Me lista borxhesh deri në fyt nuk janë vetëm qytetarët, por edhe bashkia e Fierit

27 Shtator 2012, 10:45Sociale TEMA

Listat e borxheve nuk janë vetëm për qytetarët. “Deri tek dy veshët” në borxh duket se është zhytur edhe bashkia e Fierit.

Sipas nënkryetarit të kësaj bashkie, Florian Muçaj, shkak i kësaj situate është bërë bllokimi i grantit të pakushtëzuar nga Ministria e Financave.

Sipas “GSH”-së mësohet se Bashkia e Fierit është aksionere në Ujësjellës sh.a, i cili ka detyrime të pashlyera ndër vite kompanisë “CEZ Shpërndarje”.

Muçaj sqaron se shuma e grantit të pakushtëzuar është rreth 87 milionë lekë, ndërsa shuma që duhet të paguajë bashkia Fier është 98.861.778 lekë.

“Kjo situatë na ka bllokuar, ndaj kemi qenë të detyruar të hyjmë në borxh. Listat e borxheve janë shtuar aq shumë, sa tashmë borxhdhënësit kanë paralajmëruar bllokimin e këtyre shërbimeve”, shprehet nënkryetari.

Ai ka deklaruar se nëse nuk shlyhen këto borxhe deri në fund të muajit, borxhdhënësit do t’i ndërpresin ndihmat, të cilat janë kryesish karburant për ndërmarrjet e pastrimit, atë komunale, rrogat e administratës të bashkisë etj.

Kështu që sipas Muçës nuk është çudi që Fieri të mbulohet nga errësira jo vetëm në zyrat e bashkisë, por edhe në të gjitha rrugët e rrugicat e pajisura me ndriçim.

Për një zhvillim normal të aktivitetit deri në fund të vitit, sipas një raporti të administratës së bashkisë Fier, duhen rreth 75 milionë lekë të vjetra.

7 komente në “Me lista borxhesh deri në fyt nuk janë vetëm qytetarët, por edhe bashkia e Fierit”

  1. A MER E IK says:

    o mete per vete, u be kjo pune ne shqiperi..mer BORXH qe te lash BORXH..NE FUND duhet te paguhet borxhi.. kush do e paguaj?????????? populli..kjo eshte vjedhje me INTELIGJENCE,, E JO SI ATA XHEPISTAT..

    1. Nuk ka me pas as i kokerr leku nga buxheti jon per Bashkite qi drejton opozita. Veni men heres tjeter tan duhet me votue per Doktorin qi tan te vujn isoj e mos ket privilegjie

    2. andi says:

      turp e faqe e zeze…une me zemer jam i majte por anetar partie nuk jam..as kam ne mend te jem..po bisneset te bashkia e fierit paguajne 90-95% taksa e qenka bashkia pa leke?..po ky kryetar qe mos e pacin fieraket me kurre ne jete te jeteve ka 3 mandate dhe e ka lene fierin si vend plehrash..asnje investim..dhe ato gjera qe behen jane bere me vjedh pare..te shpifet te kalosh ne fier e asnje pike lezeti ..dhe te mendosh qe eshte bashkia e trete per nga fuqia dhe potenciali..dhe ankohen fieraket nga saliu..saliun e kane ne krye te bashkise prej 12 vjetesh..dhe te huajt thone..i vetemi qytet qe ste le asnje shije eshte fieri..turp..e ankohen per leke..ku i cuan?..apo duan akoma xhepa te mbushin?..edi rama megjithe respektin qe kam per te ka gabuar rende me fierin..eshte bere fieri si pazari i gjese se gjalle..pa semafore..pa rruge..amulli ne qarkullim ..pa ndricim..pa hapesira te gjelbra..ahhhhhh po..ka bere kryetari koken e tij trefishin e asaj qe e ka patur..

  2. djali i Keq says:

    Dolen dhe keta Pilivesat e Batos te ankohen. Po mire mo zoterinj keni kaq kohe qe e keni Bashkine Fier nen komand dhe pse e keni lene qe borxhi ujesjedhesit te veje kaq shume? Apo Don Batua duhet ti shpenezoje Leket per ndonje gje Tjeter ndonje vajte ne Amerik etj etj. Po mire mo zoti nenkryetar perse sna flet si ka ardhur ky borxh si e keni menaxhuar ju Bashkin Fier, te ardhurat . Jep vetem shifra edhe kaq. Po mo z.Nenkryetar mundohuni te punoni ndopak per Fieraket e mos i vini vetem pas avazit Don Batos se e shkaterruat Fierin skeni lene me gje pa bere jeni e vetmja bashki qe ne Gazeten e denoncive te rasteve te korrupsioni pra Gazeten Tema, flitet per Korrupsion e plot denoncime te tjera qe ju po beni, po besoj se do ju dali tymi edhe juve shume shpejt do jua degjojme zerin ketyre budalleqeve qe po beni Populli thote ku ka ze seshte pa gje. Zeri i qytetareve Fierak do degjohet dhe kujdes z.Nenkryetar mos u beje vegel e Don Batos se ai e ka vendin vetem ne burg mos u beje shoke dhome me te. Te fala Kryetarit sgurisht po te jete ne Fier.

  3. fieraku says:

    ke te drejte o djali i keq, qe bashkia e fierit eshte ne kete gjendje, sepse mendojne per te dhene leje ndertimi te paligjeshme, dhe kuptohet pse i japin , sepse don batua mullari merr lek te thata dhe i fut ne xhep te vet dhe jo te bashkise , po edhe z. nenkryetari nuk eshte me larg se padrinua i tije

  4. djali i Keq says:

    Po normal qe Z. Nenkryetar do jete si Padrinua i tij ne Cifligun e Padrinos Don Bato kush mund te rrije. Pastaj Kush eshte Fierak e di mire se cbehet ne Fier ndersa per sa i perket temes se Lejeve te ndertimit shko kalo njehere ngjitur me murebestin se cpo bene Don Batua dhe ke per te pare do veshe kujen. Por kur thashe do ja degjoni zerin nuk thashe kot se shume shpejt do dale ne drite nje histori korruptive galopante me rastin qe po te them dhe ku ky Z.Nenkryetar le te flas e te quaje djemt e Fierit Djem te keqinj se normal jemi Fierak sjemi Mallakastriot si keta qe na mbyten Bashkine e Fierit

  5. andi says:

    historia e lejeve te ndertimit eshte tjeter gje…megjithate ne fier…qe nga i pari deri te i fundit e donin ndryshimin…se si ka fituar ky kryetar qe eshte nje zot e di..ka dy gjera…eshte vjedhur vota…dhe tjetra qe ne fier edhe nje hu te vesh nga e majta ka mundesi te fitoje..po keta hiena perfitojne e skane lene gje pa vjedhur qe nga skrapi i tecit e ku te mundin..se skishte fieri djem te rinj e me vizion po duhet te vinte nje nga mallakastra..tere jeten ka vuajtur ai qytet..pale pale..te hysh ne zyrat e tyre..hale mund te jene po zyra nuk jane..nuk dine te mbajne zyra per vete..e jane njerez qe kane nje dekade qe punojne aty..(u them njerez se vetem staf nuk ua ve dot emrin)..pale te presin per faqe te zeze..keshtu qe fieraket te rrezojne saliun ne fier..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje