Halimi: Më 28 nëntor do ketë amnisti për të burgosurit. Ja kush do përfitojë

26 Shtator 2012, 22:02Sociale TEMA
Halimi: Më 28 nëntor do ketë amnisti për të burgosurit.

Flet ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ftuar në emisionin “Intervista” të gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus

Do të ketë amnisti më 28 nëntor?

Po, do të ketë. Është hera e parë që unë po flas për çështjen e amnistisë për shkak se është një proces edhe i ndjeshëm, por edhe një proces, i cili ka kohën e vet. Kam ndjekur edhe publikimet në gazeta. Ju falënderoj për pyetjen, në mënyrë që të më lini edhe kohë të shpjegoj për interes të qytetarëve. Për 100-vjetorin do të ketë një amnisti.

Do të jetë e gjerë, e ngushtë, e madhe?

Do të jetë një amnisti, e cila nuk do të jetë e gjerë. Nuk do të jetë shumë e gjerë, si ministër do të më interesonte të ishte e gjerë, sepse edhe të dënuarit mund të kishin më shumë interes për të përfituar, edhe familjarët e tyre, edhe shteti tregohej zemërgjerë në një moment të caktuar, siç është momenti historik i 100-vjetorit të pavarësisë. Por, si një politikan dhe si një qytetar, duke pasur parasysh dhe gjendjen e kriminalitetit që është sot në Shqipërisë, më është dashur të tregohem i kujdesshëm. Më është dashur të tregohem i kujdesshëm dhe të tregohem pak më radikal se çfarë jemi treguar në vitin 2007.

Në vitin 2007 amnistia ka përfshirë të gjithë të dënuarit, të cilët kishin 2 vitet e fundit të dënimit dhe liroheshin, apo edhe një kategori veprash të cilat në vitin 2007 nuk është se ishin shumë të përhapura. Kështu që, më është dashur dhe jam treguar më pak radikal se në vitin 2007, në atë kohë kam qenë zëvendësministër i Drejtësisë, dhe me amnistinë e këtij viti do të lirohen nga dënimi të gjithë personat që u ka mbetur viti i fundit. Pra, ata persona që do të kenë 365 ditë dhe më pak do të lirohen. Sigurisht do të përfitojnë pastaj dhe të gjithë personat, gratë, të cilat janë mbi 55-vjeç. Pra të gjitha ato femra rë dënuara që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 55-vjeç, me përjashtim…

Pavarësisht nga…

…Jo, me përjashtim të veprave që unë do të citoj më vonë. Të gjithë të dënuarit me burgim, të miturit, që në moshën kur ka kryer veprën kanë qenë më pak se 18-vjeç apo baras me 18-vjeç, ata do të përfitojnë dhe do të lirohen, me përjashtim të veprave të cilat unë do t’i citoj më poshtë. Dhe për të gjithë pjesën tjetër të dënuarve, që nuk plotësojnë këto kritere, jo se edhe ata do të dalin duarbosh nga amnistia, shteti përsëri do të tregohet zemërgjerë në momentin e këtij evenimenti historik për Shqipërinë, që është 100-vjetori, do të zbritet 1/4 e dënimit.

Të gjithëve, pa përjashtim të gjithë të burgosurit?

Jo pa përjashtim.

Përveç?

Përveç atyre të cilët janë dënuar për veprat që unë do të lexoj më poshtë dhe atyre që janë përsëritës. Atyre që janë përsëritës iu ulet 1/8. Dhe nuk përfitojnë të gjithë sigurisht ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, të gjithë ata që kanë kryer vrasje, asnjë nga vrasësit nuk do të përfitojë as edhe një ditë ulje nga amnistia, askush që ka kryer krime kundër njerëzimit, askush që ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, askush që ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitura, askush që ka kryer vepra penale kundër lirisë së personit: mbajtje peng dhe me radhë, askush që ka kryer vepra penale që kanë të bëjnë me prostitucionin, askush që ka kryer vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin, askush që ka kryer vepra penale që kanë të bëjnë me trafikun e armëve dhe të drogës, si dhe një sërë të tjerash.

Ka një llogaritje në total, përafërsisht se sa përfitojnë?

Sigurisht që ka një llogaritje. Jam kujdesur për këtë që të kem dhe një statistikë lidhur me këtë çështje. Numri i personave që përfitojnë do të jetë dikur rreth 220-250 persona, të cilët do të përfitojnë lirinë në 28 nëntor të vitit 2012.

Po që përfitojnë ulje dënimesh dhe kështu me radhë?

Numri i tyre sigurisht që është më i madh, e kemi në proces llogaritjeje. Aktualisht stadi në të cilin është ligji…

Që të kuptohemi, më datën 28 nëntor pritet të lirohen deri në 250 veta që të dalin të lirë nga burgu?

Po. Persona që nuk kanë kryer grabitje me dhunë, grabitje me pasojë vdekjen, përdhunime. Të gjithë ato që unë i citova, përveç këtyre. Ata nuk përfitojnë asnjë gjë. Personat e tjerë do të përfitojnë që kanë vitin e fundit të vuajtjes së dënimit ose do të lirohen, ose do të kenë ulje me 1/4, ose siç thashë që është pjesa bujare e shtetit që të ketë një kujdes ndaj grave. Por, me kushtin që të mos kenë kryer trafik droge, trafik femrash, vrasje dhe me radhë të gjithë pjesën e tjerë të veprave që unë përmenda.

18 komente në “Halimi: Më 28 nëntor do ketë amnisti për të burgosurit. Ja kush do përfitojë”

  1. Daci says:

    Mos me thoni qe do lirohet edhe Ilir Xhakja????

    Un besoj ne drejtsin Shqiptare! Bravo Eduard,do beshe mir sikur te liroshe edhe Zan Caushin,Aldo Baren… tipa si kto qe jau ka ber shum borxh Saliu…Qe ta dergojn me tapet blu ne Vicidol.

    1. fule says:

      Filloi pergatitjet per zgjedhje talebani Sali dhe PeDet e tij. Filluan lirimet nga burgu te llumit qe do mbledhi votat e Sales. Vecse kesaj radhe do thyejne hundet e tyre

      1. kalorsi i zi says:

        Pyetja qe duhej te ishte drejtuar ministrit duhet te ishte; Cfare masash ka mare shteti per riintegrimin e ketyre personave, a ka pune per ta mbas lirimit ? A jane te shoqeruar nga organet sociale per ti dhene mundesine te jene te dobishem per shumicen dermuese te popullit ? Apo jane thjesht presione dhe lodra ne kerkim te votes te familjeve te tyre?

  2. Daut Skela, Vlore says:

    Cfare do amnistosh mor palaco! Kriminelet qe te duhen per te grabitur vjedhjet e 2013?
    Po ti likuido ish te perndjekurit dhe ish te burgosurit e diktatures, pastaj amnisto kriminelet e sotem!
    Maskara qe tallesh me hallet e viktimave te diktatures komuniste!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html

  3. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BERISHIAN. says:

    Amnistia eshte krim per te vjedhur zgjedhjet e 2013.

    1. besa says:

      TE QEROHEN SALIU E CKA AI ME VETE ,UNE JAM DEMOKRATE POR SDUA TIA SHIKOJ ATE FYTYRE SI GENJESHTAR QE DIKUR THOASHTE NA MERRNI NE TELEFON KUSH DEGJON APO DI PER KORRUPSION E NGA ANA TJETER GJITHE HAJDUTET , KRIMINELET, KANE BLERE DIPLOMA DHE PUNOJNE NE MINISTRIRA SI DREJTORE SHEFA , KU NJE ISH SPIUN I ENVERIT KA TANI POSTIN ME TE MADH NE BANKE VJEDH ME PROKURIMET E SALIUT I JANE MBULUAR SYTE ME DOLLARE SE VJEDH PER VETE , DHE CDO NATE DEL NE TELEVIZOR E THOTE TE NJEJTAT FJALE MOS KA RRJEDHUR KY DEBIL? VETEM SHKOLLA PO NDERTON GJOJA POR FEMIJET SKANE BUKE, RROBA APO ATO RRUGET E TIJA QE SA BIE SHIU DEL GERMADHAT E MBULUARA ME NJE PETKE ASFALTI , QEROJENI , DUAM PARTINE SOSIALISTE, QEROJENI DHE ATE ILIR METEN MOS E PRANONI ESHTE GJARPER SKRAPARI FYTYRE E DJALLEZUAR KOKE LOPE

  4. Diaspora says:

    Di te flase ky Hal-i-mi, ky jo vetem qe eshte sa nje kerpushe, por shume qumeshtor ky……shumeeeeeeeeeeee

  5. Gardiani says:

    Vallahi na la pa pune ky.Deri ne Qershor 2013 do ti boshatisi fare burgjet komandanti . Hajde mblidhi prap ata. Ku do vemi neve. Na ka thene se do shkurtoj shpenzimet dhe policine e burgjeve dhe do te shtoje policine qe ruan qeverine.

  6. Treviso says:

    Zoti Halimi,duhet ti brsh kerkese parlamentit per kete problem delikat.
    Megjithate kriminelet jane jasht dhe ne qeveri.

  7. hajdari says:

    Te gjithe te burgosurit,si dhe ata qe u vrane me vetgjyqesi e larje hesapesh,jane viktima te shtetit e shoqerise qe na ka ndertuar ky minister bukurosh.Respekte per nenat e tyre.Fajtor eshte shteti njerk,mafioz.

  8. mali says:

    A mund te thote ministri se sa nga ata qe jane amnistuar me pare kane shkelur perseri ligjin? Duhen bere mire hesapet,se boll e terrorizuam kete popull.

  9. i biri says:

    a halim more horr kujdes mos nxirr ndonje xhak tjeter apo i ke rujt per zgjedhjet e ardhshme

  10. liri a vdekje says:

    ./…cderdellin kot mor mi halesh sikur je kopetent per ndonje gje ti .behu gadi te shkosh vet aty dhe ca muj se na kalle daten kur del e fol dhe ne tv…

  11. Toni.I. says:

    Familjet e burgaxhive tè bojnè gati 10 miljoçe pèr çdo individ pa pagesè
    nuk lirohet as edhe 1 ,respekt? pèr politikèn e sotme qè bojnè gjithçka
    pèr tt fut miljona nèpèr portofolat e tyre ,llogarinè e 250 burgaxhive
    t’ja lemè Eduart kufomès me ushtartè e tijè.

  12. Ivani i madh says:

    Mos i lesho te tere o dallkauk se na duhen per zgjedhjet qe vine se deri atehere keta ndrojne mendje e votojne kundra neve e pasaj po humbem ku do futemi o idjot .

  13. besi bregu says:

    Po shyqyr qe ju ra ne mend per amisti.po cfar po tallni … ju.vetem 250 vet.po ne te tjeret apo te hapim syt.festa esht per te gjith,dhe duhet te perfitojn te gjith pa perjashtim.dhe ai qe ka vrar ka mar denim me shum sepse neni qe e kap ate e denon me shum.amistija duhet te jet 3 vjecare e pergjithshme.dhe te perjetshmit duhet tju shkoj 25.ater do thon te gjith qe u be amisti.pa 1 vit perfitojn vetem ajdutet,dhe deputetet ajdut jan ndaj e bejn per shoket e vet.nqs amistia nuk behet e pergjithshme burgjet kaos.te digjen te gjith.

  14. ariela says:

    a perfitojne persona qe jane u jane kthyer gjygjet nga e para,,,,,dhe pse nuk eshte nje veper e rende,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje