Pas lajmit se një makinë kishte rrezikuar eskortën e Berishës nga Maminasi në Tiranë, duke hyrë mes makinës së Berishës dhe makinës së shoqërimit, Flamuri shpalli gatishmëri nr.1 dhe mobilizoi disa postblloqe nga Dogana e Tiranës deri në Qendër. Tek Dogana e Tiranës, eskorta ndezi dritat sikur do kthehej nga Unaza, por në fakt vazhdoi drejt dhe agresori vazhdoi po drejt pas makinës së Berishës. Tek Zogu i zi, Berisha ndezi sinjalin sikur do ikte nga Unaza dhe vazhdoi drejt, ndërsa agresori vazhdoi nga Unaza. Atëherë Flamuri mori vetë nën kontroll operacionin dhe urdhëroi asgjësimin e makinës nëse nuk ndalte. Pasi makina theu dy postblloqe, arriti të ndalohej tek Stadiumi Dinamo. Policia i arrestoi menjëherë të tre personat në makinë, dy vajza dhe nja djalë.
Flamuri hyri vetë në sallën e komisariatit ku mbaheshin të ndaluarit.
-Kush janë, pyeti sa hyri në korridor.
Polici uli kokën i trembur dhe nuk i foli.
-Pyeti vet shef, se më duket se është komplot i madh, i tha.
Flamurit iu rrit dhe më shumë tensioni. Hyri brenda dhe pa një djalë simpatik dhe dy vajza.
-Si quhesh ti trim, i tha Flamuri.
Djali i tha emrin.
-Ku të punon babai, i tha.
-Ka qenë dikur si ty, tani është në pension, i tha djali.
-Dëgjo këtu ti, i tha Flamuri. Berisha ka përmbysur baballarët tuaj dhe jo ju që nuk u llogarit fare, ju zhduk nga faqe e dheut.
-Po ti vajzë si e ke emrin.
Vajza ia tha emrin… Flamuri ngriti kokën i tronditur. Mbylli dosjen dhe doli në korridor.
-E dija që Ritka ia kishte me hile Doktorit, tha, por deri tek atentati nuk më kishte shkuar mendja. Sillej nëpër korridor dhe nuk dinte ç’të bënte. T’i arrestonte, do bëhej nami. Djali i një ish- ministri të PD-së me vajzën e një ministri të PD-së, kanë dashur të vrasin kryetarin e PD-së. E tmerrshme! Hyri brenda. Djali ishte skuqur në fytyrë dhe dukej se dikush sapo e kishte qëlluar.
-Mirë, kam vetëm disa pyetje, i tha Flamuri. Kur hytë pas eskortës, pse i dolët në krah Doktorit? Deshët ta qëllonit?
-Jo, i tha djali. Ne hymë pa dashje dhe kur e pamë që ishte Doktori, kjo shoqja ime tha mos ki merak, dil në krah se ia bëj unë me dorë dhe ai më njeh, kështu që s’ka problem. Ne ia bënim me dorë, ai ulte kokën poshtë xhamit dhe nuk na shikonte.
-Në rregull, pyetja e dytë. Si arritët tek rreth-rrotullimi i Unazës që të manovronit, duke mos e besuar sinjalin e eskortës që u ndez për tu futur në Unazë të Re?
-Jo, e besuam, tha djali, ndaj vazhduam drejt dhe u çuditëm kur dhe makina vazhdoi drejt. Biles na bëri përshtypje se nuk e shikonim më kokën e Doktorit nga xhami se ishte shtrirë barkas në sedilje.
-Po tek Zogu i Zi pse u kthyet dhe nuk e ndoqët?
-Po menduam meqë shoferi bënte të kundërtën e sinjaleve, ne për t’i ikur eskortës vepruam sipas sinjalit dhe më në fund shpëtuam.
Flamuri turfullonte se po i ikte gjithë skema e atentatit. Pastaj u kthye nga vajza.
-E di babai jot që ti ke qenë në makinë, e pyeti.
-Po ne s’bëmë ndonjë faj, tha vajza e tronditur. Babi im s’ka pse di ç’do bëj unë gjithë ditën se jam vajzë e rritur. As unë nuk e di ç’bën babai gjithë ditën. Unë thjesht doja ta përshëndesja Doktorin se po vinim nga Gjiri i Lalzit, pamë dhe Gitën aty. Ai sa i ngrija unë dorën, shtrihej barkas.
-Po tani çfarë t’i them Doktorit unë se ai pret përgjigje do të dijë kush ia rrezikoi jetën?
-Nga unë dhe ky nuk i vjen e keqja tha vajza, por nga babi dhe mund t’i vijë, se e ka bërë ekonominë që të kap tmerri të fusësh dorën në xhep.
gjysma e kesaj eshte e vertet..per mos thene e gjitha..çfare kombinacioni??
E ke qendisur tamam o Mero!Te tera te erteta jane dhe satira i ka djegur e percelluar mulit e shefit te tij!
Treshja e te rinjve, do kete qene e droguar paq. Ritka Bode do jete nxire nga inati. Mire tu behet! Po te ishin femije te popullit te thjeshte do ishin kalbur ne burg!
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html
Mulja po e ha nga te tera krahet!
Por eshte i leshtë dhe s’e kupton ?
Humor me te bukur nuk ka.Vetem MERO BAZE di ti kopsise kaq bukur ngjarjet qe ne kete rast jane me se te verteta.DULLES SE DYTE po i vjen fundi vetem nga frika qe po i rri aq afer sa nuk e ben gjumin rehat.Atij i kujtohet MAKBETHI dhe gjumi ka kohe qe i eshte prishur.Jam i sigurte qe vetem drogat i bejne dermane.Sheh endra me 97,me viktimat e gerdecit,me 21 janarin e shume e shume ngjarje te dhimshme qe ndodhin gati cdo dite vetem per faj te tij e sigurisht edhe te sarhosheve qe ai merr ne qeveri.Sigurisht MULI eshte me karizmatiku i asaj qeverie berdello.Qe tani shkrimtaret me te zot sikurse eshte fevzo esat pasha,fahro i 55,cili i europjanit,sander loqja,halimka e drejtesise,lulzimja e hollandes,artan spiuni i hoxhes,tritani i prasit,cajup rusmali ikomisjonit te ligjeve te jashar menzelxhiut do te ulen dhe do shkruajne veprat e tyre mbi kasandrat qe sot sundojne me metoda fashiste SHQIPERINE.Jemi te rinj dhe kjo dite nuk do te jete e larget.Mjer keto funderrina si do perfundojne.TUNG.
“Po keto c`i ke ne makine?”.deshi te dije me teper hollesira Flamuri qe t`ja raportonte Kryeministrit…
“Me ka thene Sandri…Q..robt” tha djali aty per aty…
“C`desha qe u ngaterrova ne kete ceshtje”.mendoi Flamuri…
“Ky qenka shok i Zotit Sandri”!!!…
Dhe iku me ngut duke nxjerre telefonin nga xhepi…