4-ter te vdekurit e 21janarit qe deri tani nuk eshte denuar njeri ,se gjagjet mbullen duke kapur vrasesit duke vepruar drejtesia qe ne shqiperi drejtesi nuk ka,keshtu qe lind nevoja qe njerezit te bejne vetgjysi kjo eshte e tmerrshe per kete vend .

  16. saksoni says:

    per cilen qeveri e ke fjelen zonje /nuk e shef qe vendi ne fjale ska nje te tille

  17. e verteta says:

    Zonja Antonia Jong s’e ditkerka qe ne Shqiperi s’ka qeveri derisa s’ka drejtesi.

  18. Roberta says:

    Bashkelexuese, nqs mundeni te gjeni filmin: THE FORGIVENESS OF BLOOD ne anglisht ose: LA FAIDA, ne italisht. Aktoret flasin ne shqip me dialektin e veriut. Interpretojne jo keq.
    Eshte i dobet si film, sh i dobet (per mendimin tim) por te jep idene e gjakmarrjes si koncept, nqs mund te konsiderohet i tille.

  19. kapo says:

    Qeveria eshte duke marra masa te forta per te parandaluar gjakmarrjen. Me vendim te kuvendit dhe me votat e shumices kanuni i lek dukagjinit do te zevendesoje kushtetuten shqiptare. Amin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje