Nuk mjafton fatkeqësia e 15 marsit, në Gërdec u mbyllin edhe shkollën

26 Shtator 2012, 16:32Sociale TEMA
Nuk mjafton fatkeqësia e 15 marsit, në Gërdec u mbyllin edhe

Nxënësit e Gërdecit që vetëm para 4 vitesh iu gëzuan shkollës së rikonstruktuar,tashmë u duhet të ecin një orë në këmbë për të zhvilluar mësimin në shkollën e Marqinetit.

Ministria e Arsimit ka vendosur mbylljen e shkollës 9-vjeçare në Gërdec me argumentin se nuk mbushen klasat me nxënës.

Nxënësit e transferuar në Marqinet ankohen se është rrugë e gjatë për t’u përshkuar në këmbë dhe se në shkollën e Marqinetit   zhvillojnë mësimin mbasdite. Transferimi i nxënësve në Marqinet  ka revoltuar banorët, të cilët thonë se duhet të paguajnë 1100 lekë në muaj për një fëmijë për transportin me furgon.

Me banoret e Gërdecit është takuar deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, i cili dëgjoi me radhë ankesat e banorëve dhe akuzoi qeverinë se shpenzoi fonde për rikonstruksionin e shkollës vetëm për t’i mbyllur gojën banorëve.

“Në kuadër të gjithë këtyre investimeve për t’iu mbyllur gojën banorëve ishte edhe investimi në shkollën e Gërdecit, një investimi i bërë nga qeveria dhe Banka Botërore që u inaugurua një vit pas shpërthimit të Gërdecit. Por pas zgjedhjeve të 2009 nisën pushimet nga puna, iu ndërpre ndihma mjekësore të gjithë të dëmtuarve të Gërdecit. Sot kemi fëmijë pa një krah që nuk kanë asnjë lloj ndihme mjekësore dhe tani ka dy javë që shkolla e Gërdecit është e mbyllur fare. Tani këtyre banorëve të varfër iu është shtuar edhe kostoja e transportit të fëmijëve nëpër shkolla,” thotë Gaçi.

Në shkollën 9-vjeçare të Gërdecit mësonin 120 nxënës dhe çdo klasë kishte më e pakta 13 nxënës. Tashmë shkolla 9-vjeçare Gërdec, e rikonstruktuar dhe në kushte shumë të mira, do të mbetet bosh duke mos i shërbyer banorëve të kësaj zone./TCH

4 komente në “Nuk mjafton fatkeqësia e 15 marsit, në Gërdec u mbyllin edhe shkollën”

  1. F.N. says:

    Sali “interneti ne qdo klas”, i la pa shkolle fare! Jazek te qofte more bukeshkale!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html

  2. doktor vdekja says:

    …po kesaj shkolle nuk ja preu shiritin kufoma apo i dridhen duart .si te mbushen klasat kur ska me cfar se i vrau plera e su gjet sesi .

  3. HORRI bulevardit says:

    Gerdecasit ja dhane voten LSI-se se Ilirit, se jo vetem qe do fuste Salin ne burg, per gjemen qe i beri banoreve, por Iliri i tha se une do ju integroj dhe ja me ne fund LSI bashke me koklopen, ja arriten, po i bejn integrimin e gerdecit me Marqinetin, kalamojt sterviten deri ne Marqinet, bejn dhe vrap kur i kap shiu, po kur i mbushet menja se smund te shkoj ne shkoll, se eshte larg, sdo te kene kundershtimin e prinderve dhe larg qofte, ndonje aksident, gjat rruges, se rruga per ne shkollen e integrimit, kalon neper rrugen e makinave.
    Jepjani voten prap Ilirit, se vetem dhjet konto bankare ka, Sala ja ka morr ne kthese dhe per kete Ilirit po i vje inot.

  4. kameniku says:

    me fjen keq per femijet e jo pre prindrit qe votuan pd e lesh dhije qeverri e korruptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje