“Menduam se do të na e zbukuronte kopshtin”

8 Tetor 2012, 19:37Lifestyle TEMA

Policët në Bedford të Britanisë së Madhe kanë arrestuar një çift të moshuarish me akuzën e rritjes së kanabisit.

Por policët thonë se të moshuarit kanë mbetur të shokuar kur kanë mësuar se bima që kishin në kopsht, ishte një rrënjë kanabisi.

Policët e postuan foton e bimës në Twitter, bashkë me një koment ku thoshin se kjo është bima më e madhe e kanabisit që kanë kapur ndonjëherë.

Ata shtojnë se të moshuarit e kanë blerë këtë bimë në një pazar dhe as që ia kanë pasur idenë se çfarë ishte.

Akoma nuk dihet nëse ndaj tyre do të ngrihet ndonjë padi.

3 komente në ““Menduam se do të na e zbukuronte kopshtin””

  1. HORRI bulevardit says:

    Marshallah

  2. Leo says:

    Yll fare, kjo bime eshte e mrekullueshme! Turp per nje shtet qe ndalon kultivimin e Kanabisit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje