(E PERDITESUAR)- Një shtetase italiane është detyruar të prostituonte prej muajsh, pasi trafikantët shqiptarë i kanë marrë peng fëmijët.
Italiania, nëna e dy fëmijëve, kishte ardhur për pushime me fëmijët e saj.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka arrestuar dy vëllezërit Altin dhe Besmir Kacaj përkatësisht 37 dhe 22 vjeç, të cilët akuzohen se kanë detyruar të prostituojë shtetasen italiane me inicialet V.P.
Sipas policisë, denoncimi është bërë nga vetë shtetasja italiane, e cila ka deklaruar në polici se rreth 2 muaj më parë ka ardhur në Vlorë me pushime me dy fëmijët e saj, dy djem 10 dhe 7 vjeç tek Altin Kacaj, por ky i fundit, nëpërmjet mashtrimit i ka mbajtur fëmijët në Vlorë me pretendimin për t’i lënë me pushime dhe ajo të shkonte të vazhdonte punën e saj në Itali.
Duke i besuar, kjo shtetase ka lënë 2 fëmijët e saj në Vlorë dhe është larguar për në Itali së bashku me shtetasin Altin Kacaj. Pasi kanë shkuar në Itali, së bashku me vëllain e tij Besmir Kacaj, nën presionin e moskthimit të fëmijëve, e kanë detyruar të prostituohej këtë shtetase në Itali, me qëllim për t`ju siguruar atyre shuma të konsiderueshme parash.
Policia italiane ka kërkuar ndihmën e policisë shqiptare, pas denoncimit se një shtetase e tyre shfrytëzohej për prostitucion.
Pas një pune dymujore, siç shkruhet edhe në gazetën “Shqip”, strukturat e policisë dhe prokurorisë kanë arritur të identifikojnë trafikantët në qytetin e Vlorës, megjithëse ndërhyrja ka qenë tejet e vështirë për shkak të fëmijëve të mbajtur peng. Gjithashtu është vënë re se personat e dyshuar për këtë aktivitet kriminal ishin me precedentë të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë.
Dje është përgatitur plani operacional, ku janë shoqëruar disa të dyshuar dhe janë kontrolluar mbi dhjetë banesa.
Mësohet se dy fëmijët e mbajtur peng janë liruar pa dëmtime, megjithëse nuk janë dhënë detaje se ku mbaheshin.
Burime nga policia njoftojnë se disa prej personave janë shoqëruar për në komisariat, ndërsa vazhdon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
E tmerrshme? Si jane bere keta njerez keshtu? Po edhe me italianen? E shkreta ka kujtuar se po shkonte me pushime ne Angli ose ne France vetem pa burre, nuk e di se ne Shqiperi eshte vet shteti ai qe bashkepunon me kriminelet qe te shfrytezoje popullin e thjeshte.Shyqyr qe kane shpetuar femijet, po ajo do kohe ta marre veten nga keta monstra.
Nuk eshte kaq e thjeshte sa shpjegohet ne artikull.Erdhi ne Shqiperi dhe e detyruan te perdhunonte.Sidoqofte futuni nga nje 15-vjet burg dhe nuk e bejne me kete gabim,gangot e Vlores.Karagjozat e Shqiperise,s’kan burreri vet te nxjerrin buken e gojes dhe e gjejne ”shpetimin” ke breket e femrave te pambrojtura.
Me dhune ne kete kohe nuk mund te te trafikoj asnje , as me te mashtruar nuk mund te behet se nuk jane me debile femrat dhe aq me teper kjo “turistja” italiane qe vika me pushime le femijet ne vlore dhe shkon te vazhdoj “punen” kush turist idiot mund ts bej kete !!!??? Me sa duket kjo nuk i ka treguar te gjitha ,pa dashur te justifikoj keta bashkeqytetaret e mi. Ju mjeranet qe ju ka hyre ndonje gozhde ne vlore dhe kujtoni duke share dhe bere te fortin mbas kompiuterit me sebepin me te vogel ,me besoni nuk ja u lehteson dhimbjen kjo , prandaj verini tap dhe gojes dhe sumes….
eeee kjo eshte shqiperia juaj turistike …..
Kjo eshte Shqiperia turistike e Sali Berishes…
motra mos eja për turizëm,por vetëm për votime kur të thërret baca!ai është i zoti të të sigurojë për nja dy ditë,për interes të vet!
më pas po për interes të vet nuk të siguron,motra!
por ti mos u mërzit në të dyja rastet është thjeshtë biznis!
kriminelet ekzistojne gjithkund, por eshte shteti i dobet dhe i korruptuar dhe i mposhtur para krimit. prit se do vije edhe radha e atyre qe favorizojne dhe kryejne keto gjera se thone Zoti vonon po s’harron. nuk e di se sa te gezuar do jene ata qe fitojne keto leke, por jam e sigurt se jetojne si minjte neper vrima se skane fytyre te dalin ne drite, se i vret ajo.
Mallkimi u bjen o atyre, o familjes, e sidomos femijet e tyre do e paguajne,por nga Zoti! keto shembuj i shohim perdite, se njeriu vec nje jete ka e atyre edhe varrin kane per t’ia peshtyre….nuk jane leket gjithcka ne kete bote!
Ke te drejte me keto qe shkruan por eksperienca po tregon qe maskarenjte dhe hajdutet po jetojne mire ne Shqiperi dhe po ia hedhin pa u hyre gjemb ne kembe,kurse te ndershmit vuajne.
Miresevini ne Albanistan per te bere pushime. Me vjen keq per ate Italianen qe erdhe per pushime ne vendin tone te poshter.
Ky eshte nje realitet i hidhur por i vertete,turp per keta njerez kaq te ulet qe e ndoten shqiperine!!!!!!!
kjo tregon se ne shqiperi hyn derri e dosa dhe nuk ka shteteduhet te flasim te gjithe e sidomos ata qe kane njerze ne pushtet se te kiqat mund te vine nje dite dhe ne pragun e tyre.
Kam kujtuar se me heroizmat e skafeve vlonjatet u kishin vene kapak bëmave te tyre,por duket se ka sa te duash shtaze nenshtetas shqiptare sa ne Vlore e Tropoje,pa dallim feje,krahine e surrati.
Edhe ksaj i thojnë Shypni.
Mjerim i till shoqeror te ndodh ne mes te Evropes, eshte dicka e paimagjinuar. Edhe pse nuk eshte diqka per tu cuditur, kjo ngjarje dhe te tjera mi qindra kur burri trafikon gruan, te fejuaren, njeriun e aferm te familjes apo kedo tjeter, jane vazhdimesi e kultures ne Shqiperi. Vite e shekuj te prapambetur, nje pis shoqeri qe te vie te vjell tere diten.
o gazeta tema ju lutem tregohuni pak me te qart. mos u nxitoni. ku eshte detyruar te prostituojè shtetesja italjane ???? pasi po lexoj shume versione
1- Një shtetase italiane është detyruar të prostituonte prej muajsh në vendin tonë
2- Italiania, nëna e dy fëmijëve 5 dhe 7 vjeç, shfrytëzohej në vendin tonë
3- …e kanë detyruar të prostituohej këtë shtetase në Itali
dhe e dyta sa vjec ishin femijet 5 dhe 7 apo 10 dhe 7 ????
Nje gjest shtazarak dhe i felliqur, ma kthehu stomakun jemi dhe para darke ketu.
Nuk dua te kategorizoj nenen e femijeve se cdo njeri i di vet hallet dhe veshtiresite ekonomike si dhe sakrificat qe duhen per rritjen e dy femijeve por nga posicioni im si nene, me vjen pyetja: si i le dy femije te mitur ne njerez qe mbase nuk i njeh fare apo qe s’kane asnje lidhje gjaku me femijet e tu?
Cdo njeri para se te shkoje ne nje vend tjeter per turizem gjen ndonje liber per te studiuar vendin jo vetem nga bukurite natyrore por edhe traditat e atij populli.Sic duket kjo grua nuk e ka pasur parasysh kete dhe ka shkuar si cjapi te kasapi. Kaq e humbur qenka kjo zonje qe nuk e di se ku shkon per pushime.A nuk e shesh ajo se pothuajse te gjithe shqiptaret qe kane shkuar ne Itali me pune te pista merren.Kur merren atje,si ka mundesi qe te jene me te mire ne vendin e tyre.Kur hyn ne SHqiperi eshte njesoj si te hysh ne nje cerdhe grerezash,ku ne mos njera tjetra do te thumboje.
Sa turp -, ska polici , ska siguri , ku eshte shteti, policia bashkpunon me te “fortet” , sa shume ka per te folur. Zoti na ruajt .
Duket qe eshte nje prishje marveshje midis tyre per ndarje lekesh, dhe femijet mos harroni qe i ka lene me deshire o njerez, dhe te vetmit fatkeq jane ata femije kurse ajo talianka mos kujtoni se ka qene aq naive .
Cjane keto kafshe perpindsha, o zot shkofshin ne hell bashke me nenat e tyre qe kane bere monstra te tille, shume dakort me Nadia e ka permbledhur shume bukur ne opinionin e saj, nuk kam c te shtoj me shume, vec se ndjej perbuzje per keta mizerje qe o zot u kalbshin per gjithe jeten ne burg, e ju bofshin femijt e vet prostituta. o kafshe se ju vetem njerez nuk jeni!
Bravo Vlora Vlora rrace e poshter kriminela te lindur nga Aranit Cela,
Hysni Kapo,Xha Temja e deri te Zani Caushi te pa fe pa kod nderi.
Si histori pak e dyshimte per tu besuar. Kush nene i “le” femijet ne nje vend te panjohur dhe aq me teper ne Shqiperi qe Italianet kane 20 vjet qe e shajne.Kaq “naive paska qene kjo turiste qe a thua se spaska Italia det e plazhe dhe erdhi ne Vlore dhe la femijet te njerez te panjohur a thua se ishin ndonje pale kepuce.Jam i bindur qe cdo ngjarje ka 2 versione, le te degjojme dhe versionin e pales tjeter dhe pastaj te nxitojme kush e kush te hedhi balte
lajm i çoroditur,i denje per komedi.Do jete ndonje shqiptare nga Vlora qe ka marre nenshtetesine italiane,ose ndonje italiane gabele,se nuk ka mundesi.Po”burrin”ku e ka kjo?Natyrisht dy shfrytezuesit duhen denuar maksimalisht,por ketu bie ere kjo histori.Une dyshoj se palet do kene rene dakord e ne”bisnes” e siper kane dale mosmarreveshjet.Gjynah per femijet!
Kjo mund te kete patur ndonje relacion me vellezerit, po kurre nuk mund te kete dyshuar se ata mund ta prosittuojne.
Keta gangot e Vlores, qe i mbron ky trojani ketu, para se te prezantohen mire kush jane sillen si lango.
Kushedi sa te sjellshem duhet te jene treguar me zonjen ne fjale dhe as qe ja kapatur idene ajo se ka te beje me profesioniste.
Po jam 1000 here dakrot me Dean dhe teresisht e percmoj mendimin e trojan qe thote se sot nuk behet asgje me zor,, dhe e ben te ligjshem trafimin.
Ky eshte maskarallek.
Dhe ata qe merren jane maskarenj dhe te padenje te jene bij nenash.
Nqs kane kete mendje atje te perfundojne te gjithe, ne burg.
C’tu desh moj e zeze c’tu desh! Ne vendin e shqiponjave e gjete te besh pushime ti? Neve kemi kemi dale nga vrima e pushkes, nga lufta vijme dhe drejte luftes shkojme. Ku di albanezi c’eshte paqja e miresia.