Vangjel Ndreko
Kush është kryetari zyrtar i Këshillit Bashkiak të Fierit, ai që merr lekët apo ai që njihet si zyrtar dhe nga vetë qeveria?
Vangjel Ndreko i PS-së, njihet zyrtarisht edhe nga qeveria, përderisa është ftuar nga vetë ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një takim që do të zhvillohet në kuadër të programit IPA, ku janë thirrur disa kryetarë bashkish dhe qarqesh, mes tyre edhe Vangjel Ndreko, ku citohet “Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier, z. Vangjel Ndreko”.
Megjithatë prej një viti rroga i shkon Artur Shehut, rivalit të tij, i cili zotëron edhe vulën që iu dorëzua nga ish- perfekti, Bujar Hasa.
Ky “mishmash” e ka zanafillën në fitoren e postit të kryetarit të Këshillit të Qarkut Fier nga kandidati i PS-së, Vangjel Ndreko, ku të djathtët nisën një luftë politike me qëllim zotërimin e këtij institucioni.
Siç raportohet edhe nga “Shqip”, në disa këshilla bashkish dhe komunash u ndryshuan emrat që do të përfaqësonin njësi vendore në qark, por pas denoncimeve të bëra nga kryetari i majtë, me vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë si dhe të Gjykatës së Lartë, e majta ka rifituar këshilltarët e saj me vendim të formës së prerë, ndonëse këta të fundit nuk njihen nga prefekti aktual, Robert Bitri.
Dhe përralla vazhdon… Vula, paga apo posti?
Per ish-prefektin Bujar Hasa per injorancen kulturore qe ka, eshte pak denoncimi ne Prokurori per shperdorim detyre, por na vjen shume keq per prefektin Robert Bitri qe e njeh aministraten shume mire se ka dale nga mitra e Partise socialiste. Kur nje dite do te pergjigjen ligjerisht do te jene keta te dy (Bujari,Roberti) dhe jo Ilir Meta e co, prandaj Roberti eshte mire te reagoje sa nuk eshte vone te vere nderin e tij ne vend dhe te Institucionit.
Salistan hesapi! Kur te vdese do jete feste mbarekombetare! UN JU GARANTOJ JUE!
http://imazheshqip.blogspot.com/