Është i drejtë shkishërimi? I shërben shkurajimit të gjakmarrjes?

27 Shtator 2012, 11:15Sociale TEMA

Opinioni publik i yni e ka mirëpritur gjestin e kishës së Shkodrës (që gabimisht është marrë si një qëndrim i kishës shqiptare) lidhur me shkishërimin e atyre që kryejnë vrasje për gjakmarrje. Të paktën, kjo është përshtypja që është krijuar. Nuk ka pasur zëra kundër kësaj ideje, as nga brenda kishës, as nga pjesa ‘laike’ e shoqërisë. Fatos Lubonja bëhet një nga zërat e parë që e qorton një iniciativë të tillë. E bën në shkrimin e tij me titull “Po kisha ç’pati?”, të publikuar në Panorama. Lubonja vihet kundër shkishërimit, së pari ngaqë ky propozim duket si “reagim instrumental”, së dyti ngaqë ky propozim nuk shkon tek rrënjët e problemit, dhe së treti ngaqë bie ndesh me një frymë e frymëzim të doktrinës kristiane, që nuk ngrihet mbi ndëshkimin e frikësimin, por mbi dashurinë.

Në fakt shkishërimi është një praktikë e vjetër, e ngritur mbi pohime që gjenden në ungjijtë, dhe konsiston në përjashtimin e besimtarëve nga grigja, të cilët në këtë mënyrë nuk mund të hyjnë më në kishë e nuk mund tu gëzohen sakramenteve. Por është nga ana tjetër një praktikë që përdoret në rrethana tepër ekstreme.

Një teolog, njëkohësisht besimtar i krishterë, që nuk do të identifikohet, teksa flet për respublica-n, ecën në të njëjtën linjë me Lubonjën, dhe fokusohet tek mesazhi kristian i dashurisë. Përveç kësaj, ai nënvizon rastin italian, ku “nuk është parë e udhës të përdoret shkishërimi si mjet në luftën kundër mafies, që mund të shihet si një dukuri më e rrezikshme dhe më e frikshme se sa gjakmarrja jonë”.

“Totò Riina nuk është shkishëruar”, ilustroi ai idenë e vet. Dhe në fund, teologu që intervistuam na shprehu dhe një shqetësim tjetër: “Shpesh herë nuk arrijmë të ndajmë mirë një krim të zakonshëm nga një krim prej gjakmarrjes”.

http://respublica.al/artikuj/2012/09/27/eshte-i-drejte-ckisherimi-i-sherben-shkurajimit-te-gjakmarrjes

23 komente në “Është i drejtë shkishërimi? I shërben shkurajimit të gjakmarrjes?”

  1. Dean says:

    Vari k……n,lubonjes.Ai per ket momente jeto,sa me u ngrit kundra rrymes,a thua se ka apo ofron ndo1 zgjidhje te problemit.Ai eshte thjesht 1 ”intelektual” karagjoz.

  2. Ncuku says:

    Ti c kisherojme apo ti vrasim kjo eshte ceshtja.
    Nese me pare i gjenduri ne hall per te marre gjak kishte vetem nje vidhe qe e shterngonte ( ajo ishte se do te lante gjakun me gjak e kjo vazhdon, tani do te kete dy vidha , dhe ate te c kisherimit. Pra para se te vrase duhet te mendohet me shume se nje here.
    Dhe kur mendohesh me shume ma do mendja do nxjerresh dicka pak me te menduar. Lubonja flet per dashurine. E habitshme se si do dashuroje Lubonja dike qe e urren.

  3. Artiola says:

    Pse ju be çkisherimi kaq shpejt? Ky Kastrioti vrau per gjakmarrje? Nga gazetat qe shkruajne nuk mori gjak por u vetmbrojt dhe i vrau ne oborrin e shtepise se tij tre persona qe i shkuan me pistolete ne dore? Shpirti u prefte ne paqe atyre po kur shkon te zgjidhesh debatin me arme, me arme do te pergjigjen.Kisha i e çkisheroi kte Kastriotin mbase kur nuk duhej po çberi per familjet e tjera te fisit Zhuba ? Pse nuk i nxori nga ngujimi apo i lau duart me kaq dhe po pret vdekjen e radhes te fist Zhuba per te shkisheruar edhe ata te fisit Shtjefni?

  4. marsida says:

    hajt ma me marrinat e kishes..pse nuk po jetojn edhe ato qe nuk jane te pagzum,e ato qe nuk shkojn n’kish? gjakmarrjen vetem nji gja e hek denimi me vdekje..asgja tjeter…kot lodhen ato qe mendojne se me c’kishrim do hiqet…

  5. kola says:

    flitet pr nje dy tre vrsje ne vit , kurse ne qytete te tjera kemi me qidra te vrare, per asye konflikti droge , prostitucjoni ,ju i mohoni keto dhe flisni vetem per hakmarrje , me gjithate ska problem , po si do u behet ketyre mafjozeve te vrare familjeve te tyre , hahahahahaha

  6. fitim Hoxhati says:

    Çkishërimin në parim e shoh të drejte e me vënd por ” praktikisht teknikisht ” ka ndonje verejte sidomos :

    Së pari :Si i bëhet kur vrasësi ka bashkëpuntor një musliman ose edhe ortodoks?

    Se dyti :Kur Gjakmarrja ështe ndaj për shkak dhe nje personik qe ka pas vrare a mund e nese po a duhet çkisheruar edhe i vrari ?

    Së treti Me ligj e Kushtetute, vrasje nuk quhet çdo marrje jete por vetëm marrja e jetës në kundërshtim me ligjin për pasoje a duhet berë ckisherim para se te sbprehet gjykata se ka pes nje “vrasje” Fitim Hoxhati

  7. xhon says:

    Nuk e kam lexuar artikullin e Lubonjes, po refletoj mbi kete shkrim dhe opinionet qe po i lexoj. Kisha eshte bashkimi vullnetar i njerezve qe besojne ne mesazhin kristian te pasqyruar ne Bibel. Ne Bibel jane fiksuar urdherimet e Zotit apo menyra e te sjellurit dhe e komunikimit mes njerezve ne shoqeri. Ne nje nder 10 urdherimet eshte ai:”Mos vra”. Kisha eshte kunder denimit me vdekje, por jo kunder denimit te aktit qe shkakton vdekjen. Ne cdo moment te veshtire ne te cilen kalon shoqeria kisha e ka thene fjalen e saj. Per kete moment si mase parandaluese ajo ka vendose ckisherimin. Kjo mase e saj eshte e vlefshme jo per te gjithe njerezit,por per ata qe kane pranuar te jetojne ne bashkesine e krishtere. Te mos harrojme edhe nje gje tjeter te madhe ckisherimi edhe mund te hiqet nese ne nje te ardhme fajtori kryen nje pendese te plote dhe pranon publikisht fajin e tij.

  8. leka says:

    Eshte normal,ky qendrim i Lubonjes,nje plakush derdellites, pa drejtim, me manine e nje vaniteti te verber,per tu dukur i paanshem,por ektremalisht i anshem me vehten e vet.Nje peshtirosje qe po vazhdon gjate.

  9. Marin says:

    Ckisherimi ne keto raste eshte i drejte padyshim, po eshte edhe i pamjaftueshem per te frenuar krimin. Kisha e beri pjesen e saj, tani shteti duhet te beje pjesen e vet.

  10. Stef Staku says:

    ANALIZE : Une jam dakort me masen e c’kisherimit !!! Eshte nje mase extreme dakort por edhe e drejte per momentet qe po kalon Shqiperia. C’kisherimi po vjen si nje mase ndeshkimore ndaj krimit te paramenduar nga mos funksionimi i Shtetit dhe i Drejtesise Shqiptare.
    Sikur Kisha Siciliane ta kishte c’kisheruar Toto Rinen ( nje nder mafiozet me gjakatar te historise se Mafies Italiane ) nuk do kishte ndodhur mevone marreveshja Shtet – Mafia ne Itali. Ky mos veprim i KishesItaliane nuk duhet marre si shembull pozitiv qeduhet mdjekur !
    C’kisherimi ka nje logjike te thjeshte. Kur nje person katolik vret me paramendim ne baze te disa rregullave shoqrore ( gjakmarrja ) qe jane kunder doktrines kristiane, nuk pendohet per krimin qe kryen, nuk kerkon falje, ereklamon me krenari krimin e tije, ky person nuk eshte i denje per te hyre ne kishe, e per te bere kryq e marre bekim njelloj si cdo katolik tjeter !!!
    Historikisht gjakmarrja ka lindur nga mungesa e burgjeve. Te paret tane nuk kishin burgje per te ndeshku njerezit e keshtu vendosen disa rregulla per ruajtjen e rregullit mes tyre. Kanuni i Lek Dugagjinit, kanuni i Skenderbeut, Kanuni i Mirdites, etj … Tani kjo situate ka ndryshu dhe ne duhet te veprojme me cdo mjet per te bere te mundur ruajtjen e rregullit mes nesh. Eshte e vertete se ckisherimi nuk e zgjidh problemin e gjakmarrjes por eshte nje mase pozitive ne kete drejtim.
    Ajo qe do shtoja une eshte qe masa e c’kisherimit te jete nje mase ndeshkuese sipas Bibles me rregulla e ligje te qarta se kur merret masa. Te jete i legalizuar dhe i miratuar dhe nga Vatikani e jo te iepen masa poshte e perpjet per te arnuar Drejtesine e Sali Berishes !!!
    C’kisherimi i vrasesit ne Lezhe nuk ka tebeje me gjakmarrjen. Ai eshte nje krim i rende, por nuk ka ardhe si paseje e nje edukate te mesjetare. Me teper eshte krim i nje momenti. Me kete rast me duket se masa e c’kisherimit kerkon te arnoje Drejtesine e Krim Berishes.
    Kisha Katolike ne Shkoder mepare duhet legalizoje dhe publikoje se kur jepet c’kisherimi e jo te veprome me ngut siq vepron ligj venesia Zhelefine.
    Ligjet e rregullat e Kishes sone nuk jane si ligjet e Parlamentit te Zhelefines !!!
    Miratojeni masen e c’kisherimit edhe ne Vatikan epastaj veproni.

  11. Bardhi says:

    Vendimi i kishes eshte shume i thjeshte per tu kuptuar. Kush ka dashurine per Krishtin nuk mund te kete edhe dashuri per te vrare. Ai qi preket prej fenomenit te gjakmarrjes duhet te ndaje te miren nga e keqja dhe te vendosi se me ke don te shkoje.Nuk asht aspak e thjeshte per tu realizuar por eshte shume e domosdoshme per personat qi preken prej gjakmarrjes po keshtu edhe per shoqerine.

  12. Lirim says:

    Meqe qeveria nuk vepron, Kisha mundohet te beje dick, aq sa mundet

  13. Thellohu pak says:

    Jam plotesisht dakort me ate qe thote stef stefi ne analize. Kisha, perpara se te shkisheroje ata te gjakmarrjes, duhet ta beje ate me ata qe bejne gjakvenje, atehere mund te mendojme se po ben dicka me arsye dhe te mirqene… Gjakmarrja eshte pasoje e gjakvenjes dhe e mungeses se shtetit ose e drejtesise se shtetit. Asgje nuk e justifikon marrjen e jetes se tjetrit. Ai qe ben duhet te paguaje, ose te mendohet mire.

  14. Albert says:

    Eshte e drejte qe shkisherimi te aplikohet me shume kujdes dhe ne personat qe e meritojne kete mase ekstreme.
    Per ta ilustruar me realitetin shqiptar,tre jane personat qe duhen shkisheruar,duke llogaritur demin qe i kane shkaktuar dhe vazhdojne t’i shkaktojne ketij populli,shteti e kombi – keta jane: Jozefina Toppali,Aleksader Frangaj dhe Nikolle Lesi.Me sjellje,fale dhe vepra,kontributi i tyre antikrisht perben vertet nje rekord te pakapshem!
    Spiune,hajdute,gojeshthurur,te pabese si keta tre nuk gjen dot ne trojet shqiptare! Te mos shkisherohen viktimat por shkaktaret e viktimave!….

  15. Qytetari i vertete says:

    Krimi i vrasjes eshte nje krim qe denohet nga Kodi Penal.Kete krim duhet ta denoje drejtesia.Duke qene se drejtesia tek ne eshte e korruptuar deri ne palce atehere kisha katolike merr persiper te ndikoje ne kete fenomen nepermjet dekretit te ç’kisherimit.Une personalisht nuk jam besimtar por besoj se ne pergjithsi si kriminelet ashtu edhe ata qe marrin jete duke u hakmarre gjykoj qe nuk jane besimtare te devotshem dhe ky dekret nuk do te ndikoje tek ata.

  16. Andon says:

    Ata qe vrasin nuk dua te dine per fjalene zotit (nje nga 10 urdhrat e zotit eshte qe te mos vrasesh) do duan te dine per ckisherim!?
    Xhon me larte thote qe ckisherimi hiqet po te pranohet faji dhe te behet pendese e plote…
    Problemi nuk eshte pranimi I fajit (KRIMIT) se dihet kush dhe pse e kabere, por kryerja.
    Mendoj qe shume nga ata qe vrasin per gjakmarrje nuk duan, por “duhet”.
    Ndoshta edhe nuk e dine pse ka filluar hasmeria, vetem dine qe me vrau, e duhet t’i vras.

  17. I-Krishteri says:

    Ckisherimi si akt nenkupton qe X anetar nuk mund te jete me pjesetar i Kishes, nqs kryen nje akt te caktuar. Kjo behet per 2 arsye: E para, pastron kishen nga “te krishtere” qe jane te tille vetem ne emer (pra, formalisht), dhe e dyta, eshte paralajmerues per te krishteret e tjere qe nuk mund te quhen me te krishtere po bene akte te tilla. Ka qene nje mjet e perdorur qe ne shekullin e pare, sic permbendet ne Bibel, ne Kishen e Korinthit. Eshte nje akte dashurie, dhe jo hakmarrjeje, ne dallim nga ajo qe shprehet Fatos Lubonja, sepse ka synimin te mbroje Kishen dhe te krishterin nga mekati. Nqs personi qe ka kryer krimin/mekatin, pendohet, Kisha e ripranon serisht ne gjirin e saj, pavaresisht se ligji mund t’i jape denimin kapital!

  18. I-Krishteri says:

    (po e ripostoj dhe njehere se me duket se nuk u ruajt)
    CKisherimi si mase ngelet nje akt dashurie, jo ashtu sic shprehet Fatos Lubonja. Dashuri per te mbrojtur grigjen e Krishtit nga mekati, kur ky mekat arrin forma ekstreme. Ne rradhe te pare mbron Kishen duke larguar prej saj te krishteret formale, qe nga njera ane vijne aty dhe nga ana tjeter ndjekin Satanin duke vrare krijesat e Zotit, ne rradhe te dyte sherben qe te mbroje te krishterin duke e paralajmeruar se nqs kryen nje mekat te atij niveli, nuk mundet me te jetoje ne gjirin e Kishes.

    Por Kisha e reipranon te ckisheruarin nqs pendohet. Madje dhe kur ligji mund ta denoje me denim kapital. Kisha reflekton ne toke Mbreterine e Zotit (persa mundet) dhe ne kete Mbreteri mekati denohet, por te penduarit falen!

  19. Bombaxhiu says:

    Lubonja kur flet per ceshte sociale dhe histori eshte kot, i drejte eshte vec kur flet per aktualitetin politik

  20. denisi says:

    Po ku ka kish e xhami per keta njerez injorante more,jo kishe e xhami,po edhe vete zoti ti lutet ketyre injoranteve ata prap punen e tyre do te bejne.Po le te rivendoset nje here prap ligji ME VDEKJE edhe te funksjonoje ashtu sic duhet,pa jua them une se sa te forte jane keta bythemuter para litarit,ashtu sic bene shuren para litarit ata te fortet qe u varen ne mes te fierit ne 92-shin

  21. tourkofagos says:

    edhe une i shkisheruar jam, sepse papuja donte ta shtypja , une e refuzova sepse une doja te me shtypte ai, keshtu ai me shkisheroi.

  22. hajriu says:

    …. nuk na the ndonje gje te re … gjak pushtash , futu kkkkkk….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje