Venezuela mbetet në kursin socialist. Shefi i shtetit, Hugo Chavez, 58 vjeç, u zgjodh të dielën si president edhe për gjashtë vite të tjera, deri në vitin 2019.
Sfidanti i tij i opozitës, Henrique Capriles Radonski, 40 vjeç, pranoi humbjen. “Unë e respektoj vullnetin e popullit,” tha juristi.
Pas numërimit të 90 përqind të votave, Chavez kryesonte me 54.4 përqind të votave, duke thelluar avantazhin në atë mënyrë sa ndjekësi nuk e kap dot.
Menjëherë nisën festimet.
Më shumë se 81 përqind e popullsisë dolën në votime.
Pas fitores, Chavez shkroi në Twitter: “Faleminderit populli im i dashur. Rroftë Venezuela. Rroftë Simon Bolivar”.
Chavez është në pushtet që nga viti 1999. Pas ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2009, ai mund të konkurrojë sa herë të dojë. Në vitin 2019 ai mbush 20 vite në pushtet.
Rivali i tij garoi me moton: “Ka një rrugë tjetër”. Por ai pranoi humbjen dhe deklaroi se do të punojë për Venezuelën.
Tani Chavez do të vazhdojë revolucionin e tij për ‘socializmin e shekullit 21’.
Gjatë fushatës kishte thënë disa herë se do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2030.
Sa jom gezue. Ki asht shembulli dhe oguri ma i mire per Doktorin. Ja pra qi munet me nejt edhe 20 vite n’pushtet tu ba zgjedhje per qejf.
Tan armiqte e burrave t’shtetit le te pelcasin inoti
O Lym, c’na gjeti o Lym!Baj hajgare ti se e ke ne terezi, po na jena i tan fisi papun e po hajm me lista.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html
edhe sala i numron vet, ju votoni un u numroj
E kam thane qy ne malcort jemi nji me chavez, dhe pyr ket pune kam urdhnue qy rruga azem jashar, ish dyshmoret e 4 shkurtit ish etj etj, ti vihet emni hugo….
Chavez fitoi me votim te rregullt,kundershtari pranoi humbjen pa asnje kontestim,kjo tregon se Ai e ka bindur popullin venezuelian per politikat e tij.Saliu qendro ne pushtet me vota te vjedhura,se e di qe populli nuk e do.
eshte shum e drejte venezuela e do cavez sepse punon per ate vend.
me kete tonin muk ka te krahasuar askush.
ku ne pushtet ri kunder deshires se pupulli,ri me lufte me dhune e me vjedhje.
ku e pe ti vlora,qe venezuela e do?,,,keshtu i bie qe dhe shqiptaret,e deshen dullen,dhe salidullen
Nuk ka te krahasuar çaves me kete gomarin tone sepse atje opozitari tha e pranoj humbjen .