Çmimin Nobel në fizikë e merr një francez e një amerikan

9 Tetor 2012, 12:48Lifestyle TEMA
Çmimin Nobel në fizikë e merr një francez e një

David Wineland

Këtë vit çmimin Nobel në fizikë e kanë marrë dy kërkues, për punën që kanë bërë me dritën dhe materien në nivelin më themelor.

Sipas BBC, Serge Haroche i Francës dhe David Wineland i SHBA, do të ndajnë çmimin me vlerë 1.2 milion dollarë.

Puna e tyre merret me fotonet dhe jonet, njësitë themelore të dritës dhe të materies.

Arritjet e tyre mund të çojnë në mënyra më të avancuara të komunikimit dhe të llogaritjes.

Në njoftimin e Nobel-it thuhet se çmimi u jepet për “metodat e rëndësishme eksperimentale që mundësojnë matjen dhe manipulimin e sistemeve kuantike individuale”.

Të punoje me dritën dhe materien në këtë nivel do ishte e pamendueshme përpara se ata të dy të gjenin zgjidhjen për të marrë, manipuluar dhe më pas matur në mënyrë individuale fotonet dhe jonet.

Puna e tyre mund të ketë shumë ndikim tek orët atomike, që vendosin orën precize kudo, nga satelitët GPS tek bankat dhe tek përllogaritja kompjuterike, që mund të revolucionojë kompjuterët tanë.

Profesor Haroche tha se kur e mori lajmin, për fat ishte pranë një stoli dhe u ul.

“Po shëtisja me gruan kur pashë prefiksin e Suedisë në telefonin tim,” tha ai i lumtur.

Çmimet Nobel jepen që prej vitit 1901, duke mbuluar fushat e mjekësisë, fizikës, kimisë, letërsisë, paqes dhe ekonomisë.

Çmimi i parë Nobel për fizikën ka shkuar për Wilhelm Roentgen, nga Gjermania, për zbulimin e rrezeve X. Në total deri tani 194 njerëz e kanë marrë këtë çmim.

3 komente në “Çmimin Nobel në fizikë e merr një francez e një amerikan”

  1. Dean says:

    Mos more,po BACA i shpellave qy i din te tana c’a duhet me marre????????

  2. Ligor Luarasi says:

    ME DOLEN DISA PYETJE.
    Mendonja sa njeres ka gjithesej bota dhe sa nga ta merin cmim Nobel,qenkerkan 194,kjo me mundesoi te kuptoj sa probabilitet te paket kane njerzit e shquar te lindin nga gjithe ai numur i math i njerzve ne bote.
    Shqiperia jone hallemadhe edhe kur lind nje shqiptar me probabilitet per Nobel o me logjike gjeniu,o me talent per progres e debojme nga atdheu me keqtrajtim, si te ishte me pak se i zakonte.
    Del pyetja nder shekujt qe kane kaluar c’lloj njerzish kane pasur mundesine te jetojne ne vatan? Ja dhe statistikat e kesaj pune ende rijne te kycura pse?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje