Pasuria e zyrtarëve shqiptarë kap totalin e 620 milion dollarëve. 350 prej tyre zotërojnë gjysmën e kësaj shume

4 Tetor 2012, 09:59Politika TEMA

Në një intervistë për gazetarin Alfred Peza, kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, ka deklaruar se rreth 4700 zyrtarë të lartë në vendin tonë zotërojnë shumën prej 620 milionë USD.

“… Totali i pasurive që disponojnë 4700 zyrtarë që kanë deklaruar ndër vite është 62 miliardë lekë të rinj. Nga ky total  rezulton se gjysma e kësaj pasurie është e përqendruar në rreth 350 zyrtarë”, shprehet Llalla.

Ai pohon se pjesa më e madhe e këtyre zyrtarëve ndodhet pranë sistemit parlamentar, kryesisht deputetë.

“Normalisht është një numër i konsiderueshëm i pasurive që ndodhen brenda dhe jashtë territorit të Republikës nga zyrtarë të niveleve të ndryshme, kryesisht pranë parlamentit. Po këtu nuk mund të përjashtohen të zgjedhurit lokalë apo të tjerë, por kryesisht është përqendruar tek anëtarët e Kuvendit”, pohon ai.

Ndërkohë ai ka vijuar të tregojë se një numër zyrtarësh, të cilët kanë jetuar kryesisht jashtë vendit, zotërojnë  pasuri jashtë territorit të Shqipërisë.

“Ndër to mund të përmend disa emra konkretë, Besnik Çobaj disponon shtëpi në Bruksel dhe llogari të ndryshme bankare. Po kështu kemi edhe një punonjës tjetër të Ministrisë së Financave, Shkëlqim Hoxhaj, që disponon shtëpi në Bruksel dhe llogari bankare etj, vajza e ministrit të arsimit që disponon pasuri në Gjermani”, deklaron Llalla.

Gjithashtu ai nuk lë pa përmendur edhe emrat e deputetëve Tom Doshi dhe Andis Harasani, të cilët gjithashtu disponojnë pasuri jashtë vendit.

Ai është shprehur se ka pasur shkelje në deklarimet e ILDKP-së dhe se rasti i fundit është i ish- deputetit  Gjok Jaku, i cili ka refuzuar të bëjë deklarimin e pasurisë.

Gjithashtu ai tregoi se institucioni që drejton ka filluar hetimin e deklaratave të ministrit Olldashi ndaj deputetit Eduart Shalsi, me pretendimin se ai zotëron një pallat në Tiranë, po e ka në emër të një personi të tretë.

9 komente në “Pasuria e zyrtarëve shqiptarë kap totalin e 620 milion dollarëve. 350 prej tyre zotërojnë gjysmën e kësaj shume”

  1. arvanites says:

    Ky jep shifra bombastike per te justifikuar 4 vjet deshtime qe kur ka marre detyren. Sa eshte numri i zyrtarve te larte per te cilet ILDKP ka ngritur padi penale prane prokurorise, kete na thuaj.

    1. V V C says:

      Ky dhalla as per pershesh nuk ben po e mban Sala ne vend te hudhres ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

  2. Shtegtari says:

    O TIKU
    Ta paska dhene lejen “KOMANDANT” Saliu qe ta “gudulisesh” nje çike.
    Helbete, ka nevoje per shebimet e tua te felliqura dhe qe ato te jene efikase te duhet nje “çertifikate” qe provon se je “i pavarur” dhe se e ke me gjithe mend.
    Tiranasit e vjeter dhe te mençur kane nje thenie: ” Nuk i ha xhaja, ato bishtaja” (= mashurka apo barbunja ne jug te vendit).
    As kush nuk te beson se ti e ke “pe verteti” mos u lodh kot.

  3. HORRI bulevardit says:

    620 miljon dollare, kujt do me i hudh hi syve, ti o kanakari i Berishes, jane mbi 45 miljarde euro, jo dollare edhe jo miljona por miljarda.
    Qe te me besosh jo ti por populli, te behet nje investigim ne banken e Qipros, banke qe eshte ne pronesi te familjes Milloshevic, jo zyrtarisht, por ka mbi 60% te aksioneve.
    Banka ne Qipro sot per sot, eshte banka ku jane fshehur te gjitha miljardat e krimit dhe parate e pista te mafias, ku nashke me bankat ne ishujt Kajman, bejne te mundur te mbledhin gjithe pisllekun boteror.
    Prandaj o zar i Berishes, ne te kuptojme ty se ske nga ja mban dhe per kete ste vejm edhe shume faj, por mbas cdo deklarate, bej nje pauze dhe shtremberoi pak buzet, qe te na japesh neve popullit te kuptojme se ti sje ne kete mendje, vetem se je nje zedhenes qe do te lexosh ato qe ti kane shkruar.

    1. Paloka says:

      Po me kë tallni bythen more spurdhjake? Vetem Ilir Meta ka shume me teper se kaq!!! Llogarit familjen “mbreterore” pastaj. Idiotizma!!!

  4. Gezimi says:

    Rrini rehat, se asgje s’ka per te bere dhe ky, ashtu sikurse flinte gjume paraardhesja e tij Fatmira Laska. Qe ka zyrtare me pasuri kaq te medha, kjo nuk cudit asnje. Cudia me e madhe qendron ne faktin se si ka mundesi qe asnje nuk merr persiper t’i hyje punes per te hulumtuar emrat, dhe si i kane vene keto pasuri. Ne se jane para te pista, sigurisht te sekuestrohen. Ne se kane vila, tu sekuestrohen menjehere. Ky do ishte sinjali i pare dhe i shumepritur per njerzit e thjeshte qe te mendojne se ligji po funksionon, dhe jeta po i kthehet normalitetit. Une jam pesimist se mund te ndodhe kjo, te pakten me kete qeveri dhe me ate PS. Ndoshta kete mund ta kryej AKZ, dhe ne se kjo ndodh, e sigurte qe populli do e votoje masivisht.

  5. viktori says:

    ne si popull spo na pyet njeri po kot te pyesim si mund ta kene vene kete pasuri keta njerez te bejne nga nje emision si na beri koco kokedhima si te behesh milioner . Ore pervoja e tyra na heq varferine . duhet pare dhe degjuar mire se njeriu sa te rroje do mesoje thote populli.Mos na zihen se kush do te filloi i pari kete program se ma mer mendja dhe per bledi favziun nuk do te kete kohe per emisionin opinion me se keta kane kaq shume pervoje sa 24 ore televizionet non stop .Aleksandri ka fat se do ti rritet shikushmeria dhe do te rritet cmimi i reklamave po mos e vononi po deshet se kemi shkuar ne fund skemi ku tja mbajme ishalla na celet fati nga keto emisione por drejtues te emisionit besoj se e kini ska nevoje per tjeter

  6. kujtim says:

    Jam kurioz, po Petrit Vasili a e ka deklaruar vilen qe ka blere ne Rome.

  7. Treviso says:

    Mjafton te beni denoncimet ne ministrite e financave te ketyre shteteve se per ndryshe ato financa do ti zbulojne dhe do ti konfiskojne si para te zeza.Kete studim po e bejne disa shtete te fuqishme ne bashkpunim me bankat e Zvicres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje