Sandri i vërsulet Ritkës për mungesë reklamash

29 Shtator 2012, 21:51Antena TEMA

Zhurma rreth reklamave të marra nga Sandri duket se ka dhënë efektin e vet sidomos tek Ritka. Ky i fundit rezulton i vetmi ministër që nuk e ka me sy të mirë Sandrin lidhur me reklamat dhe ka bërë namin qysh kur shifrat kanë dalë në publik. Për këtë arsye, dy janë njerëzit më të urryer tek Tv Klani javën e fundit, Shalsi dhe Ritka. Pasi mbaroi punë me Shalsin, sot Sandri ju turr Ritkës.

Urdhëroi redaksinë e lajmeve të bënin një kronikë ët zgjeruar pse dështoi plotësimi i formularit për deklarimin e të ardhurave mbi 2 milionë lek nga qytetarët.

Në fillim gazetarët shkuan tek ekspertët.

Eksperti i parë që ju vu para mikrofoni tha: Reforma nuk ka dështuar. Është e vërtetë se nuk ka shumë njerëz që kanë deklaruar se marrin mbi 20 milionë lek në vit, por ata që kanë deklaruar janë në rregull. Mendoj se kriza ekonomike bën të vetën.

Sapo u informua për këtë Sandri u bë tym.

-Ça thotë ky k…, tha. Kush e gjeti këtë. Pse mo unë qenkam më bolja në këtë vend që i kam gjithë gazetarët me nga 50 milionë në muaj e lart. Fevzua e ka 130 milionë në vit, Çani 100 milionë, e me radhë gjithë shefat shkojnë mbi 20 milionë.

-Po shumë mirë, i tha Bejtja. Bëjmë një kronikë për TV Klanin që i ka rrogat e larta dhe kanë deklaruar shifrat mbi 20 milionë.

-Ik mo k.., do me na fut zjarrin ti. Ju u kam deklaruar punët ngarkim- shkarkimi tek pallati tek Stadiumi Qemal Stafa. 300 mijë lek të vjetra e keni rrogën me letra. Po mua më vjen inat pse ju jap gjithë këto lekë kot, se dhe lajmet më duhet ti bëj vetë.

-Epo ca të them unë, tha Bejtja. Vet deshe me e bo këtë kronikë

Atëherë Sandri ndërroi mendje. Thirri të vëllain dhe e pyeti nëse mund të gjendej shkaku i dështimit të deklarimit tek fakti që Ritka nuk ka dhënë reklamë për Tv Klanin, që t’i bënte jehonë kësaj nisme të qeverisë?

-Patjetër tha ai, e bëj vet unë, mos i thuj gjë Bejtes.

U fut në studio, dërgoi gazetarët në terren të pyesnin popullin, a ishin ata në dijeni për këtë reformë të qeverisë dhe vet filloi të bëjë tekstin dhe montazhin në formë fletërrufeje për Ritkën. Sandri i diktonte tekstin në telefon.

-Shkruaj për atë byth…”Ministri i Financave dështoi në reformën më të rëndësishme të qeverisë në prag të 100 vjetorit, që është reforma e deklarimit të pagës dhe të ardhurave mbi 2 milionë lek të reja në vit. Dështimi është përgjegjësi e plotë e Ministrit të Financave, i cili ka refuzuar vazhdimisht të paguajë për një reklamë televizive ku qytetarët të njoftoheshin për këtë reformë ët rëndësishme të qeverisë në vitin e 100 vjetorit ë pavarësisë. Ky ministër nursëz, që tenton të bllokojë mardhëniet me publikun dhe të ndërpresë komunikimin me ta, mendon se janë më të rëndësishme lekët që nuk i jepen TV Klanit, se sa lajmet që duhet t’i jepen publikut. Kryeministri Berisha, i cili ka dëshmuar një aftësi gjeniale për këtë reformë, është sot para faktit të kryer se shumë qytetarë që kanë dashur ta gëzojnë atë me lajmin e bukur se marrin mbi 2 milion lek në vit, nuk kanë mundur ta bëjnë këtë, pasi nuk kanë qenë në dijeni për shkak të një ministri të papërgjegjshëm….”

-Ilustroje me pamje të zymta të Ritkës, i tha. Dhe priji gjithë sinkronet nga populli, që të gjithë të thonë: “Nuk e dinim, nuk dëgjuam gjë në Tv Klan!.”

-Në rregull, i tha vëllai dhe pasi mbaroi kronikën e çoi në redaksi për trasmetim.

-Bëra këtë kronikën, i tha vëllai i Sandrit, se qytetarët nuk kanë deklaruar të ardhurat, se nuk kanë parë reklamë tek Tv Klani për këtë punë.

-Ça thu me vlla, i tha Bejtja. Le se do na bësh gazi i botës, se do thon njerëzit mirë qytetarët e thjeshtë nuk e dinin, por TV Klani që di çdo gjë që bën qeveria, pse si ka deklaru të vetat?

-Po s’besoj se është nevoja, tha vëllai i Sandritm se Doktori e di sa lek marrim ne.

6 komente në “Sandri i vërsulet Ritkës për mungesë reklamash”

  1. MGM says:

    Dy idiotet nga 100 -130mije dollare rroge ne vit?!!
    Gazetare te tjere shume me dinjitoze e profesioniste nuk marrin as sa 1/10 e tyre!!!
    SALI&SANDRI STAN!
    http://imazheshqip.blogspot.com/

  2. BUJAR U.S.A says:

    Kjo puna e reklamave nuk duket dhe aq e thjesht.Kodoshet ministra parat ja japin sander boles me kusht qe nje pjese ti kthehet atyre ne cash.Pra nga njera ane reklamohet puna e mire e tyre ne ministrite perkatese dhe nga ana tjeter marrin nga nje dore te mire edhe ata.Te gjitha te kontrolluara nga banditi berisha.Ai i kontrollon te gjitha.Tani qe u privatizu edhe albpetroli me ate shume te madhe ata do bejne namim si me vjedhje ashtu edhe me voten e 2013.P.S nuk besoj se mund ta ndali kete dinakeri qe do perdori pd ne vitin e ardhshem.Lakejt e saj qe nga cili,fevzo esati,ypi ngordhalaqi,fahro paca,artan spiuni,cupi gerdalla,zheji dredharaku do lehin pa pushim per sukseset e kesaj qeverie antishqiptare.TUNG.

  3. bertoja says:

    Me duket e hengri Saliu.Pse do thoni?!Kane kritikuar ne edicionin e lajmeve te televizionit Klan nje nga ministrite me te suksesshme te tij,ministrine e boles(te me ndjeni,bodes desha te them).
    Te them te drejten me lajmet e televizionit Klan u habita shume.
    Ne kulmin e skandaleve per leke shqiptaresh te perfunduara ne xhepat e bythelepireseve te qeverise,keta te fundit pa ndroje kritikojne krahun e djathte te Saliut e bashke me te dhe Saliun vete.
    A thu Sander mafishes iu rriten bolet e ju bene me te medha se te bolerritesit te tij Berishes?!
    Nuk e besoj,thjeshte i ben presion Berishes per t’i rritur pazarin(nuk i dihet mund te kete fillu negociatat me Ramen).

  4. bertoja says:

    Publikojeni komentin tim ju lutem

  5. mirashi says:

    bini burra,vidhni sa mundeni kete vend e kete fakir popull,sandra,bode,imame,ndani si me qene paret e tyre e lini ketij populli gishtin e mesit se e meriton yxhym

  6. kapterri says:

    he burra, e keni pa ‘reklamen’ qe na bejne ca kodosha te OSBE-se, te disa institucioneve dhe gazetave nderkombetare per zhvillimin e papare te shqiperise qe nuk njeh kriza?

    fakti eshte se qeveria dhe saliqeni per te ‘vertetuar’ zhvillimin luajne sofizmin ‘degjoni te huajt neutrale’ qe na vleresojne si ‘te paanshem’.

    por ‘gomarin’ popull qe punon dhe vuan, nuk e degjon dhe pyet njeri.

    llapangjozet e huaj jane te blere, me leket e shqiptareve. tema duhet te investigoje mekanizmin qe ka korruptuar llapangjozet e huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje